Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Ditëlindja e politikës” të autorit DENILU dhe redaktim të Dorjana Sterkaj.

12360198_10206777408746509_8943194186392224092_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin   me epigrame  “Ditëlindja e politikës” të autorit DENILU dhe redaktim të Dorjana Sterkaj.

 

 

Autori : DENILU

Titulli : Ditëlindja e politikës

Redaktimi : Dorjana Sterkaj

 

Botimi i parë, 2015

 

ISBN: 978-9928-204-40-0

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 13.5x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Tirazhi 50 kopje

 

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2015

 

 

-Parathënie-

 

Nuk durova dot miku im Ded, i lexova me një frymë epigramet e tua, dhe po shkruaj këtë parathënie të thjeshtë, por besoj që do mbetet gjatë si një Epilog për të gjithë kohërat, sepse Epigramet tua do të jetojnë gjatë!

Së pari, më lejo të të uroj nga zemra për krijimtarinë filozofike shumë të bukur dhe shumë të kapshme nga lexuesit e cdo niveli sepse gjuha juaj dhe fjalori është i pasur si vetë shpirti yt me mirësi, drejtësi, madhështi, fisnikëri, burrëri, e shumë vlera të tjera, që i trashëgon aq mirësisht nga prindërit e tu, sa që të krijon përshtypjen e një Frati të urtë, tek i cili shkon të falet dhe i kerkon bekimin e gjithë krahina…!

Kisha ca vite që mendoja dhe pyesja veten se ku shkoi ai brez bijësh e bijash shqiptarësh të pakompromentueshëm, të cilët shiheshin udhëve të Shqipërisë në vitet 1980. Ishim ne ato, që krijuam fjalorin guximtar kritik dhe tallës, ndaj diktaturës. Ne, që guxuam të shprehnim batutat më të forta kundër tyre, në cdo ambjent publik të kohës, apo kur ata zbrisnin makinat e u hapeshin dyert nga shoqëruesit të cilët mbanin nga dy pistoleta në rryp…?!

Ndërsa tek lexova Epigramet e mikut tim të rinisë së hershme Ded Nikoll Luca, pash që brezi ynë guximtar është akoma, jeton dhe krijon fuqishëm. Artistit guximtar i cili arriti t’a tallte sistemin diktatorial edhe në ato vite, kur mundi që epigramet e tija t’i botonte në revistën humoristike “Hosteni”. Mirëpo, diktatorët ishin matufepsur aq shumë sa që nuk e kuptonin talljen e mprehte të rinisë së viteve 1980. Rini, e cila nuk kompromentohej me të ligat e sistemit, por po përgatiste pjesën e vet për revoltën botërore, kundër sistemit dictatorial që brente si kanceri gjysmën e botës. Pregatitja jonë ishte e vështirë por ne guxonim; diku me një batutë, diku me një poezi të fshehtë që e lexonim me njëri-tjetrin në grupe, diku me Epigramet e Dedës, diku dëgjonim Radio ‘Zërin e Amerikës’. Diku guxonim të ngjisnim fletushkat e para anti-komuniste, që në vitet 1985, nëpër stendat e propagandës së sistemit….derisa një ditë, shpërtheu ajo që e tronditi sistemin, e rrëzoi , edhe pse nuk ia shkulëm dot rrënjët akoma në Atdhe…!

Lexoj këto Epigrame të mikut tim Artistit, Psikologut, Regjizorit, Ded Nikoll Luca -DENILU- dhe hedh vështrimin në pseudo-gazetarinë e pseudo-gazetarëve të sotëm të Shqipërisë. Pseudo-analistëve të Shqipërisë, të cilët, mbushin faqet e gazetave me thashetheme për ngjyrën e brekëve të lavireve të botës, apo lehin si qentë në debate kafshërore me servilizmat e tyre ndaj mafiozëve, hajdutërve që sundojnë në politikë trashëgimisht nga gati 91 vjet, të paktën që nga qeveria e Fan Nolit, ku pas tij për fat të keq Shqipëria është qeverisur nga hajdutër, kurvarë, të pamoralshëm që kanë pirë gjakun e popullit duke e shtypur e shfrytëzuar atë…! Dhe them me vete: “Mjerë Shqipëria për ‘gazetarucët’ që ka dhe për ‘opinionucët’ që ka, prej të cilëve nuk e dëgjuam asnjëherë një kritikë të drejtpërdrejtë, apo një shkrim të rreptë që të trondite sistemin e mafiozëve, të paktën që të kishte aq forcë e guxim, sa ç’ka një Epigram i krijuar nga shpirti i pastër dhe i drejtë i një artisti si Ded Nikoll Luca…!” Ndërsa faqet e gazetave mbushen me shalë lakuriqe prostitutash, popullit shqiptar i mungon fjala e mençur, i mungon mësimi psikologjik dhe shkencor. Ai mësim që i bën njerëzit të mençur, të vetdijshëm. Ai mësim që nuk i gënjen, nuk i deh si të kenë pirë drogë, por i zgjon, i ndërgjegjëson për t’i bërë të vetdijshëm që të mos e pranojnë të ligën, nënshtrimin, skllavërimin, kurvërimin, prostituimin nga mafia që tashmë ka kapur gjithë politikën shqiptare…! Gjithashtu, i frymëzon që të mos durojnë padrejtësi, i mëson të ngrihen të lidhur dora-dorës e besa-besë për t’i rrëzuar, qoftë edhe nga 10 qeveri në muaj, gjersa të shuhen mafiozët, të diskreditohen kurvarët që kurvërojnë vajzat shqiptare për një vend pune, të demaskohen ata, të pastrohen nga parlamenti vrasësit, gangsterët mafiozë që mbajnë tinëzisht nga dy kobure në brez, për të bërë krimin me të zezën e për t’i dorëzuar policisë atë të deputetit… të pashkrepurën, me qëllim për të fshehur gjurmët…!

Por mjerisht, mungon ushqimi shpirtëror, psikologjik, filozofik, mendimi i lartë që ia kalon shpesh thënieve të famshme të Aristotelit, Sokratit, Diogjenit, Platonit, filozofëve të lashtësisë të cilët i dhanë mësimet e para njerëzimit për të gjetur udhët e dritës e për t’u çliruar nga skllavëria…! Mirëpo erdhi një kohë kur politika mafioze e botës gjeti metoda të reja hutuese ndaj njerëzimit, si alkolin, drogën, prostitucionin, ryshfetin. Metoda me të cilat krijoi shtresat e të bindurve verbërisht, shtresat e servilëve, dhe në anën tjetër mbetet shtresa e të pabindurve, shtresë që mafia politike e shtyp me papunësinë, me mohimin e të drejtave, me detyrimin për t’i skllavëruar duke i nënshtruar një e nga një të gjithë, me metodat e borxheve, me mënyrën e gjetjes së punës nëpërmjet miqësive të sëmura, nëpërmjet kurvërisë, etj. Metoda që poshtërojnë dhe nënshtrojnë individin, ndërsa krijojnë atë masë që nuk do të dijë të protestojë kurrë…Sepse njerëzit e skllavëruar, qoftë nga ana ekonomike apo morale, nuk do të guxojnë të ngrejnë kokën kundër shtypjes asnjëherë.

Dhe një sistemi të tillë shtypës i shërbejnë gazetarët, analistët e opinionistët e Shqipërisë tonë sot, gazetarë, opinionistë e analistë që bllokojnë publikimin e mendimeve dhe shprehjeve filozofike të krijuesve si Ded Nikoll Luca, krijime të cilat kanë mijëra herë më shumë vlera njerëzore dhe humane, se sa miliona faqe gazetash që publikojnë cdo ditë shalë lakuriqe prostitutash apo thashetheme rrugësh, si ‘lajme’ që çorodisin mendimin popullor, qëllimisht, që mafia qeverisëse apo grupet e trafikimeve ta kenë më të lehtë sundimin e shtetit, vjedhjen, abuzimin me cdo gjë! Fatkeqësi është që epigrame të tilla të mos jenë në librat e nxënësve të shkollës, në ato libra ku mafia ka arritur të botojë deri përralla e gënjeshtra të krijimit të partive apo të vendlindjes së kryetarëve të partive politike të Shqipërisë, libra ku më shumë flitet për historitë e partive politike se sa për mencurinë e popullit shqiptar, kulturën, apo rrjedhën historike kombëtare…

Ndërsa mungojnë shprehje të mendimit folozofik, mungon mencuria njerëzore, mungon frymëzimi për mirësinë, për urtësinë, për kulturën, për ndershmërinë, për familjen, mungojnë shumë e shumë gjëra të bukura dhe njerëzore, të krijuara nga mendimtarë të thjeshtë e të pastër, të pakompromentueshëm me të keqen, sic është Ded Nikoll Luca, djaloshi i brezit të viteve 1980. Djaloshi i kohës së guximtarëve, djaloshi që u bë një me shpirtin e madh të krijuesve të asaj kohe, kur ia ngjitnim në surrat mu në zërin e masës, mbi fotot e diktatorit, thënien e famshme kundër sistemit në vitet 1980, kur i shkruajtëm me guxim: “ Tre mijë vetë hanë e pinë, treqind mijë roje rrinë, dy milionëve jetën ua nxijnë… “ Ndërsa regjimi diktatorial vinte në lëvizje makinat e zeza të 05-ve, duke ecur me shpejtësi nëpër qytete e katunde për të gjetur autorët, të cilët guxonin ta godisnin mu në kokë diktaturën, atëherë kur ata që pretendojnë se gjoja sollën demokracinë në Shqipëri bënin mbledhje deri në 2 të natës me krysitë e partive dhe organet e sigurimit për të kapur autorët.

Pikërisht ata që sot mbahen për opininonistë e gazetarucë apo k/redaktorë gazetash në Shqipëri. Ata vodhën atributet tona, atributet e të pakompromentueshmëve të cdo kohe, ata të cilët nuk pranuan bashkëpunimin me brezin tonë, por vodhën cdo gjë, ndërsa kapën pushtetet duke krijuar lidhjet e forta me mafien e duke qëndruar trashegimisht në pushtet. Ndërsa njerëzve si miku im Ded, mjaft i pergatitur për t’i dhënë shoqërisë më të mirën për zhvillim në kulture, art e dije të tjera, nuk u mbeti gjë tjetër vec rrugëve të mërgimit dhe të shkruajnë atë c’ka u buron prej shpirtit për lirinë, të drejtat e mirësinë njerëzore, me shpresën se brezat që do vinë do t’i lexojnë, do t’i vlerësojnë, e do t’i vënë në zbatim.

Pikërisht me atë qëllim human e njerëzor deri të shenjtë, sic i krijon miku im, sic ëndërruam në vitet 1980-të që ta realizojmë të ardhmen pasi ta rrëzonim atë diktaturë, e cila nuk u zhgul dot nga rrënjët, por çeli filiza të ri në pushtetin e të korruptuarve prej 25 vjetëve. Të lumtë dora për këto krijime të bukura miku im Ded Nikoll Luca…!

Në këto Epigrame Filozofike ka ç’të mësojë cdo nxënës, student apo dhe cdo qytetarë i botës, pasi aty mësohet se si njeriu duhet të jetë i pastër në jetë, i pakompromentueshëm me të keqen, luftëtarë me shpirt për me të mirën, duke u distancuar nga servilizmi, duke mos iu nënshtruar shtypjes së diktaturave, por as kapitalistëve gjakpirës që shtojnë pasuritë shpesh herë duke përfituar dhe nga vdekja e të tjerëve…sic bëjnë bankat në kapitalizëm të cilat shtëpiat e të vdekurve i shesin sërish për herë të dytë të tretë e të tridhjetë…!

Vazhdo me krijime të tilla mik, ato kurdoherë do të jenë mësime të vlefshme për shoqërinë njerëzore! Filozofia më e mençur buron nga njerëzit e thjeshtë, nga shpirti i atyre që jetojnë thjeshtë, përvuajshëm por nuk nënshtrohen, nuk kompromentohen asnjëherë nga sistemet e liga…!

 

Me Rrespekt nga miku yt nga Laçi i Kurbinit

sot emigrant në Gjermani,

  1. Lemadeo, Lirike – Poezi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s