Vdekje – Pro-etikë / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Vdekje
Pro-etikë

 

Erjon Muça

Nga (Hamdi) Erjon Muça 

 

 

Zoti vdiq! Qe një vdekje e ngadaltë gërryese: tumorr i padukshëm deri në momentin e fundit. U mashtura edhe ai nga krijesa e krijuar sipas shëbëlltyrës së vet. Vdiq pasi jetoi pak nën iluzionin e frazës: zoti është në çdonjërin prej jush….

Lëngoi mjaft, mbyllur e rrethuar nga kollona tepujsh madhështorë: besimi, biznes me përfitime kolosale… Dha shpirt e askush nuk e kuptoi, askush nuk dëgjoi… Nuk ka as fantazëm: shpirt i lodhur nga kërkimi i vazhdueshëm i dëlirësisë…

I përzunë tregtarët nga tepujt por nuk vunë roje tek portat. Tashmë tempujt janë mbushur me tergtarë të ri: tregtarë mishi, epshi, mashtrimi e mbarshtrimi: tergtarë mëkatesh, askush nuk i sheh më kur qëllojnë me gurë…. Tregtia dhe tregtarët nuk mund të zhduken: gjithçka e shtishme gjithçka….

E pranuat që të hiqte orgjitë nga rrugët por ju nuk hoqë dorë nga ato: i fshehët pas mureve të shtëpive. Donit të shkëputeshit nga zinxhiri i kafshëve, por kafsha nuk largohet dot prej nesh…. Ai nuk jeton më ndaj mos kini frikë dilni të shgërryheni në rrugë, vidhni, vrisni: icestet e adulteriot nuk kanë më vlerë… Hani siç keni ngrënë përherë…

U shurdhua nga zhurmat e kumbanorve, nga çjerrjet i imamëve: shkarkim i tanatosit… U verbua nga kryqe, ikona e teqe mbejlla vend e pavënd: fushatë e pyllëzimit shpirtëror. Ju dogj trupi nga flakëzat e qirijve që gratë e përshpirtshme ndezin pas çdo…. Tani mund të riktheheni sërish në poligami është a-natyrale për ju monogamia: do të dua dhe respektoj, në të mirë dhe në vështirësi, besnik deri ditën e fundit të jetës….

Ju lodh mendja nga ndëritmet e prishjet e tempujve: industri ndërtuese pa ndërpreje. E humbi toruan nga miljona shëmbëlltyra shejntorësh e profetësh fiksuar mbi pëlhura e mure: Art që nuk perëndon kurrë….. E torturuat me lutje, falje e pendime pafund: interpretimet e shumta të dërrasave të fatit….

çirrjani vetes maskat dymijë vjeçare, kthehuni në atë ç’ka jeni me të vërtetë: masë zvarranikësh mbledhur në guva… Përshpirtshmëria e fallstë nuk hyn më në punë, evoloni forma të tjera mashtrimi: krim dhe ndëshkim vetëm toksor….

Bëjini nder vetes, kursejini paratë e bamirësisë: nuk ka as parajsë e as ferr, ndaj skeni se çfarë të blini. Mund të blini dy metra tokë për varr se ato do duhen akoma edhe për ca kohë. Nëse doni të therni kurbane, bëjeni për kënaqësinë tuaj: mos vrisni më në emër të zotit…

Zoti vdiq! E vranë apo vrau veten këtë nuk jam në gjendje tua them. Ndoshta e kemi vrarë ne: jemi krijues dhe vrasës perëndishë. Tani jemi vetëm ne dhe pafundësia: kompozime kimike e metafizike… Nuk jemi mësuar të jetojmë vetëm, kemi shumë frikë nga vetmia, ndaj shpejtoni të krijoni në zot tjetër…..
Zoti Vdiq

 

27-08-2015

Poezi nga Alessia Poetry

Alessia poetry

Poezi nga Alessia Poetry

 

 

Dua të shkruaj…

 

Dua të shkruaj,

për njerëzit që kanë ëndrra,

për ata që marrin frymë nga pasioni,

për ata që vdesin nga dëshira,

dhe për ata që jetojne nga dashuria.

Për njerëzit që shpirtin e kanë të bukur,

dhe sytë dhe fjalët,

dhe buzëqeshjen e bukur,

se qeshin vërtetë me zemër

dhe janë të fortë si mashkull

dhe  delikatë si femër.

 

E për ata që dorëzohen lehtë,

për ata që friken, ankohen,

për ata që kanë nevojë për kurajo,

dhe për ta sigurisht dua të shkruaj,

për vlerat që i kanë e i fshehin,

për inatet ndaj botës dhe heshtin.

Për ata që kanë gabuar,

një dolli për ata që janë gjykuar,

kush mendon se i ka shlyer meëkatet,

dhe kush fshehtas si krimbi vetëhahet,

një dolli për ata të gjithe,

një kupë, një gllënkë, një grimcë.

.

Për ata që u rritën të shtypur,

për ata që u shtypën gjithë jetën,

për ata që kanë një mundësi,

për ata që mund të shpëtojnë,

për ata që do ndalojnë të prostituojnë,

dhe për artin që do të krijohet,

për kryeveprat që do shihen, dëgjohen,

për të gjithë lotët që do rrjellin,

për kafshët fisnike dhe minjtë,

për të gjithe ka vend kjo botë,

dhe për ne që mund të ndryshojmë.

 

Dua të shkruaj për ata që dinë të rilindin

edhe pasi perëndojnë,

dhe për ata që nuk dinë se ku shkojnë,

që luajnë në det me jetën e tyre,

se ikin nga tmerri

dhe shkojnë në hije.

 

Dua të shkruaj,

por kam frike se nuk di,

për vellezërit, për motrat,

për bijtë që nuk flasin,

për pleqtë që i presin tek pragu,

si gurët që do plasin.

Nuk di ta hell ne vargje,

Nuk di ta hedh në letër,

As pritjen e gjatq,

as pengjet në zemqr.

Nuk i njoh tq gjithë,

por e di janq rrotull,

fëmijët që i kanë burgosur e dhunuar,

gjysmë-normalë,

gjysmë-trafikuar,

u mungojnë veshje,

u mungojnë veshka,

sytë u janë fikur,

si dhe buzëqeshja.

 

Dua të shkruaj për verën e mirë,

dhe për puthjen e parë,

për librat e shkruar dje,

apo shekuj më parë.

Kjo shkon për ata që janë dënuar me vdekje,

dhe për ata që kanë vdekur të dënuar,

për avokatët që djajtë  mbrojnë,

për kapot që qajnë kur janë vetëm,

Dhe të shkruaj për ata që me zjarr dashurojnë,

për ata që për familjen jetojnë,

për ata që të dashurit i shohin të treten,

ata që duhet të vendosin

për vete dhe për të tjerë,

ata që kanë në dorë shumë,

e ata që gjithcka e kanë humbur.

 

Dua të shkruaj akoma,

për prindërit që vranë fëmijët,

për ata që vranë për gjakmarrje,

për fëmijët që vranë vëllezrit e motrat,

dhe për ata që në fakt i rrisin

e me shpirt i duan,

që nga prindërit e tyre i mbrojnë,

për ata që nuk kanë fuqi të bëjnë,

Për femijët që i kemi

por nuk dime t’i mbrojmë,

dhe për ata që nuk na u falën,

por që i dëshirojmë,

për ata që i braktisën e i abortojnë.

 

Nëse doni ta dini,

përse dua të shkruaj,

se asnjë gjë në dorë

nuk kam për t’i ndihmuar.

Dhe shpirtin e kam plot me zjarr,

diçka do të thotë,

do të prekë në zemër,

do të lerë një gjurmë,

do të lerë një vepër.

 

 

 

. . .do të jetë bukur!

 

Ndonjë ditë do të tymos hirin e kujtimit tënd si një cigare,

Do të bëhen grumbuj helmi,

shtëngullat që më dalin nga shpirti,

Nuk jemi të lënduar, ngado që të vemi,

Ti mbetesh një çast, një milion sekondësh irritimi.

 

Ndonjë ditë do të dashuroj më bukur se ty,

Dhe justifikimet sharlatane të tua,

Do të them pa ndrojtjen me të vogël idiot të dua,

Por jo ty,

Ti je shtrirë me dashurinë tonë në një akivol,

Dhe unë nuk po qaj, por shikoj një model mortjeje vërtet  madhështor.

 

Do të jetë bukur,

Kur të dua me forcën e shpirtit,

Dhe fijet e flokëve jashtë radhe të dikujt që kërkon

Të më veshë me puthjet e tija

Kur jam humbur dhe nuk dashurohem

As me idealet e mia.

.

Do të jetë e fortë kur të qesh si e marrë

Në krahë të tjerë,

Ti nuk qëndron dot për të parë,

Si shndërrohet njeriu jot në dikë,

Të huaj..

Unë do të dashuroj me ashpër e fort,

se sa të kam dashuruar.

Dhe froni jot u thërrmua,

Rekordi i lotëve do thyhet nga një tjetër

Për buzëqeshjet më të ëmbla ndonjëherë të lëshuar.

Do të jetë bukur kur të provoj

Çdo të thotë me plot kuptimin e saj fjala legjende dashuri,

Se nuk është dashuri kjo që po jetoj unë tani.

 

Nje dite do të

ëndërroj për një tjetër bjond,

Ndoshta,

Por jo sot.

 

 

 

 

Rrëfim motres…

 

Ta them me të vërtetë, motër më beso,

ne nuk do mbytemi,

si miza të pavlera në ujë.

Mos na shiko se kemi vuajtur edhe,

duket sikur s’ kemi për të qënë të lumtur kurrë.

Kjo nuk ishte toka e premtuar për ne,

por as nuk ishim ne çifute,

kundër kujt mëkatuam s’e ditëm që,

u ndëshkuam me shtatë kamzhikë në trup.

Me ankthe jemi zgjuar e keni fjetur,

deri edhe kemi ngrënë me ankthin bukë.

Ti vogëlushe shpresoj mos

ta dish kurrë si është,

të të shtrëngoj një lëmsh në fyt.

Kam parë urrejtje në fytyra,

kam dëgjuar mallkime sa shumë,

me ndjej se si them dot të gjitha,

por as pa i përmendur të rri nuk mundem.

Do vijë një ditë kur s’ do kemi nevojë,

që shpatullat njëri-tjetrit t’ia mbrojmë,

nga halli jo më,

por thjesht se ashtu do të duam.

Një ditë do të jemi të lirë,

E në fytyrë do të na shohësh që nuk kemi me frikë,

as plagë të egra në shpirt.

Mbaje mend, motër e shtrenjtë,

njeriu nuk mund të lindi kafshë,

por kafshë mund ta bëjë kjo jetë.

 

 

 

…Violinë

 

Të dua violinë e natës,

dhe qënien magjike që të luan

fshehtas,

me jehon ndoshta nga dritarja anës,

a nga rruget diku tej cepash.

Melodia jote,

damë e qetë e një kohe tjetër,

klasik është shpirti jo shekujt,

madhor janë njerëzit e ndjenjat.

Dhe misteri jot violinë,

me dashuron me hijet,

me linjat e tua imagjinare,

e kthesat e tua krenare,

ti hesht e rinis si një fjalim melankolik,

shpërhapur himne artesh.

Arti është dashuria jote primare,

dhe gjuha që flet,

ndërthurje universale.

Është dehja jote në venat e mia,

në çdo notë,  çdo tingull,

ushton vetë marrëzia.

Violinë e natës më çmende,

në ç’qenie me ke shndërruar,

Nga lakmia për ty jam bërë,

demon i mbyllur,

Prej tingujve gardiane të tua.

Dhe erdhi ora të ndalesh,

do shtrihesh dhe sonte në shtretër të huaj,

por nesër prapë do më falësh,

me parajsat e ferret që ruan.

 

 

 

Falja

 

Jua kam falur,

Merrini ëndrrat e mia

Dhe trëndafilat e kuq që kam pasur

Dhe gjithë poezitë që dija

Ndërtoni me to  fole

Për tradhëtitë  tuaja

të vogla, të shkurta

por të pamëshirshme.

Bëni çati,

Për ujin e syve të mi

Të kripur,

Për të mos ju zbardhur

ngaqë jeni të zi.

Me mallkimin e heshtur

që ju lashë

thurni litar’,

Tradhëtia është një zanat i vjetër

Ju përdoreni për të mos ju ndarë’.

Dhe vellon e fustanit tim

Merreni në pajë

Beni me të ç’të doni,

Se unë nuk mundem ta mbaj.

 

Robert Aliaj proteston në rrugë kundër korrupsionit: “Do i kthehem internimit në Bruksel, si qindra mijëra shqiptarë”

Robert Aliaj proteston në rrugë kundër korrupsionit: “Do i kthehem internimit në Bruksel, si qindra mijëra shqiptarë”.     Me një gjuhë komuniste, duke dashur të ironizojë situatën aspak të mirë sipas tij, në të cilën gjendet arti dhe kultura … Continue reading

Tone Deda

                 Tone Deda       CIRRICULUM-VITAE                                                                             Emri & Mbiemri:        Tone Deda Atësia:                          Zef Datëlindja:                  26.01.1974 Vendlindja:                  Kllogjen Rrethi:                           Shkodër Vendbanimi:                Tiranë E-mail:                          tonededa@hotmail.com     Arsimi:  -Kam mbaruar shkollën e mesme … Continue reading

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë i bashkangjitet “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan / Nga : Raimonda MOISIU

  Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë i bashkangjitet “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” ose ndryshe Festa letrare e shqiptarisë amerikane, organizuar nga Botuesi i Revistës “Kuvendi”  Detroit,  Shkrimtari dhe Publicisti, Pjetër Jaku .   Në datat 13-14-15 Nentor 2015   … Continue reading

Në prag të Panairit të Librit “Tirana 2015” Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “URGJENCA GJUHESORE” të akademik Gjovalin Shkurtaj.

  Në prag të Panairit të Librit “Tirana 2015”  Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “URGJENCA GJUHESORE” të akademik  Gjovalin Shkurtaj.     Normëshkelësit duhet të jenë të vetëdijshëm për dëmin që i shkaktojnë gjuhës shqipe Shqipja vijon të jetë nën … Continue reading

Shtëpia Botuese “EMAL” publikon librin “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU” të Historianit me banim në SH.B.A, Rasim Bebo, redaktim dhe kopertinë të shkrimtarit Vullnet Mato dhe parathënie të Prof. Dr Eshref Ymeri.

   Shtëpia Botuese   “EMAL”  publikon librin “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU” të  Historianit me banim në  SH.B.A, Rasim Bebo,  redaktim dhe kopertinë të shkrimtarit Vullnet Mato dhe parathënie të Prof. Dr Eshref Ymeri. Me profesorin e nderuar të historisë, zotërinë … Continue reading

Poezi nga Pilo Zyba

pilo zyba

 

Poezi nga Pilo Zyba

 

 

 

DASHURIA JOTE

 

Mijra qirinj të presin dritë ndezur,
Bashkë me flakë e me ngrohtësi.
Dashurinë zjarr duke e shprehur
Me ngjyra të ndezura,me larushi!

Është shpirti im, që digjet në etje,
Është kënga ime,që luan në flakë.
Është ajo ëndërr,kurrë ska vdekje,
Kthehet në dritë dhe kur është natë.

Dashuria ime,në mijra e mijra qirinj,
Qëndron e ndezur e të pret te porta.
Rrinë qirinj në këmbë si mijra priftrinj,
E këndojnë Biblën me fjalë të ngrohta…

Dashuria jote,më ndez në flakë të rrallë,
Dhe dritë e ngrohtësi e kthen timin mall !

 

 

 

KRIPA E GJELLËS SË JETËS

 

Erdha në gjellën e jetës tënde,
Si kripë e pakët, me vetë dije.
Që pas përgatitjes me endje,
Të shtoj pak më shumë shije.

Të shtoj me qënien time kripë,
Dashurinë dhe etjen e shtuar.
Që vjen tek ti si vjen një prikë,
Pemën e mbjellë për të shtuar.

E di, Ti ke frikë nga kolesterini,
Ke frikë dhe nga tensioni lartë.
Por kur mirë bëhet kombinimi,
Kaloritë japin fuqi pa kamatë.

Këtë kërkova tëndes pjatë – jetë,
Erdha dhe u futa fare pa trokitur.
Të të jap më shumë etje, e lehtë
Dashurinë për pije,e etur e uritur…

Ky ishte për mua, ” Kurthi i ngritur”!

 

 

 

ZEMRËS TIME I FLAS

 

Zemrës i flas me zemër në dorë,
Ndihet e vrarë, është e trishtuar.
Ritmi i rreh, si një e prishur orë,
Që dora katile e ka masakruar…

“Ti zemër e dashur,fajet i ke vetë,
Kshilla të kam dhënë,të kam folur.
Jo të gjithë zogjtë me krahë, fletë,
Janë këngëtarë,punojnë pa lodhur!

Ka zogëza të egra,që janë grabitqare,
Të rrëmbejnë,lart të ngrejnë pa pritur.
Hiqen të ëmbla,thonë, jemi lozonjare,
Më mirë dhe më keq,për të të grabitur.

Fajin e ke vetë, kur fjalën ti dhurove,
Besa nuk i jepet kurrëëë të pa besës.
Se pastaj me dhimbje veten ndëshkove,
Shpresën të kthyer në madhesi të vesës…

Tani rri dhe vuaj, unë nuk të kam faj,
Durimi të të kthehet në ilaç të shërimit.
Frenat e kujdesit i tërhiq dhe i mbaj,
Të mos kesh dhimbje prapë prej fillimit…

Kurrë mos i zërë besë vetëm cirërimit!

 

 

 

MË KA MBETUR PENG

 

Kur Unë linda, krishtin e vranë,
Kishat i prishën, i kthyen stalla.
Vëndin e varfër pa zot ma lanë,
Kudo tregëtoheshin veç prralla…

Kur u rrita,unë mora rrugë tjetër,
Jeta jep urdhra, dhe ka detyrime.
Si ti kthehesha dëshirës së vjetër,
Për ti bërë zotit shumë shërbime ?

Por në jetë,peng ka për të mbetur,
Që s’u bëra shërbëtor i kishtarisë.
E ti falja të gjithë mëkatarët e etur,
Që pinë mëkatarë sisën e dashurisë…

Sepse jemi dëshmitarë, që të tërë,
Askush,pa një arsye nuk e ka bërë!

 

 

 

PORTRETIN TËND

 

Portretin tënd të brishtë, të bukur,
Vetëm pasqyra mund ta riprodhojë.
Ku si të Shënmërisë që jemi lutur,
E i flasim me shpirt, e jo me gojë!

Vetëm pasqyra e bën një binjake,
Me fytyrën tënde,me buzëqeshjen.
Me sytë e embël, mjekrën vezake,
Që mbretërojnë dhe kur ka heshtje.

Portretit tënd,nuk i shtoj më shumë,
Vetëm shpirtit të butë dhe të blertë,
Që rrjedh si një lumë dallgë shumë,
Dhe vadit arave bimë fidanë e fletë…

Ashtu si ti, linde dhe vadite dy jetë,
Që rriten dhe lulëzojnë të sinqertë !

 

Poezi nga Seli Murati

 Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

 

Sa shumë arsye

 

Ëndrrat që ke lënë në gjumë

petale të derdhura copa kujtime

sa her shikoj qiellin, unë ty të kujtoj

kuptoje se sa shumë më mungon

në zemrën time ti perëndon.

 

Sa shumë arsye .sa shumë gjurmë

e sa kujtime ti ke lënë në zemrën time

në syrin tim, ti lotin e solle ?

ti humbe fjalët dhe premtimet

në c’do ëndërr imazhi më shfaqesh ti …

 

Kujto kohën tonë të ndaluar

me lotin tim të zjarrtë

eja ti ,po të pres në mendime

vjen ti gjithni në kujtime

t’ja lehtësosh plagën

në zemrën e një psherëtime?

 

 

 

Miku im

 

Ç’ far ke ti o miku im

çka po të mundon kaq shumë

 

mes dhimbjes dhe shpresës

i lumtur me pa durim

që t’me bëhesh fati im.

 

U bëre rob i lutjes ,

fiksimi i shprtit tim je ti

o dritë e bukurisë

ndjenjë thellë flakë e zjarrtë

nga të tjerat je më veçantë

 

Me sytë e tu si shigjeta

dashurinë ti mē dhuro

bukuritë e kësaj bote,

ti mi fal veç mua, …

me dy sytë e tua…

kurrë si kisha me i ndruar

 

Zërri yt i ëmbël

më vjen në shpirt si melodi

në thellësinë e shpirtit

më zgjon heshtjen …

dy qiri të ndezur sonte jemi

dhimbjen time e kam fshehur

 

Si lule fshehur nëpër lëndina

fiksimi shpirti tim je ti

ftyra jote ,dritë e bukurisë

sjellja jote shpirt mirësie

më bënë që të mendoi për ty

 

Lotët në sy ,det i thell je berë

fshi lotin syve miku im

imazhet vin dhe ikin

të shpijen në ato çaste,

ku mendimet kohën e ndalojnë

të përqafuar me lotin e mallit tënd

 

Drita e syve të tu

ruajtur në fshehtësi

e sekret të plotë ,

në qepallat e tua

të palos sytë e mi ,

ti edhe pse je largë

asgjë s’më pengon

se kjo zemra ime

vetëm ty të don .

 

 

 

Ti fiksimi im

 

Me shikimin e syve të tu blu

reflekton thellë në shpirtin tim

dhe pse larg kilometra jemi ne ,

ndihemi pranë…si gjakun ne vena

të kam brënda vetes,

ditët sa më shumë vinë

qelin lule në zemrat tona

dashurija për ty shtohet

mbushet plot jet …

në c’do hap të jetës time

ti je ëndrra ime që më mban zgjuar.

 

Shikimi syve të tu blu

fiksimi shpirit tim

u shfaq si magji…

hyre në zemrën time …

e shpejt u bëre pjesë e jetës time

në mes të shpirtit tim

ti ja vodhe vetminë,

petale bardhë ranë …,

si krahë flutrash si fjolla bore,

lakminë time epshore

e mbusha me buzeqëshjen tënde.

 

Zëri yt i bukur më vjen në shpirt si melodi …

dëgjoj kur më thot të dua

me fjalë të bukura

më mbështjell këtë dashuri

në thellësinë të shpirtit tim

si një rreze në agim ti më sjell gëzim.

 

Ti fiksimi im c’do buzëqeshje që ma dhuron

më përkëdhel më bën me krahë të fluturoj

si një zog që kërkon folenë..

humbas e tëra në sytë e tu blu

filloj te jetoj sepse ti je…..

burimi i zemres sime, rrenje e gjate e kohes

je pjesa e pandare e jetes sime.

 

 

 

Përse

 

Pèrse mundohesh t’u pèvidhesh syve tè mi… ?

kur retina tyre vec ty tè ka fotografi .

 

Perse ? lik kaq larg ..?

kur nè shpirt vjen tè flesh pèrsèri….

se nè mendime nè shpirt nè gjak une jam

ti mendon se e kam hak

qè tè ka krijuar zoti nga nèdrrat e mia

 

Nuk e di ku do tè mbaroi vizionet

qè kam nis çiltrèisht e ta shuaj kètè zjarr

qè e kam nè zemèr e s’mundet me ndalè

pagjumèsinè, rri menduar veç pèr ty.

 

Ma ço njè fjalè kur pèrkèdhel

tè bukurèn hènè….

Syt e saj i shoh brenda teje

marin formè mè e bukura nè botè

fytyrèn tènde ma kujton

mos i lè shpresat tè shuhen

ti mblidhej mall e pasuri mbi mua

pèr brènda meje do tè pendohesh

 

Lotèt nuk mbarojnè kurrè

kur nè zemèr ke njè plagè

çdo pikè loti qè pikon nga sytè e mi

ditari i dashurisè sè jetès

èshtè kujtim qè mè ka mbet

pèr mbi tè èshtè emri yt

ku shènon tè dua pèr jetè ..