Poezi nga Merita Sadiku
Kujtimet në bagazh….
Ka tërë ditën që lyej sytë
E që mundohem grimin ta vë
Por lotët dalin pa ndalë mbi qerpik
E rrjedh ai faqeve i lënduar pa zë
Ka tërë ditën që dua të rregullohem
Tërë ditën që dritën kërkoj kot
Por sytë më janë veshur me mërzi
Sytë e mi të bukur,rënduar me lotë
Ka tërë ditën që zemra gulçon
Ka ditë që dhemb pa kuptuar
Shtrëngimet në gjoks i ndjej
Pse kaq shumë shpirt më ke lënduar
Ka ditë e kjo do vazhdoj
Dhimbja gjoksin të ma vrasë
Ti po ikën me kujtimet tona
Futur thellë në tëndin bagazh.
Ti s”je më idol
Sot tek hedh sytë në kohë
Imazhi yt venitet në hapësirë
Dhe më kap pa kuptuar trishtimi
Ti leckë e hedhur një hije në errësirë
Sot tek të kujtoj
S”di pse, për ty ndjenj nënçmim
Si endacak më dukesh tek gërmon
Në kazanet e botës lëpin shishen xhin
S”di pse u bëre endacak
S”di pse sot s”je më imi idol
Ndoshta ti aq e kishe vlerën
Një shishe e hedhur gjysmbushur alkol.
Parfumi yt
Më ka mbetur parfumi yt në trup
Kudo e ndjej atë aromë
Qafën time tek e puth
E unë përhumbem sa më shijon
Më ka mbetur aroma jote
Ditën kur bëmë dashuri
Sa herë si e çmendur rrotullohem
E nuhas ,po po ,atë aromë kudo e ndij
Më kanë mbetur tatuazh
Edhe puthjet përqafimet
Edhe klithmat tek lëshonim
Bukur ëmbël dhe kafshimet
Më ka mbetur edhe dita
Nuk e di për ty o jetë
Shpesh e vetme nis kujtoj
Shpirti qesh e nis bërtet
Më ka mbetur edhe ora
E hënë herët në mëngjes
Klithman anash tek dëgjoja
Tingëllonin në timin vesh
Dhe tek ndij atë aromë
S’di humbas e çmendur jam
Ti kaq bukur tek më prek
Shpirt më thua ty shpirt të kam.
Ti ëndërra ime lemeri
Sa mirë ndihesh kur të vlerësojn
Sa mirë kur atë tek njerëzit e ndjen
Sa mirë kur fjala ëmbël prek shpirtin
E ndjenja si lumë brenda shpërthen
Sa mirë të ndjehesh mbretëresh
E këtë fjalë të ta thonë
Sa mirë e dashuruar të jesh
E princi të mer me tijin pejton
Sa mirë të qeshni jo të qani
Nga ëndërra e jetuar në trrillim
Budallallëqet që njeriu ti adreson
Jane thjesht “coshmar”ëndërra trishtim
Sa shpejt të zgjon ironia
Nga e ashtëquajtura “conte de fées”
E ti princesh ndoshta dukesh
Por varet para kujt “princ” në thonjëza ti je
Ti ishe bota për mua, imja çmenduri
Ti ishe gjithçka kisha,ti ëndërra ime lemeri
Sot në retrospektivë sekuenca pashë
Pa karakter dikur të gjeta, E sot, pa burrëri të lashë.
Kemi shumëçka, por s’kemi asgjë.
Shkrova shumë vargje, proza e tregime
Dikush gjeti veten ,e dikush i shau ato shkrime
Shkrova shpesh për veten,shava qeverin
Kritikova politikën edhe tërë rininë
Qava timen jetë ,qesha me atë shumë
Sot qesh me të tjerë,e të tjerët qajn njëjtë si unë
Shpesh themi bota rrotë, e unë qëndroj këtu
Nqs rrotë është ,s’ja vlen pra me u rrotullu
Themi e mira gjithmon të kthehet
Sikur e keqja të kthehet gjithashtu
Flasim për mirësi zemërgjërësi
E askush atë s’ta ofron më këtu
Sot shkrova ndryshe,e pak habi
Sot vetëm me veten, do flas me çiltërsi
Sot jemi prind ,më besoni boll vështir
Sot kemi shumë gjëra, e me to po humbim fëmin
Sot kemi demokraci, pak tepër si thoni
Sot gjithçka shpesh e bëjm, siç e bën filoni
Sot kemi shumëçka, por pak identitet
Sot kemi emancipim, por s’kemi shtet
Sot bëhet prind edhe një kalama
Sot ke frikë, fëmin tënd me e sha
Sot kërkojm shumë, në faktë s’marim asgjë
Jeta është bërtit, por bërtit, e çirru pa zë
E ke të kotë askush s’të dëgjon
Nesër të thonë je bërë si gramafon
Shkrova kot s’di pse shkrova
Po tërë brengat qe kisha në vargë i pleqërova..