LIBËRI “BUJAR NISHANI: VLERAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË PRESIDENCIALE i autorit Peter M. Tase / Nga: MUHARREM KURTI

12241238_1086225661411520_7559107014992747589_n

 

LIBËRI “BUJAR NISHANI: VLERAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË PRESIDENCIALE  i autorit Peter M. Tase.

 

Nga: MUHARREM KURTI

 

 

Libri “BUJAR NISHANI: VLERAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË PRESIDENCIALE :  të autorit Peter M. Tase, shkruar në formë ditari, përfshinë një përiudhë të konsiderueshme, vitet 2012 -2014, të presidentit të shtetit shqiptar z. Bujar Nishani, pasqyrohen takimet e të parit të Shqipërisë me burrështetas të fuqishëm të vendeve euroatlantike, të Azerbaixhanit dhe vendeve të tjera strategjike të Gjirit Persik dhe Lindjes së Largët.  Kjo vepër prezanton me besnikëri figurën e dalluar të presidentit dhe maturinë e tij, aktivitetin diplomatik, po ashtu një ekuilibër të tij te admirueshëm, që tregohet në përiudha herë-herë delikate për vendin dhe rajonin.

Presidenti i shtetit shqiptar, shpaloset në çdo faqe të librit, me gjithë madhështinë e tij, nga autori i librit, i cili është një njohës i mirë i punëve shtetërore, çështjeve Shqiptare dhe atyre Ballkanike, ekspert në diplomacinë rajonale, i pajisur me një mprehtësi të lakmueshme.

Sipas shkrimtarit të njohur nga Presheva, Bilall Maliqi në librin e “studjuesit, veprimtarit, përkthyesit dhe publicistit të njohur Peter M. Tase, është një vëllim i veçantë i karakterit publicistik me titull “BUJAR NISHANI: VLERAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË PRESIDENCIALE”, një ditar të cilin Tase e ka përcjellë shkëlqyeshëm, dhe tani e ka futur brenda kopertinave të këtij libri.  Tase edhe më parë ka shkruar për disa figura të tjera ndërkombëtare, vëllime të cilat e kanë forcuar bindjen tek lexuesit se kjo gjetje e autorit është për t’u përshëndetur dhe është lavdëruese, duke pasur parasysh se protagonist i këtij botimi është kryetari i shtetit shqiptar, i cili me punën e tij si president i Republikës i ka mbushur faqet e këtij vëllimi me veprimtaritë e tij diplomatike, protokollare dhe shtetërore brënda dhe jashtë vendit.

 

 

PeterTase

Peter Tase

 

Tase këtë ditar publicistik për Presidentin Bujar Nishani e ka konkretizuar me ngjarje, vizita, pritje të delegacioneve, takime me gazetarë, konferencat e tij para mediave të ndryshme, të cilat tregojnë qartë vendosmërinë e autorit që lexuesi të ketë brenda kopertinave të librit aktivitetin ndërkombëtar të këtij burri shteti, duke promovuar interesat e çështjes shqiptare jashtë kufijve dhe brenda saj, në gjysmën e parë (dy vjeçare) të mandatit të tij, pra nga viti 2012-2014.”

Libri “BUJAR NISHANI: VLËRAT PRAGMATIKE TË DIPLOMACISË  PRESIDENCIALE”, i Z. Tase, shënon protokollin e të parit të vendit tonë, gjatë kohës që në Shqipëri vendi udhëhiqet nga një sistem demokratik, ku funksioni i të parit të vendit kryhet me maturi e profesionalizëm por edhe me një diplomaci presidenciale që është pragmatiste dhe largpamëse.

Bazuar në këtë libër, presidenti i shtetit shqiptar Z. Bujar Nishani, do të vlejë si shëmbull i mirë, në të ardhmen, për gjeneratat e ardhshme, se si udhëhiqet shteti në situata tejet të rëndësishme botërore.

Në librin e tij, Peter Tase shkruan: “Më 16 shtator 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani takoi në Tiranë Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Z. Ogtay Asadov (Oqtay Əsədov) dhe delegacionin parlamentar që e shoqëron, në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri.  Presidenti Nishani dhe Kryetari i Asamblesë së Azerbajxhanit Asadov i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira dhe shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, në mënyrë të veçantë në fushën e energjitikës.  Të dy bashkëbiseduesit e përqendruan bisedën në realizimin e projektit TAP duke shprehur besimin se ky projekt ka shumë gjasa të fitojë për shkak të rëndësisë ekonomike të tij dhe përfitimit ekonomik rajonal, që kanë vendet e Ballkanik dhe Europes Perëndimore nga zbatimi i këtij projekti strategjik.  Kryetari i Shtetit e njohu zotin Asadov me klimën dhe kuadrin ligjor të favorshëm që ekziston në vendin tonë për mbështetjen e investimeve të huaja dhe inkurajoi investitorët nga Azerbajxhani që të investojnë në Shqipëri, në fushat e energjitikës, turizmit, arsimit dhe infrastrukturës.”

Në këtë drejtim, puna e autorit të librit Z. Peter M. Tase , e një lobuesi të shquar të interesave Shqiptare në SHBA dhe Amerikën e Jugut, që promovon politikën konstruktive të vendit të vet jo vetëm në aspektin politikë, por dhe në planin letrar dhe kulturor, që fal përkthimeve të tij, sot më shumë se trembëedhjetë autor shqiptar flasin në disa gjuhë të botës, sidomos në anglisht, spanjisht, portugalisht, e shumë gjuhë të tjera latinoamerikane, tregon më së miri për dashurinë e autorit për vendlindjen e tij dhe prestigjin që Tirana zyrtare gëzon ne koncertin e kombeve te pavarura.

Në libër del në shesh, puna e presidentit, brënda Shqipërisë dhe në vende të ndryshme të botës. Pastaj, paraqitën realisht takimet e presidentit me gazetarë të vendit dhe ndërkombëtar  si dhe në media të ndryshme.

Pra, ky libër i Z. Tase, është një pune voluminoze për një nga presidentet e shquar të Shqipërisë, i cili e pasuron historinë diplomatike të vendit tonë. Madje ka prirje për të vendosur gjurmë të thella në analet e historisë demokratike të Shqipërisë.

 

 

muharem kurti

 

Muharrem Kurti është shkrimtar nga Kosova, autor i këtyre veprave: “Gjelbërimi Natën ,poezi,”Rilindja , 1998; “Lutja e Kthimit ,poezi,”Marin Barleti, 2000; “Lotët e Luleve,poezi,” Klubi letrar “Gjon.N.Kazazi”, 2008; “Dritë e Zezë, tregime, Klubi letrar”Gjon N.Kazazi”,2011; “The gate of Reason, poezi ,përkthyer në gjuhën angleze nga Peter Tase, (Lulu Enterprises, Inc.) SHBA, 2012; “Data Njëmbëdhjete”, roman, “Nacional”, 2015.

Muharrem Kurti, per shume vite me radhe ka qene kryetar i klubit letrar “Gjon Nikoll Kazazi” , klub me reputacion kombëtar e  ndërkombëtar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s