Poezi nga Dodona Qose

Dodona qose

 

Poezi nga Dodona Qose

 

 

 

Emocioni

 

tek unë,

më duket sikur ka ik përgjithmonë,

po ç’them e uruara,

e ndjej,

se,

për ty,

jam emocion !

 

 

 

Uji burimit

 

…, s’ja ndërtove udhën,

shuajte etjen,

e turbullove dhe ike si i marë,

kujtove se do të  t’gjente shtratin,

por rrjedha gjeti rrugën,

ngadalë,

ngadadalë,

forcë zakoni,

që s’ka perëndi ta ndalë,

në se do,

ta turbullosh prapë,

duhet të thash,

oqeane.

 

 

 

Ma respektoi

 

…, pashpjegueshmërinë,

vuri një gur në lartësimin e kështjellëmirësisë,

më thuaj ti që më lexon,

për hir të dashurisë,

këtë çast, a më beson,

besomë të lutem,

bota mashkullore ka ndjes,

e njoh me të jam ritur,

di ajo botë ç’do të thotë bes,

kur i shkel egoizmin sillen çoroditur,

mos kujto se jam e mirë me të tërë,

kush nuk di të sillet,

hovin ia pres me gjuhëgërshërë, ja flak tutje,

në humnerat ku fëshfërijnë murlanëndjesitë,

ku drita e shpirtit s’arin,

do të gjejë të rijë me të titë,

andaj jam në mes të kështjellëlumturisë,

nuk dua t’ja kapërxej pragjet,

liria ime femërore njeh caqet,

mar jetë kur më vështron në sy,

atë vezullim të pastër e ndjej,

kur jam me ty,

me ty,

që zëri të ndryshon, kur ndodhemi të dy,

je bërë qiell i ndjesisë, frymështrojë e lumturisë,

kaq vetëm kaq, më tej di veç AI ZOT,

në brendësi të thellësive,

pashpjegueshëm të jesh sakaq,

o ZOT me TY ndjehem paq.

 

 

 

Të shohësh

 

…,  larg,

s’nevoiten sytë e ballit,

të ndjesh udhën e së ardhmes,

mjaftojnë syshpirtrat e mallit,

mall,

për ata që do të vijnë,

vër një gur në kështjellëdetyrim,

të kenë të lexojnë,

historinë.

 

 

 

Në ç’ skuta

 

…, të fshihem të mos më shoh,

sikur t’ish e mundur aspak s’do pranoja,

sytë e shpirtit për t’shijuar nuk kam arsye t’i lodh,

është mbyll ajo fshehtësi qysh n’atë koh,

n’ëndrat e shenjta që rizgjohen,

vijnë shpesh si rifreskim,

kujtimet bukur arkivohen,

ruhen të vyera si hajmali,

diku aty je edhe ti,

që ndoshta guximi kapërxeu cagjet,

atëherë mendoja:

“ja dhe një fëmi, që nuk di të respektojë pragjet”,

andaj në skuta ruaj vetëm kujtimet,

në dritë po t’i nxjer do të veniten,

nuk më rrëmbyen të ndërtoj trillimet,

aty në thellësi,

do t’vërtiten…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s