A KA LETËRSIA DIÇKA PROFETIKE ? / Nga Vilson Çulaj

A KA LETËRSIA DIÇKA PROFETIKE ?

 

 

VilsonCulaj

Nga Vilson Çulaj

 

 

Lavdia i përkiste vetëm mendjes…
Zëri i arsyes kërkonte jo më kurrë tempuj të zotërave paganë nga bronzi dhe argjili,as ligje të shkruara në rrasa guri apo në letër,por ligje të dashurisë të shkruara në zemra,sepse aty ku është zemra e një kombi,aty është edhe e ardhmja e atij populli. Ai ishte ulur në një skaj të… dhe në retrospektivë ngjajshëm me Moisiun…kur po kujtonte ,edhe atij iu kujtuan të gjitha ato ndodhi e bëma brenda popullit të vet. Befas nga ankthi brofi në këmbë,dhe citoi thënien e nobelistit rus duke britur…
-Ai që e kujton të kaluarën,I’u qorroftë njëri sy,por ai që e harron të kaluarën i’u qarrofshin të dy sytë……
Të gjithë menduan se u çmend,por ndërgjegjia e tij u përgjigj: Jo,jo,ju gaboni,unë jam i zgjuar dhe shpirti im kurrë nuk fle,sepse po ndërroheshin miliniumet dhe çdo gjë i ngjasonte përjetësisë. Shumëkush do të ishte e arsyeshme ta quante veten të lumtur me të gjithë tragjedinë që kishe përjetuar Kosova. Filli jetësor i përngjante kopshtit të Edenit… por njëherit edhe njeriut fatkeq të cilit i’u dha mundësia të kalonte përmbi urë…por ai nga mosdija, apo nga padituria e injoranca gjithmonë kaloi me symbyllur përmbi urën e lirisë e cila urë… mund ta lidhte me rrënjët parajsore,duke mos e ditur fare ata njerëz Miop dhe fatkeq,se mu në krye të asaj ure… qëndronte thesari… i rrënjëve.

Me një fjalë ata…kishin hyrë thellë në brendinë e tyre. Ndoshta do të vinte koha fatkeqe kur ata do t’ua linin lamtumirën me fjalët Mesianike… në gojë- MJEK SHËRO VETVETEN….

 

Coni…1999

 

Shkëputur nga romani i parë i tij ‘’FURRA E NABUKODONOZORIT’’.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s