Poezi nga Xhemajl Rudi

 

xhemajl

Poezi nga Xhemajl Rudi

 

 

 

TRËNDAFILI

 

Hyjnor është
si agu në vesën e qiellit
si mesdita e ëndrrës qiellore
si mbrëmja e yjve të lashtë
nëpër errësirë që sjellin
shkëlqimin e syve
sipër hënës si nën petale
treten përnatë
Trëndafili
i të gjitha ngjyrave
në hijen e petaleve
është vetë mbretëria
dhe koha e kaltër si sytë e lumenjëve
shkojnë kujtimit të freskët
Asnjë lule sështë më hyjnore
se vetë zemra e dashurisë
që ngjallë etje dhe shuan dëshira
në puhinë e erës vjen freski e vesës
Te ti janë ngjallur princër të vërtetë
në ngjyrën tënde janë përul deri në dhimbje
dhe pelhura me dritën e shpirtit është shtrirë
vetë jeta e pa fund, në shenja lotësh
te gurë i bekimit ku heshtë fjala e saj
si stina e blertë ku bjen në fusha
te varri i trendafilit ku treten yjet
e shtrihen petalet si brigjeve të natës….

 

 

 

NË TAKIMIN E PARË

-Takimi me,Dritëro Agollin-

 
Të parën herë takova poetin e kohës
një ëndërr e vjetër sa vetë shpirti
mbërthyer në të njëjtat dhimbje,
në ndjesitë e udhës nëpër brigje.
Me poetin me të madh qendrova nje çast,
në ballin e tij i shihja të tri kohët,
si dhe një flakë që rridhte prej prushit
të ogjakut të të tri Shqipërive.
Pastaj kalova në sheshin e gjerë,
Gjergjin e shihja lartë mbi kalë,
ndërsa kryente detyrën e tij fisnike
prej luftëtari;
përkrenaren e kishte njësuar
me qiellin e gjithëkohshëm
në dorë duke mbajtur shpatën-
në tehun e saj
duke prerë erërat e egra
dhe hijenat përcjellë
me zhurmat barbare
këtij sheshi.
Nën këmbët e tij ishin
zinxhirët e pesë shekujve të mundur.
E në një rrugë tutje
shihja një pllakë të murrme katrore,
një sheshi i kishin vënë një emër,
që rridhte vrer me të vjella kulçedre
për përulje të krenarisë.
Në këtë qoshe – sa i vogël ky simbol,
hija e tij përditë
rivret dëshmorë dhe heronjë.
Supeve të njerëzve rëndon
lufta e shenjave pa jetë,
e Skënderbeu kalëron
ardhmëritë.

 

 

 

***

 

Mesdita
është një mesditë
përgjithmonë
si në perin e hollë
të jetës tonë
ecim vështrojmë ngulmojmë
urrejmë dhe
dashurojmë
këndojmë dhe mallë brigjesh
krijojmë
të gjithat i bëjmë
në perin e mesditës
sonë
qëndrojmë shikimeve të fjalës si pengut tu ecë në kohë.

 

 

 

TRE ISHIM

 

Dje ishim
të tretë
unë, ti dhe ai
si ai, si unë dhe ti
ishim tërë ditën
e djeshme
ti, ai dhe unë
që kaluam
si një ënderr
tu u tretë në kujtim
E sot të tretë
jemi
si ai,si ti,si unë
ti,ai dhe unë
në të sotmen
ku
e shohim njëri-tjetrin në pasqyrën
e të djeshmës
ku zgjohet e pa pritura
si prej sirtarëve të murosur
në shtigjet e dyshimta të mbrëmjes….

 

 

 

LOJA ME KOHËN

 

Dy aktorët luajnë
në qytet
ping-pong
si me kohën
në udhën e gjerë të
shetitorës
Si dy shahist qe luajnë perditë
pranë sheshit në qoshe
dhe fatin e tyre e shikojnë
në dy figurat kryesore
te vrapi i kujave të bardhë me të zinjë
Aktorët luajnë ping-pong
si në fushën e tyre të shtrirë në gjethe
si në grilat e kohës që zhytet në vetmi
dhe tej rrjetit të peshkatarëve
kërcen si në cirk topi i bardhë
andej kendej si fjala e aktoreve
në drrasat e vjetra
si në gurët e lashtë te komedite antike
dhe te trishtimi tragjik në pluhurinë e kohës
Tashmë luhet e ardhmja dhe e tashmja
nën sytë e djajve që rrijnë atje nën qati
si hutini i mjerë,pranë këngës së heshtur
të kukuvajkës
Luajnë aktorët e qytetit tonë
ping-pong
andej këndej rrjetit në ajër
si të donin ti verbonin djajtë
mbi asfalt,shtrirë gjetheve te blerta
ata luajnë në teatrin e ditës,të fjalës të levizjes
E shahistët luajnë në fatin e tyre
atje ne qoshe me kuajt,që e shalojnë kohën.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s