ELEMENTËT ESTETIK DHE PERSONAZHET E POEZISË SË MURAT ISAKU / PËRGATITUR NGA ARQILE V. GJATA

foto Arq

 

ELEMENTËT ESTETIK DHE PERSONAZHET E POEZISË SË MURAT ISAKU 

 

PËRGATITUR NGA ARQILE V. GJATA 

 

 

Me gjithë numurin në rritje të studimive lidhur me problematikën e krijimtarisë poetike të Profesor Murat Isaku, ndihet ende nevoja e plotësimit studimor rreth vlerave krijuese të këtij autori në këto ditë që edhe Elita e studiuesëve ka ndërmarrë dhe po  zhvillon sot një Akademi Letrare për krijimtarinë letrare të tij.

Në këtë kontekst, nuk jam në rolin e studiuesit, kritikut, apo të një personaliteti të letërsisë. Jam një krijues si shumë të tjerë dhe dëshiroj të matem me një huluntim modest për krijimtarin poetike të Poetit Murat Isaku.

 

ÇERTIFIKATA E U.E.TETOVË

ÇERTIFIKATA E U.E.TETOVË

 

Deri para disa javësh nuk e kisha njohur poetin dhe shkrimtarin Murat Isaku, as nuk kisha lexuar gjë nga krijimtaria e tij poetike. Do të ishte një ftesë nga Profesor Kadri Zeqiri që unë të  gjurmoja, të grumbulloja nga thesari i tij, lëndën krijuese. Kam lexuar me dhjetra e dhjetra poezi nga ky Poet që më pushtoj të gjithin!

U binda, se duhej shkruar diçka serioze për vlerat e Poetit Murat Isaku.

 

HYRJE

 

Qëllimi i këtij hulumtimi është të argumentoj, me aq sa mundem, vlerat estetike dhe elementët e saj në poezinë e M.Isakut.

Është e natyrëshme  të keshë dëshirë dhe kureshtje të hedhësh mendime në thellësinë e horizontit, me pikësynimin e mirë për të gjurmuar shtegtimin e një Poeti si Murat Isaku.

Dhe arti dhe letërsia janë “frymë”, janë materie e jetës. Asgjë nuk është e vlerësuar përjetësisht.  Po citoj një sentencë:

”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar botën.”

Kushdo krijues (poet), i lindur në kohë të caktuara (në shekuj e vite), mundohet të përqafojë, të gjejë, të modelojë (të jetë novator), të qëmtojë dhe të rikonceptojë ndryshe krijimtarinë vetjake.

Me ndihmën, mundësinë dhe të drejtën që i jep në pafundësi Demokracia e Fjalëve, për të ndërtuar, shtjelluar dhe përdorur të gjitha ato forma të

mendimit poetik që i japin vlera të qenësishme e të veçanta në raport me krijues të tjerë në poezi.

“Poeti para së gjithash është “i dëgjimit”, “muzikor”, …Nuk mund të ketë vargje pa muzikë, një vargu nuk mund t’i mungojë ritmi…”, thotë i madhi Jorge Luis Borges në Parathënie-Dorëshkrimi i Brodit, faqe 20-21, prej nga na lind e drejta të gjykojmë :

“gjithçka që thotë Borges”(shënimi im) është rezultat i kombinimit, vendosjes së Fjalëve në vargëzim, nga ku ndihet(dëgjohet) muzikaliteti i vargut dhe ritmi, aq shumë i domosdoshëm në çdo krijim poetik.

 

Poeti M.Isaku, NJË SY QË SHIKON LARG

 

Si rrjedhoj i mendimit tim hulumtues, po i drejtohem drejtpërsëdrejti jetës krijuese të Poetit Murat Isaku.

Ajo është jeta e një artisti të zhytur në materien e realitetit, në kërkim të një jete tjetër. “I qetë, ai kërkon një copë vend në trupin e vet”. Si krijues ai përdor shumë mirë gjuhën artistike dhe fjalën si përgjegjësi e intelektit të tij…

 

“… e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet

duke u derdhur n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep”

Po pse ky Sy vështron, vëzhgon larg?

Mos vall nga që pasqyron fytyrën e jetës dhe të kohës?

Apo nga që i tregon rrëfimet poetike me ritëm të shpejt për tu futur në sekretet e procesit krijues???

Të gjitha këto “pse” i gjejmë në poezin e autorit, duke zgjuar kështu, ëndrrën e metaforave!

 

“Gjithë natën nuk më fteken emrat e sendeve

gjumi s’më zë në asnjë krah

sikur brenda shpirtit tim

të lëshojnë rrënjë shkurret e egra.

 

Prurjet poetike të M.Isakut janë një pemë me degë shumë, shpesh një lumë i rrëmbyeshëm që ecën në fushën krijuese, është dhe një sy që shikon larg! Ky raport sasior e zgjatues ka në thelb frazën si metafor, që kurdoherë është bazike në poezinë e autorit.

 

“– njësoj si oxhaku me tym

hesht me pleqërinë në krahë

duke fshirë me dorë avullin në xham

e duke i pëshpëritur atij: ”lamtumirë, or mik”

 

Vetëm kaq sa ilustrova e përligj poetikisht autorin si një Pemë, lumë i rrëmbyeshëm dhe një sy që shikon larg…!

Në pyllin e mjeteve stilistike të poezive të M.Isakut këndojnë zogj nga më të gëzueshmit. Lënda poetike e tij ka ngjyrim, tingëllimë, freski, heshtje dhe vrapim, për të qënë vërtetë një LIBËR…

Të bësh një LIBËR (të jesh vërtetë), do të thotë të zotrosh një hapsirë të pafundë  imagjinate dhe përfytyrimesh.

Po mundohem ta përshkruaj vrapin poetik të autorit me disa vargje të qëmtuara, që të marra së bashku na japin anatominë dhe ADN e këtij poeti:

 

– s`e dua jetën që merr frymë me një fjalë…

– Tash kur po rigonte ky shi i rrafshët

dhe ripëvëlohej në buzët e tij

me fulltaka të pëlcitura si guaskat e detit,

me një gur në zemër

vetëm falje kërkonte pse s’mori një kokërr kripë

në sofrën tuaj.

-Si një dru stufe-pa biografi…

– si drunj  shelgjesh në varg buzë përroit të gjatë…

-Sikur e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet

duke u derdhur n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep.

Arratisur është nëpër shi ku frika n’palcë e vret

ndaj jetën e kërkon n’dritare ku rrufeja e shkrep.

 

 

E THËNË NË MËNYRË ESTETIKE, Poeti Murat Isaku-ËSHTË “NJË LIBËR”!

 

Isaku është i prezantuar me kohën, me lexuesin shumë fin dhe vet Ai ishte i  entuziazmuar për krijimet e tija dinjitoze, mbetur në kohën e pambaruar. Ai gjendet, ekziston dhe atje ku nuk jam unë…

Them me bindje se unë e prek atë “krahë kënge”…! Marr frymë dhe unë “pa zë” dhe e dua ta ruaj “zjarrin e lashtë” në ballë si M.Isaku!

Po citoj disa vargje që i kam shumë për zemër:

 

“I kërkoj ata sy kudo – ashtu siç kanë qenë,

që pa zë mirrnin frymë – flitnin pa zë…”

“Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e

lashtë në ballë,

mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne në

barkun tim…

E pyeta – tash kur pleqëria po m’merr nëpër këmbë

si e marrë,

më thuaj vetëm ç’kujtim ruan jeta në gjuhën e vet!?”

 

Në korelacion, në bashkëmendim të materializuar nga vargjet, dëshiroj të flasë me gjuhën e tyre poetike…

Frazelogjija, si shprehje e ndryshimeve në përmbajtjen e poezisë të poetit M.Isaku, ngjizet dhe shkon tek lexuesi si zbulim i angazhuar për indentifikimin e vlerave.

Për aq sa më lejon hapsira dhe shkalla e formësisë së këtij huluntimi, po i drejtohem drejtpërsëdrejti disa poezive të tija, si:

“Flutura në Dhomë”, “Oxhaku para Dritares”, “Qortimi i Vetes”, “Pjeshka e Rrugës  Sime” dhe “Plaku Afër Zotit” të cilat veçohen për faktin e rëndësishëm:

…..Aty kulmojnë tekstet e tyre poetike, që na japin mundësira të pafundme  kuptimore, përgjatë leximit dhe intepretimit në kohë të ndryshme.

Si shumë e shumë të tjerë dhe unë mendoj se baza e çdo hulumtimi, sidomos të një studimi është teksti me të gjitha elementët që e formojnë atë. Ajo që qëmtohet, që ka efekte, dritësi, mendim e fantazi është FJALA…

E thënë më thjeshtë, mjeshtëria e një krijuesi duket, bie në sy, vlerësohet se si e përzgjedh fjalën e bukur në raport me elementët e tjerë filologjikë…

Natyrshëm rrjedh mendimi im se:

Poeti M.Isaku është mjeshtër i fjalës së bukur Shqipe…

E ftoj veten dhe të tjerë miq, për një vëmëndje, për një vështrim më të thelluar ndaj veprës poetike të M.Isaku-t. Aty, në çdo kohë do të ndjeni, do përqafoheni me artin e fjalës së bukur, të mendimit estetik dhe do të prekeni nga ndjesi të shumta poetike. Një nga ato ndjesi që  jeton dhe është e pasqyruar në poezin e Isaku-t është dhe Trishtimi…

Në poezin e tij “Plaku afër Zotit” vërehet se, ai e ka thyer monotonin e formës dhe të ideve, si diçka të  natyrshme…

Një vëzhgim i till estetik, “një materie” e tillë është vërtetë një risi në poezinë e M.Isaku-t.

 

“Mirëpo, unë kisha vdekur ditën e enjte në kafene

me një “ndjesë pastë” ndër buzë të bujarëve.

mandej kishte ardhur shiu i dytë.

Vetëm tash e di.”

 

Në krijmtarinë poetike të këtij autori kam dalluar një dukuri, një pasuri gjuhësore, fjalën e tij të kulluar shqipe, atë të përdorimit të një gjuhe tejet të pasur e të lëmuar, si një proces të pandërprerë në mënyrën e të shprehurit të ndjesive në tërë poezinë e këtij poeti të madh.

Sipas gjuhtarit R.LAKOFF që thotë:

“Gjuha na përdor po aq sa ne e përdorim atë. Ashtu si  zgjedhjet tona të shprehjes, udhëhiqen nga mendimet që ne duam të shprehim, në të njëjtën formë, ajo çka ne ndjejmë në botën reale, udhëheq mënyrën sesi ne shprehemi rreth saj.”

Kjo e vërtetë gjendet dukshëm në ligjërimin poetik të M.Isaku-t. Ja një shembull:

 

“Dhe dridhem e dridhem pse jam kaq i marrë.

or njerëz,

pyetni në çeli lule pjeshka e lalë Sulës

t’u marrë erë luleve,

atëherë ndoshta bëj një sy gjumë.”

 

 

895

Murat Isaku

 

 

“PERSONAZHET” POETIKE NË POEZITË  E MURAT ISAKUT

 

Poezia e Murat Isakut krijon hapsira të larmishme për të parathënë se si “Personazhet” i vë në shërbim të vlerave të veçanta estetike dhe u krijon “Shtëpinë e së bukurës”.

“ Në Kritikën letrare është pak a shumë e vështirë ti përcaktosh në mënyrë ideale vlerat e një poeti, për shkak të natyrës së saj të gjërë dhe të pranisë së subjektivizmit në të.”

Ndokush dhe mund të më qortoj, për një zgjedhje të tillë estetike që kam bërë, duke i vetquajtur “PERSONAZHE” të poezisë së Poetit Murat Isaku disa trajta në lëndën e vargëzimit për të pasqyruar fytyrën poetike të poezisë.

Korelacioni objektiv i poezisë, i ilustruar me shembuj të shumta nga krijimtaria poetike e Isaku-t, janë vërtetë me shumë interes, pasi janë të konkretizuara me detaje të veçanta që meritojnë vëmendje dhe një analizë të hollësishme.

Nën dritën e psikoanalizës, duke e konkretizuar me disa të vërteta, Poezia e Poetit Isaku meriton vëmendje bashkëkohore. Të tilla elemente janë ato që konfigurojnë karakteret  e “ Personazheve”  brenda faktorit “KOHË”.

 

Përgjatë udhës poetike të autorit ndeshemi me shumë “Personazhe”, të cilët janë të përveçëm, kanë ngjyrimet dhe kontekstin e tyre të papërsëritshëm. Këta “Personazhe” janë mishërim i botës shpirtërore të ngërthyera pazgjidhmërisht me “realitetin”, me atë realitet jo fotografik dhe aspak mediokër.

“Personazhet” janë prej “qelqi-kristal”, plot ngjyrime nga e  gjithë bota e stinëve. Ata janë: “Drunjë shelgjesh”, “Sy që flasin pa zë”, “Dritarja e tij që hedh vështrimin larg”, “Fletët e bardha që kërkon ti shikoj në ëndërr”, “Njeriu pa biografi”, “Si një dru stufe”, “Flutura në dhomë”, “Qortimi i vetes”, “Pjeshka e rrugës sime”, apo “Plaku afër Zotit”.

Dhe ndërlidhja dhe domethënia e kohës me qeniet njerëzore, përbën një qasje të veçantë, si “Personazhe” hipotetike në poezinë e Isaku-t. Kjo referencë do patjetër një vëzhgim të thellë estetik dhe analitik në poezinë e këtij autori.

Po risjell në kujtesë disa vargje që përbëjnë shkak-pasojat e raporteve midis kohës dhe qënieve, pra “Personazheve”:

 

“Ajo rrahu krahët me katër strofa si në poezi,

kuptova atë botë se të dytë kishim një fat nëpër shi…”

“Tash dritarja ime hedh vështrimin larg e larg…

Sheshi i qytetit është bërë më i madh

ku të rinjtë puthen e ndrydhen më këmbë…”

 

Të gjithë këta bashkë dhe veç e veç përbëjnë një sinfoni të artë poetike.

Personazhet janë të “materializuar” si zogj, flutura, drunjë, gjethe, dritare, shesh i bërë i madh, ku të gjithë dhe lexuesi dhe Poeti pikturojnë tablonë e pafundme të jetës, duke krijuar  një “problem” poetik si karakter të personazheve. Kështu, krijohen lidhjet Poet-Lexues duke hapur mundësi novatore komunikimi, ku askush nuk ka nevoj të trokas në muret e ngjyrave të FJALËS të poezive të M.Isakut.

Uni im, duke i personalizuar “Personazhet” e poezive të autorit, si lexues, e ndjen për detyrë të ndalet, të përqëndrohet tek çdo fjalë, togfjalësh dhe t’i japë përparësi çdo njësie fonetike, fjalëve të figurshme dhe mendimeve shumë kuptimore, për t’i shijuar ato estetikisht, me plotë ndjesi dhe emocione.

Çdo “Personazh” i poezisë të  autorit Isaku ka thelbin e vet nga ku shprehen mesazhet e tyre të fuqishme, një lloj “thelbi” ky, që s’është veçse vetvetja. Dhe natyrshëm, këto mesazhe mund ti qëmtojmë duke e analizuar poezinë e M.Isakut, ku padyshim një qasje studimore të veçantë meriton “THELBI” i krijimtarisë poetike të tij.

Gjithçka që shkrova më lart, nuk besoj se përbëjnë  “PËRKËTHIMIN E HESHTJES” SË VEPRËS SË KËTIJ POETI…Pasi vepra letrare e Poetit M.Iasku ka vite që ka një vend nderi në poezinë Shqipe.

Nga çka mësova përgjatë udhëtimit tim për të hulumtuar krijimtarinë poetike të M.Isakut dua të them me bindje se:

-Poezia shpjegohet me vetveten…

Fransis Ponge u tha shkrimtarëve të mëdhenj:

“Unë ju  njoh Juve një vend brenda vetes. Kaq. Më mjafton të mos jem tjetër, veç vetvetja. “

Vargje si këto që po citoj më posht janë vërtetë  VETVETJA E AUTORIT!

Ai nuk u ngjanë krijuesve të tjerë dhe as i  ndikuar nga ndonjë poet tjetër!

 

“Dritarja kullon – unë shfletoj një libër –

i qetë kur ajo kërkon një copë vend për trupin e vet.

Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e

lashtë në ballë,

mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne në

barkun tim…”

Kam parasysh

një shprehje që thotë:

“Poezia është krijimtari ritmike e së bukurës në fjalë’’. Dhe gjithë sa më sipër shprehva, Poezia e Isaku-t e kryen mësëmiri këtë mision të fjalës.

Po e mbyll huluntimin tim modest me një thënie të Prof. V. Memishaj se, ‘’metafora e abstraktimi kuptimor marrin përmasa të reja, gjuha shpërfaq mundësitë e veta dhe intelektualizohet dhe kur burimi i njësive frazeologjike  është i drejtëpërdrejtë nga gurra popullore’’ si në rastin e shumë poezive të Isaku-t.

 

SË FUNDMI, DËSHIROJ TË JAP DISA KONSIDERATA  SI VLERA TË VEÇANTA POETIKE TË AUTORIT

 

-Shprehësia frazeologjike vjen e pjekur dhe e arrirë nëpërmjet vargut të  regulltë ose të lirë.

-Komunikimi është  i thellë, i plot, emocionues dhe i shëndetshëm poetikisht!

-Interpretimi i frazës  në poezin e M.Isaku-t varet nga konteksti dhe faktorë kohorë e kulturor.

-Në poezinë e Isakut ritmi dhe muzikaliteti i frazës vjen natyrshëm me forcën shprehëse të kuptimit apo të nënkuptimit nga interpretimi që mund ti bëhet.

-“Fantazia” poetike e këtij poeti tenton të kap majat estetike…!

-Shumë nga poezit e këtij autori, ndjen “frikë” ti lexosh, pasi u fshin shkëlqimin me sytë e aq shumë lexuesëve. Nuk je i sigurt në zanafillën për të kërkuar një vend “për trupin e vet” .

-Të gjithë “ Personazhet” e poezive të Isaku-t janë me shenja dalluese dhe në ngjyrë dhe në tingëllimë dhe në trajtë e në peshë nga njëri-tjetri!

Ata i bashkon vetëm fati i tyre që u krijuan nga një dorë mjeshtrore.

Nderime Emrit dhe i përjetshëm qoft kujtimi dhe Vepra krijuese e Poetit Murat Isaku!

 

 

arqile portret 1

Nga ARQILE  V.  GAJATA

Tetor 2015-Athinë

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s