Shtëpia Botuese ” ADA” publikon poemën ” Rrënjët e tokës sime” të autores Dava Nikolli dhe Redaktim & Korrektim të poetes dhe përkthyeses Vjollca Shurdha.

 

Shtëpia Botuese ” ADA”  publikon poemën  ” Rrënjët e tokës sime” të autores Dava Nikolli dhe Redaktim  & Korrektim të poetes dhe përkthyeses Vjollca Shurdha.

 

 

12308770_10206650813141698_6397652346519790271_n

 

RRËNJËT E TOKËS SIME

 

-POEMË-

 

 

-Autore: Dava Nikolli

-Redaktore & Korrektore: Vjollca Shurdha

-Kopertina: Alfred Gjoka

-Botimi i parë: Korrik 2012

-Botimi i dytë: Nëntor 2015

NB/Redaktimi, korrektimi si dhe përpunimi i Poemës,është bërë në bazë të liçencës poetike.

Botim i dytë, 2015

Tirazhi: 300 kopje

ISBN: 978-9928-204-32-5

 

© Të gjitha të drejtat janë të autores

 

 

Roland-Lushi

Roland  Lushi

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Rr. “Nasi Pavllo” Nr.20

Tiranë, nëntor 2015

 

 

 

Parathënie

 

Nuk kanë munguar kurrë në traditën letrare botërore poetë që i kanë kënduar me zjarr e dashuri të pamasë kombit të tyre. Në këtë Poemë Gjigande për multiformitetin e konseguitisht kombëtare, poetja Dava Nikolli arrin pikën më të lartë të të shprehurit atdhedashurinë.

“Rrënjët e tokës sime të shenjtë, /Lisin gjigand, lartësive e mbajtën. /Thellësisë së tokës shtrihen të miat rrënjë/duke i mbijetuar kohës; shtrëngatë e ciklon. /Kurorën s’e përkuli ai Lis gjigand, /qëndroi i fortë trojeve të veta…Autokton! “

“Rrënjët e Tokës Sime” -Sa domethënës, i përmallshëm aq edhe i përlotshëm ky titull. Sa të dhimbshme, të shenjta e hyjnore njëkohësisht këto fjalë në çdo gërmë të tyre!

Poema është një udhëtim historik i mendimit poetik, që autorja ka perçeptuar filozofikamente. Përjetuar e ka atë; nga lartësitë deri në skutat më të thella të shpirtit, duke kultivuar kështu fisnikërisht ndjenjën atdhetare. Poetët pothuajse përgjithësisht shkruajnë në vetë të parë. Kjo për arsye; ta bëjë sa më të besueshëm e real heroin o heroinën protagonist/e që kanë zgjedhur si personazh, për të qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me lexuesin ..Këtu poetja -është në vetë të parë- është protagoniste ajo vet, nuk vihet, për arsyen e sipërpërmedur. Stili i rregullt klasik në rimë që e ëmbëlson poemën, a i jep ton asaj (simbas tematikës së pjesëve) është i admirueshëm. Dikush me prezuncion mund t’i quajë krijimet me rimë, jashtë mode, dhe aq më keq; po me atë prezuncion mund të konfermojë që në këto krijime rimike dihet se si vazhdon vargu i mëposhtëm edhe pa e lexuar…mirë, (liri mendimi sigurisht ) por gabohet rëndë. Arti sigurisht që ka evolucion bashkëkohor por jo katapultim sistematik. Kush mendon se arti ka modë për të ndjekur duhet të mësojë më parë që nuk është kostum stofe. Si konseguencë, nuk mund të jetë demode asnjë lloj stili i të shkruarit. Demode është kush e trasformon dhe e shëmton ARTIN në emër të modernizimit.

 

 

dava Nikolli

Dava Nikolli

 

Në këtë libër; Autorja Dava Nikolli shkruan me një gjuhë të pastër, të pasur artistike, historike e mitologjike.Trajton një seri problemesh të rëndësishme jetësore, shoqërore, kulturore, filozofike, psikologjike dhe emocionale. Ato marrin ngjyra dhe kumbime të fuqishme ndërsa gërshetohet realja -histori dhe fantastikja -metaforë, duke dhënë për lexuesin universalen. Për poeten gjerësia e paraqitjes së gjendjes shpirtërore qëndron në qendër të poemës. Ka për motiv Kombin shqiptar e rrënjët e tij të thella Arbërore. Kjo ndjesi mbyll dëshirën e saj; herë brenda një simfonie nën shoqërinë e figurave që i kanë dhënë zë dhe emër atdheut, dhe herë gjendet në dridh-hijet e zymta që errësojnë historinë, kulturën, lirinë e vërtetë shpirtërore e fizike të çdo shqiptari.

Figurat stilistike i japin shumëkuptimshmërinë idesë dhe motivit. Plus kësaj, krijimi ka thellësi meditative! Poemave në përgjithësi nëse i heqim idenë ngelen vetëm thjesht poema, por nëse në to qëndron historia atëherë kemi të bëjmë me ART.

Ndër të tjera poetja trajton edhe motivin e heshtjes, ku aspekti njerëzor, filozofik e shoqëror bëhen arsye të mendojë e të shkruajë kështu :

“Nëpër librat shkollore, /u shkruajnë djallit e të birit, /u shkruajnë demonëve të lakuriqësisë…/që puthen e mikpriten me njëri-tjetrin, pa frikë. /Çfarë të shkruaj sot O Komb i shpirtit! /Në dorë të ardhacakëve endet fleta e historisë. “

Janë dy, momentet që vlen të trajtohen në atë çka poetja na jep në vargjet e mësipërme:

1-Momenti i parë është ai i një shpirti të trishtuar, për shkak të trazirave të vlerave morale, historike-kulturore. Për të zbehur sado pak këtë dhimbje ka zgjedhur artefiçen HESHTJE.

2-.Momenti i dytë që vazhdon me pjesën përkatëse në libër është ai i thyerjes së kësaj heshtjeje, për t’iu imponuar nxjerrjes në dritë të së vërtetës historike-si dhe asaj kulturore-folklorike.

Situata e simuluar për të qënë -NE- në kërkim të rrënjëve (origjinë ) është si një shkëndijë që fiket e ndizet…por që arrin të mos humbë kurrë dritësimin. Përtej mjegullash qëndron imazhi i Zanave, i Kreshnikëve, i Shqiponjave që fluturojnë lartësive e puqen me qiellin.

Një Poemë nga më të bukurat, që; përtej ndjenjës e ndjesive, ka edhe nervin, edhe përkushtimin, edhe mjeshtrinë e përcjelljes së mesazhit në dobi të vlerave kombëtare. Shkruar me finesë ushton më shumë se një këmbanë.Vargu, madje çdo fjalë e kësaj poeme është përzgjedhur me një përkujdesje të admirueshme. Përcillet në to një mesazh më vete…flet shumë, aq sa vetë MALLI, DASHURIA dhe ATDHEDASHURIA për atë që i mungon: Bashkimi i Trojeve Shqipe!

“Këto degë po vuajnë për nënloken, /që kur kohës së vjetër ndanë ato dy motra. /Kalojnë e kalojnë radhazi Nëntorët e Lirisë. /Këto të dyja mungojnë tek oxhaku e sofra…”

Shfleton Poetja faqe të mbuluara nga hiri i kohës për të mos shuar tërësisht atë shkëndijë drite. Nuk dëshiron kurrë që të arrijnë të zbehin shkëlqimin e yllit dhe as të ftohin të zjarrtën ngrohtësi që fal ai.

Vargjet e poemës kanë mendime me peshë më tepër filozofike se figurative.

Përgjithësisht pjesët e ndryshme në mes tyre marrin trajta të llojllojshme; sipas diatezave, mënyrave; si e për çfarë, sipas kohëve për të cilat trajtohen, por pa u shkëputur kurrë drastikamente nga njëra-tjetra. Duke mbajtur mes tyre fijen e hollë të mendimit krijues, autorja kalon gjeografikisht e historikisht nga një akt në tjetrin me lehtësi. Vargjet trasferohen nga figura humane, në natyrë e mitologji rrjedhshëm, duke përmbledhur të gjithë ciklin e rrënjëve të tokës amtare; nga origjina Pellazgo-Ilire e deri në ditët e sotme me një mprehtësi befasuese. Poetja raportohet me mite duke shprehur simbolizime alkimike e realizëm. Ndërthur kapituj pas kapitujsh: Atletin e krishtërimit (Skënderbeu), Aleksandrin e madh, Pirron e Epirit. Shkruan për kohën e Paleolit, Ponç Pilatit, për Deorët, Polpotët, për Masonët e djeshëm e të sotëm. Kalon kështu gjeografikisht kryq e tërthor, kudo ku ka rrënjë shqiptare. Kosovë-Çamëri, nga jugu në veri.

U drejtohet me përulje e respekt personazheve të djeshëm e të sotëm, që i kanë lënë shenjë të pashlyeshme Kombit Shqiptar në ambito kulturor, me mendje e penë.

Me mirësi e ngrohtësi shprehet për njeriun e mirë në tërë qënien e tyre; ndër ta përmend figurat e larta të letërsisë shqiptare.

“Unë besoj se ka prap njerëz të mirë, /që i ndjejnë dhimbjet, plagët e tokës Arbërore. /Ndjejnë frymëmarrjen e saj, në çdo shkronjë që krijojnë, i shkruajnë vendit natë e ditë. //Digjen flakë, si Migjeni e Çajupi, /siç u dogjën nëpër flakët e shpirtit…edhe Frashërllinjtë!”

Për Nënë Terezën:

”sot krenohemi me Hyjnoren Nënë Tereza…/Me bijën e Kombit me të bekuarën e Zotit. /Jemi krenarë për nënën e gjithë botës”

Për figurat e tjera:

,”…kemi dhuratën e Marin Barletit. /Mesharin e hershëm të Gjon Buzukut, /njëri nga librat Ungjill, nga më të vjetërit…

Kemi Këngët e mrekullueshme të “Milosaos” /Të poetit të madh arbëresh, Jorenim De Rada. /Vijnë në shqip “Kënga e Sprasme e Balës” /Nga penëarti arbëresh Gavril Dara…”

Për At.Gjergj Fishta:

“I bekuar erdh’ altarit pena e At.Gjergj Fishtës, /Jehoi ajo penë brilante para e pas pavarësisë. /Hodhi themelet e artit të letësisë shqiptare, /ku bota at’ madhëri e quajti “Homeri i Shqipërisë”

Për figurat e kohës së sotme, Gjok Becit, ku i drejtohet dhe Nëntorit të pavarësisë:

“Ardhsh i mbarë të uron edhe Mirdita! /Vjen me mjeshtrin Gjokë Beci, dorpërdore,

Vargu i tij dritë lëshoi nëpër odat kosovare…/valë Drini i dha ëndrrës, pishtar u ndez këngës! /Nuk ndaloi kurrë penë e Gjok Becit! /Me vëllezër e motra çame merr vallen dorpërdore, /Si të ishte valë Joni, si të shkelte mbi petale. /Pena e ti perla shkroi, i mbuloi trojet me vargje!”

Në ardhjen e saj me këtë libër autorja paraqit para lexuesit jo vetëm artin e mirëfilltë por edhe pregatitjen e saj ideologo-kulturore.

Na prezanton figurën e saj sa të paqtë, të qytetëruar, civilizuar; aq edhe luftëtare të paepur në mbrojtjen e atdheut, duke goditur ashpërsisht me të gjitha potencialet e saj, bamirësit e shtirur të kombit, besprerët.

“Rrotullohen marrëzisht, /këtij globi të ç’thurur…e ç’njerëzor. /Sa shumë fytyrëgrisur, /thashethemexhinj, lajkatar plot hipokrizi. /Paturpësisht e panjerëzisht, /greku, sllavi, dhe të tjerë komshi, /i thonë Kombit tonë më i vjetri në Ballkan, /se i përket atyre me histori!”

Godet ashpër tradhëtinë jo vetëm politike por edhe atë shoqërore duke përmbledhur këtu edhe veset e këqia që i kundërvihen virtyteve njerëzore.

“ /s’lanë gjë pa bërë, vinin në lojë një mëhallë. /Në jetën e tyre, s’e njohën fjalën punë, /mbledhur rreth llumit të kafesë, /me thashetheme duke u sjellur vërdallë…/Oh, sa spiunë; spiunonte vëllai vëllanë. “

Me dëshirën e madhe për të larguar thëniet e pseudove të çdo forme, pjesën e pestë e fillon duke i skalitur mirë shkronjat, si në një pergamenë.

“Si arkeologe sot, /zbulova gurët antik të Akropolit! /Lexova për rrënjët e mia, /se si kanë ardh’ ato mijëvjeçarëve. /Më vijnë në penë tamam si nostalgjia,”

Poema është fluviale dhe i përgjigjet plotësisht kërkesave e pritjeve të një shoqërie në ferment, që pret prej kohësh mundësinë të shikojë si në një paqyrë një vepër. Zëri i poetes arrin në univers e magjeps.

Në pjesën e tetë realizon me përsosmëri një ndërthurje figuracionesh e metaforash pa i metamorforizuar në dëm të komunikimit artistik:

“Luftë në vend të paqes, /lëkundje të tmerrshme tokësore. /Ka shënja në diell…ka shënja në hënë,

/ka lëkundje të fuqisë qiellore. /Ka shkëputje yjesh, nga trungu nënë, /ka rënie meteorësh, ylbere, gjëmë deti, /ka valë që e lëkundin tokën si tërmeti! /Dalin hapur djajtë në predikime, /predikojnë shumë fe, e për fe urrejnë.”

Figurat e krahasimit të përdorura gjatë tyre, spikatin për stil të personalizuar e estetizëm. Duke qënë se këto figura nuk janë trille por reale gjatë epokës historike si dhe në ditët e sotme, libri sigurisht nuk është vetëm një fjalor i mbushur me kreshnikë, zana e mitologji JO: Poetja me leksikun e saj, i ka vënë poemës bazament të fortë me ngjyrat e ndjenjës patriotike:

“Si shqiponjë eca udhës gjarpërore, /udhës mijëvjeçare nisur Eufratit. /Deltës së Nilit, aty rrënjët thellë i njoma. /Eca mijëvjeçarëve me hapa shekullore, /Nëpër gjurmët madhështore të Atit, /truallit tim të shenjtë…eca e fola. /Orbitës së Orionit ndalova…/mbretërisë së Osirit fillimisht frymova. /Kurrë hijen e Lisit tim të bekuar, /askujt s’ja fala, me asgjë s’e ndërrova. /Përmbi kurorën gjigande të tij, /ende krahët e saj i pushon Shqiponja.”

Elementët mitologjikë motivues në kërkim të rrënjëve amtare, janë ndërthurur e shkruar me parimet themelore të ndërtimit të strukturës letrare, pa dalë jashtë parametrave të saj: Tregues i pregatitjes e intruktimit për çka vihet në letër. Fakti qëndron që: Edhe pse poema i kushtohet ndjenjës kombëtare Poetja Dava Nikolli nuk ka rënë kurrë në deklaratizëm patetik të reklamizuar:

“Kush shkruan për mrekullitë e vendit të vet, /është dhe do të mbetet përjetë mbret. /Kush interesohet për kulturën e të parëve, /është më i mrekullueshmi shqiptar. /Kush s’ja harron emrin nënlokës së vet, /është përjetë Atdhetar!”

Në poemë kondesohen në mënyre magjike plotësia e trashëgimisë së vlerave të përbashkëta, të degëve të shkëputura nga trungu i kombit. Me një gjuhë shumë të thjeshtë, në krahasime metaforike, për dëshirën e saj t’i shohë të zhdukur keqbërësit shprehet kështu :

“Nuk gjejnë vrimë ku të futen minjtë e Saharasë. /Je me të drejtën o Eden i dashur, /Ku do të fshihen budallenjtë e Anadollit? /Kjo botë maskarenjsh…vetes le të pëlcasë, /ndaj ngrihu o shqiptar këputja shpirtin mongolit…/si gështenja në zjarr le të kërcasë!”

Duke e ditur mirë që; ecja përpara me hapat e huaj s’përbën gjë tjetër veçse një urë kalimi nga dhimbja në therrje, në përulje e poshtërim moral e material, me shpirt të dhimbsur për situatën që jeton vendi ende sot, shkruan:

“Të hodhën diku në mëshirë të fatit o Atdhe! /Të coptuan dikur pa mëshirë. /Për fat të keq edhe sot trojeve të tua, /lulëzojnë etni grabitqare të djajve me brirë…”

Sa madhërishëm e simbolizon shqipen dykrenare, simbol i flamurit tonë në këto vargje:

“ Shqiponja fluturon mbi koka zvarranikësh, //S’e shkelin dot patkonjtë e ndryshkur të kuajve të botës, /është i vetmi shpend, pjesë e qiellit dhe e tokës! “

Ndër të tjerash, autorja di të distilojë nostalgjinë për natyrën e paprekur, që në kujtime shkëlqen me konturet e një Edeni të humbur. Pa shteruar shpresën e rigjetjes së tij, me gjeografi poetike udhëton anë e kënd.

Libri nuk është aspak i vështirë në perçeptim, (edhe pse në të është përdorur mitologjia). Shkruar në përputhje me njëra tjetrën, poetja na merr përdore në histori ku faqe pas faqeje; herë-herë kemi një ritëm të mirë me disa surpriza interesante dhe herë-herë, disa hapa ironikë dhe zbavitës.

Gjithmonë prezent në krijimtarinë e saj, gjykimet e ashpra ndaj dinakërisë të dhunshme. Dëshmon kështu edhe një herë se si Dava Nikolli, ka si epiqendër luftën kundër fenomeneve negative në çfarëdolloj ngjyre që çfaqen ato. Një libër që lexohet me dëshirë të papërshkruar. Të ngazëllen shpirtin për guximin e parashikimin; edhe pse një kontur nëpër fletë, është keqardhja e poetes për kohën që ka ndryshuar.

Mjeshtërisht shkruan për Aleksandrin e Madh të cilin e bën parteçipe të tik takut të vitit 1912:

“Ai tik-tak i bekuar, zgjoi Aleksandrin e madh, /përkrah Atit të tij, nëntë male e fusha kaloi. /Udhëtoi si në mit’…/kaloi kontinente si fati i bardhë, /i zbriti malet fluturim, Olimpit të tij pak pushoi…/Përqafon të vetin djep, ndalon pak në Epir, /mes zemrës së Kaonisë rendi si Marathonomak! /Ndalon trokun në fis të Molosve, në origjinë të tij. /Rend ai, rend drejt Olimpit Mavrov, /mbi kurrizin e tij peshon e madhja mbretëri!”

Poema ka ngjyra ylberiane, është dëshmi, perspikuitet civil. Disa pjesë të saj kanë tonin e balladave, disa të tjera tingëllojnë si lutje të shenjta, disa të tjera akoma; si këngë për t’u kënduar trimave, trimëreshave, tokës mëmë.

Ende qëndron në mes dilema për bashkimin territorial-institucional të trojeve, mbasi bashkimin shpirtëror-kulturor e bëri vet populli.

Në prag të festës së madhe të Pavarësisë, me ardhjen e bijve nga ana e anës poetja shkruan:

“Ai ballë i nënlokes sime ndrit dhe vetëm ndrit, /dritë diamantësh shekullorë, një trung kombi vezullon.

Pranë teje janë poetë e shkrimtarë, janë shkencëtarë, /janë luftëtarë e patriotë aty ku puthen pushka e pena.

Do të vijnë në festë fiset e popullit shqiptar, /do të të përqafojë Përkrenarja e Skënderbeut…nga Viena!”

Temën autorja e mori nga studimet e bëra rreth origjinës, rreth të kaluarës së popullit tonë e aktualitetit…

Shkruan me art këto etapa, duke u bërë kështu pishtar-shprehëse e ideve patriotike të çështjes kombëtare për Bashkimin e Trojeve…që ende sot lëngojnë.

Për këtë arsye në pjesën e fundit (25-ta shumë prekëse) trajton problemin aktual të kohës, duke iu drejtuar së kaluarës, i shkruan kështu figurës madhështore e historike, plakut të urtë Ismail Qemali:

“ Më fal o At’ i shenjtë, por s’munda të hesht! /S’mund ta mbyllja kët’ POEMË, pa të treguar. /S’ka patriota si at’herë, Shqipëria u kthye vjeshtë…/Ka vetëm korrupsion, njerëz të korruptuar.”

Poema shquhet për pasuri mjetesh artistike ku synon të ngrejë zërin e kushtrimit për shqiptarët. Një seri idesh që mblidhen sëbashku rreth epiqendrës së krijimit duke e rrezatuar atë janë: Domosdoshmëria për një udhëheqje të fortë, bashkimi i trojeve shqiptare, vitaliteti i atdheut e virtytet e larta që e dallojnë atë si komb si dhe lufta për ta ruajtur të pastër, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve të tjera si historikisht ashtu dhe materialisht.

Në krijimet e saj të mëparshme poetja e ka ngritur këtë problematikë, por në këtë poemë për aktualizmin shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Ndonëse këtu pasqyron tragjizmin e përshkuar shekujsh të rrënjëve amtare, theksin e vë gjithmonë tek madhështia e tyre me bazë historike. Dashuria e madhe për mëmëdheun, respekti për historinë, e bën poeten ti ketë kryefjalë çdo fjalë që ka të bëjë me këtë kontest. Ndaj shpesh herë gjatë leximit ndeshim të shkruar me gërmë të madhe edhe në mes, a fund vargu!

Artiste e fjalës; jo vetëm sepse vargjet e saj kanë tesiturë harmonike, ritmike e melodike. Jo vetëm se na përcjell emocione të vërteta, duke na i sjellë butësisht e fortësisht në të njëjtën kohë. Mbi të gjitha, më jep të kuptoj që; autorja konçepton fjalën e shkruar; si art të frymëmarrjes e psherëtimës. Punuar me mjeshtëri artistike -Metrika -Idea dhe Motivi janë në lidhje shumë natyrale mes tyre! Për tituj orientativë poema është e ndarë në 25 (njëzet e pesë ) pjesë ku sigurisht hapësirën superiore ia ka kushtuar çështjes kombëtare. Poema është ndër ato krijime shumë të rralla që personalisht (shpresoj të më mbështesin edhe organet kompetente për këtë) e konsideroj të denjë të radhitet në librat shkollorë, si suplement në lëndën gjuhë-letërsi; për përmbajtjen e saj jo vetëm me vlera artistike, por edhe shumë edukative për brezin e ri. Duke përfunduar shtoj me bindje, përgjegjësi e koshiencë të plotë që: Me prezantimin e kësaj kryevepre Poetja Dava Nikolli meriton të shkruhet në librin e madh të jetës krahas figurave të shquara në literaturën bashkëkohore!

 

 

Vjolca shurdha

 

Vjollca Shurdha

Poe te-Shkrimtare–Përkthyese

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s