Këndvështrim për librin “Fjalor simultan me pesë gjuhë më të përdorshme” të autorit Peter Tase. – FJALOR KOMUNIKIMI DHE LEHTËSIMI… / Nga : Bilall Maliqi

 

Këndvështrim për  librin “Fjalor simultan me pesë gjuhë më të përdorshme” të autorit Peter Tase.

 

FJALOR KOMUNIKIMI DHE LEHTËSIMI…

 

 

bilall

Nga : Bilall Maliqi

 

 

Poeti, publicisti dhe përkthyesi i njohur gjithandej trojeve shqiptare Peter Tase, këto ditë doli me një libër të ri, libër të veçantë, libër të rrallë, libër deficitar dhe tejet të nevojshëm për lexuesit.

Është pra fjala për fjalorin pesëgjuhësh, “Fjalor simultan me pesë gjuhë më të përdorshme”.

Vetë struktura përmbajtësore e fjalorit në fjalë të bënë me kureshtje ta lexosh, të mësosh shumëçka lidhur me fjalë më të përdorshme dhe ate të përkthyera në pesë gjuhë. Pra ky fjalor i rëndësisë së madhe do t’u hyjë në punë shumëkujt që don të mësoj fjalë të ndryshme të përkthyera me kujdes të veçantë nga përkthyesi brilant  Peter Tase dhe si të tilla e kanë arritë efketin pozitiv lidhur me vlerën, semantikën e tyre, rregullimin tabelar të fjalëve dhe të gjuhëve në të cilat janë të përkthyera fjalët e paraqitura në fjalor.

Gjuhët të cilat i ka përzgjedhur autori i fjalorit janë: anglisht, italisht, spanjolisht, guaranisht dhe në shqip, të ilustruara në mënyrë tabelare, gjë që len të kuptojmë se Peteri ka bërë punë kapitale në përzgjedhjen e fjalëve, sistemimin e tyre në vendet përkatëse dhe përkthimin e tyre njëherësh në këto pesë gjuhë të lartëcekura.

Këto fjalë më të përdorura autori i ka klasifikuar sipas rendit alfabetik , në të cilat lexuesit, studiuesit dhe intelektualët e tjerë mund të gjejnë  një larushi të fjalëve me të cilat është marrë seriozisht përpiluesi i këtij fjalori të rrallë në trojet tona dhe më gjerë.

 

 

PeterTase

Peter Tase

 

Duke e ditur mirëfilli rëndësinë e termit fjalor, atëherë medoemos na shkon mendja lidhur me rëndësinë e tij, përdorshmërinë dhe efektet që do të arrihen duke e lexuar, studiuar dhe mësuar këto fjalë të përkthyera, sepse kemi të bëjmë me këto pesë gjuhë me të cilat ballafaqohen më tepër popullata jonë, por pse jo edhe popujt e tjerë tek të cilët u janë përkthyer këto fjalë dhe terma.

Komunikimi përmes fjalorit të Peterit në të ardhmen do të jetë më i madh, duke patur parasysh se kemi para vetes ciceronin gjuhësor me të cilin mund të gjendemi pa telashe në këto shtete në të cilat fjalët janë të përkthyera, pra do ta kemi më të lehtë komunikimin dhe gjeturinë tonë, falë fjalorit të përpiluesit Peter Tase.

Dihet poashtu se fjalorët si të tillë janë deficitar dhe çdo përpjekje e autorëve dhe të përpiluesve për të bërë diçka më shumë në këtë drejtim është e mirëseardhur si nga lexuesit, poashtu edhe nga fusha e gjuhësisë në përgjithësi.

Peteri  me këtë fjalor të një rëndësie të veçantë ka bërë një punë kapitale me gjithë volumin e tij dhe përkushtimin që ky fjalor ta arrijë efketshmërinë nga ana artistike, të jetë e pranueshme nga shkenca e gjihësisë dhe së fundmi e kapshme dhe e praktikueshme nga laxuesit, tek të cilët ky fjalor në të ardhmen do të gjejnë strehim për lexim dhe shtjellim.

Pra me këtë punë të palodhshme të poetit, publicistit, studiuesit , përkthyesit dhe tani përpiluesit të këtij fjalori me rëndësi Peter Tases, u kurorëzua një studim fjalësh, një (për)mbledhje fjalësh e termash të shkrira në këtë botim të veçantë, e cila e ka vlerën e vet dhe do ta ketë edhe në të ardhmen, sepse si i tillë fjalori është një ndihmesë e pakontestueshme për ata të cilët duan të dijnë më shumë për këto fjalë të përkthyera në pesë gjuhë të botës .

Shpresoj fuqishëm se me këtë fjalor do të merret seriozisht edhe kritika e gjuhësisë në të gjitha këto pesë gjuhë, në të cilat janë të përkthyera fjalët dhe si i tillë do ta ketë vendin e merituar në shkencën e gjuhësisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s