Kafeqefi / Tregim nga Raimonda Moisiu

 

Kafeqefi

 

 

1-raimonda

Tregim nga Raimonda Moisiu

 

 

… Emri i saj; Pranvera! Një emër i veçantë! Rrezatim!

Që çuditërisht simbolizon ëndrrat e petaleve të luleve, stuhi të çastit e të stërzgjatura, netët pagjumë e të shqetësuara. Përfytyrimin e rrezeve të diellit, që ngrohin livadhet e blerta e dremitjet nën hijen e pemëve. Ky emër i shkonte shumë për shtat. Në fakt emrin ia kishte vënë e ëma. Lindi në një ditë të bukur maji, ditë pranvere. Gjithmonë gjyshi e thërriste me përkëdheli “Verushe”.

Pranvera Trungu, qëndronte në këmbë, me duart e puthitura, trupin e tendosur, sytë të hapura, në sallën që mbretëronte qetësi absolute. Askërkush nga ata që ishin aty nuk ia ndanin sytë. Dëshironte të lëvizte, por vuri re se

dikush mungonte, që t’i jepte një shënjë. E gjithë vëmëndja e audiencës ishte përqëndruar mbi një figurë të vetme. Ndaj Pranverës. Tingujt -“Shqipja e Andeve”,- u përhapën në sallë. Për një moment shijoi romantikën e tyre. E apasionuar shumë pas saj. Biles edhe

kur bënte dush, gjithmonë e dëgjonte. Drita anash, ndriçonte flokët e saj, -jo shumë të dendur,-një kafe e ëmbël, me nuanca ngjyrë lajthie nëpër to. Disa kapse ngjyrë floriri reflektonin. Dy vëthë perlë ishin gozhduar në veshët. Lëkurën e kishte paksa të përskuqur,

me prenka. Mollëzat ngjyrë trëndafili binin në sy menjëherë në faqet e saj. Poshtë tyre dallonte kocka e nofullës.

Ngacmuese!

Përqendrim i fokusuar në sytë e saj, larushë, që reflektonin grimca qelibari. Të njëjtin ngacmim, pikasje në buzët e saj, të trasha e të varura. Kishte veshur një kostum, ngjyrë uthulle të çelur. Përpëliti sytë si flatrat verbuese

të fluturës. Mori fjalën……

***

…. dy orë më vonë kishte hequr këpucët. Mbyllur sytë. Në dhomën e saj. Në krevat. Mendonte. Përfytyronte.

E konsideronte veten një profesioniste-biles shkonte edhe më larg në këtë përcaktim-eksperte-në fushën e publicistikës e të letërsisë. Vërtet ajo pati studiuar e perfeksionuar studimet, aq vite sa edhe kolegët e tjerë, por komplimentat

e vlerësimet e herëpashershme nga eprorët, i kishin dhënë -gjithmonë sipas saj-reputacion në qarqet gazetareske.

Temperamente, me mëndjen kompjuter, -përsa i përkiste memorjes- e duart e një engjëlli.

E pavendosur në vetvete mendoi të lexonte diçka, të shihte televizor, t’i telefononte dikujt, apo të flinte. Pranvera ishte një femër që e çmonte shumë gjumin, sikur do të dëshironte të hante një çokollatë. Mbylli televizorin. Më pas librin në anë të jastëkut. Shtrihu krahët fort. U zhyt në çarçafët e bardhë. E përhumbur midis përgjumjes e zgjimit, ndjehu zilen e telefonit.

-Eh, kush mund të jetë në këtë orë,-mendoi, teksa qëndroi në bërryl. -Viktori është me shërbim, në veri të vëndit- i tha vetes përsëri. E dyzuar për të ngritur telefonin. Vështroi aparatin që cfaqte numurat nga vinte telefonata.

Jashtë zone!-lexoi. Rrëmbeu receptorin.

-Viktori do të jetë!- mendoi e gëzuar. Në anën tjetër u dëgjua një zë i vrazhdë burri:

-Përshëndetje, ndjesë për këtë telefonatë të vonuar.

-Përshëndetje, Eduart -ia kthehu Pranvera, duke iu hapur goja.

-Nuk më zinte gjumi. Kam marrë një kafe përpara dhe thashë shkëmbejmë dy fjalë.

-Mua, sapo më zinte gjumi. Por nuk të them dot, vafsh në djall, se të kam mik. Ia të marr edhe unë një kafe. Të më dalë gjumi.

U çua. Në njërën dorë telefonin, me tjetrën vuri kafen.

-Si e pi kafen të mesme, të ëmbël, apo fare pa sheqer?-e ngacmoi Eduarti në telefon.

-Do ta pi të hidhur, si një aspirinë para gjumit-iu përgjigj ajo. Ia dha të qeshurit. Edhe tjetri po ashtu.

-Dëgjo një pyetje tjetër. Çfarë vlerëson më shumë tek njerëzit?

-Në këtë botë të padrejtë, më shumë sinqeritetin -iu përgjigj ajo menjëherë.

-Hëmm,hëm, mirë e ke, Pranvera. Kjo botë është vërtet, jo vetëm e padrejtë, por edhe shumë hipokrite. Si shtiri kafen në filxhan, e vendosi mbi komodinë. Hyri në krevat. Gjysëm ulur, u mbështet te koka e krevatit. Hiqte kafen herëpashere. Eduarti

ndjente zhurmën e buzëve të saj, tek thithte atë.

-Si e kishe humorin sot,- e pyeti përsëri ai.

-U lodha se kisha një mbledhje paksa të gjatë. Ca mediokër më nervozuan.

-Po pse çfarë kërkonin ata?

-Iu mungon shpirti i krijimtarisë, nuk e dinë që ky “djall” gjendet te sytë, ndërsa flasin, ndërsa lexohen. Dikush mundoheshe të më fshiheshe. Doli ajo që unë i druhem gjithmonë. Por ti e di që në raste të tilla tingujt muzikorë

të qetësojnë. “Shqipja e Andeve”-ndryshoi atmosferën. Më e qetë!

-Po koha si ishte sot?Këtej ka ditë që është diell, për plazh-vazhdonte Edi ta mbytëte me pyetje.

-Natyra nuk është keq këtej. Meqenëse na mbyt shiu herëpashere,- iu ankua ajo.

-Unë e pëlqej natyrën shumë, sidoqë të jetë. Çfarë i pëlqen asaj, më shumë?

-I pëlqej;Ëndrrat e petaleve të luleve, stuhitë me erë e shira të forta, ngrohjen e blerimit të livadheve nga rrezet e diellit, një sy gjumë poshtë hijeve të pemëve, perëndimin e diellit, zhytjen e e tij në det. Një natyrë për

poezi, në një emër poetik;Pranvera!-përfundoi ajo e enthusiazmuar. Tjetri ia plasi një të qeshure të gjatë e plot kënaqësi.

-Sa shpirt poetik, që paske mikja ime. E bëre lidhjen menjëherë. Nga çfarë iu druhesh njerëzve më shumë?-

-Mosmarrëveshjeve. Grindjeve!Keqkuptimeve!-iu përgjigj Pranvera mendueshëm kësaj rradhe, me sytë e ngulur në foton e Viktorit, e kafen te buzët.

Eh, sa herë nuk merremi vesh!Sa herë më ka keqkuptuar!Iu hap goja. Tjetri e ndjehu.

-Të zuri gjumi?

-Hëëë, aty afër!

-Mirë, mikja ime, po të lë në shoqërinë e gjumit. Nesër është ditë e re-gjëra të reja.

-Mirë u dëgjofshim!- i tha Pranvera me të shpejtë teksa pa orën në mur që shënonte tre e mëngjesit. Llogariti shpejt e shpejt me mënd; katër orë gjumë.

-Mirë u dëgjofshim, gjumë të ëmbël, Edi!

Lëshoi filxhanin e kafesë mbi komodinë. U shtri.

–Çfarë bën Viktori këtë çast?? Po fle ose flet në telefon si unë. Mos po dëfrehet??Me kë??- e tmerruan këto pyetje…

*********

…. Viktor Sulbeaj ishte një mashkull që i merrte gjërat shtruar e me lehtësi. Biles edhe kur ato ishin të koklavitura. Ishte një burrë i logjikshëm. Nuk kishte rëndësi se sa i ngatërruar ishte problemi, me durim e logjikë, ai  ishte në gjendje të gjente një mënyrë për t’i dhënë drejtim. Në sajë të talentit e karakterit të tij, Viktor Sulbeaj kishte marrë nën kontroll `perandorinë” e medias. Profesionin e kishte të trashëguar nga i ati. Ai pati qenë një nga radiofolësit e parë, që me

krijimin e parë të valëve radiofonike, në dekadën e parë të shekullit të kaluar.

E parë! E parë! E parë!

Tashmë edhe ai vetë ishte i pari i asaj “perandorie të trashëguar”. Megjithëse rrallë e shkonte atë nëpër mënd. Ai e kishte fituar tashmë pozicionin e tij. E vlerësonte shumë. Sepse aty ndodheshin rrënjët e traditës të Sulbeajve. Në

raportin vjetor e pati vlerësuar Pranvera Trungun si një nga gazetaret më të mira.

Ulur në anë të tavolinës, me këmbët që i vareshin teposhtë, Viktori tërhoqi, një dosje, nga fundi i raftit, pranë saj. Filloi ta shfletonte. Në gisht i ndritëte rrethi i unazës floriri, me një gur të çmuar, të zi mbi të. Ishte  vetëm 35 vjet. Kishte disa vjet që ishte martuar për herën e dytë. Lexoi në krye të dosjes;

Pranvera Trungu!

Tridhjetë vjeçe, e diplomuar në Universitetin e Tiranës, Babai i saj, një anëtar i respektuar i Parlamentit , ndërsa e ëma një ekonomiste e thjeshtë. Prindërit ishin divorcuar me mirëkuptim. Fillimisht, Pranvera bëri një jetë

midis të dyve. Por kur e ëma u martua me dikë tjetër, ajo u vendos në Tiranë. Përfundoi studimet e larta, specializimin e më pas mbrojtjen e diplomës. Edhe martesa e dytë nuk i eci së ëmës. Po ashtu edhe të atit. Para disa kohësh ishin bashkuar përsëri të dy.

****

-Të lutem, hyni ju më parë,- i tha Viktori, teksa hapte derën e kafenesë. Pranvera iu bind fjalës mirësjellëse të tij.

-Po sikur të shkojmë poshtë, për kafe?Jemi më të qetë për të biseduar -i tha ajo. Sytë e saj larushë të hapur paksa- e vështronin. Prisnin aprovimin. Tjetri tundi kokën “PO”! Ajo eci me të shpejtë. Ai kokulur e ndiqte pas. Vështronte këmbët e saj. Ajo e ndjehu. Përpiqeshe t’i gjysëmkryqëzonte. Si bënin modelet kur ecnin në pasarela.

Këmbë nazike!-mendoi ai.

Ishte shumë i suksesshëm në profesionin e tij. Jo, jo nga tradita e familjes! Aspak!

Ai ishte inteligjent! I talentuar! Mendje shpejtë! Analitik! Kërkues! Simpatik! Tërheqës! I pasur!

Feminist!

Problemet i zgjidhte sistematikisht. Mendonte se si do ta fillonte prezantimin me një femër si Pranvera. Kishte një fytyrë, sikur ishte nën hijen e pemëve anës liqenit.

Elegante!Zëri i saj kishte tone delikatese të dialektit verior. Flokët i kishte kapur lart me një karficë. Megjithëse dritarja ishte hapur, një valë zagushie përshkoi barin. Kondicioneri nuk punonte. Vëthët në veshë i varëshin deri  te nofullat. Kishte veshur një bluzë të bardhë të hapur disi. Viktori dalloi pjesën e lartme të gjireve. Një përflakje i kaloi në trup. Ngriti-uli shpatullat menjëherë, të largonte emocionin. Piktura e një loti të madh reflektonte në mëngët e bluzës. Pranvera u ul në kanapenë ngjitur me murin. Këmba mbi këmbë! Fundi iu ngrit më lart. Gjysmat e kofshëve u zbuluan. Ai vështroi përsëri ato!

Sa të mira i ka dreqi! Thonjtë e gishtave i kishte prerë shkurt. Të lyera me një manikyr të rostë. Ndjehu erën e deodorantit.

Femër seksi!

Si ta niste bisedën?Duheshe të tregoheshe tërheqës, miklues e lajkatar. Por jo, i pëlqente më shumë të ishte i thjeshtë.

I drejtpërdrejtë! I hapur!

-Botë e vogël- e nisi ai bisedën

-Vërtet-ia aprovoi ajo.

Ai e dinte epërsinë e atyre fjalëve. Zbavitjen dhe emocionin e tyre.

-Nuk më duket surprizë. Unë e simpatizoj këtë mashkull- i tha vetes Pranvera teksa ia kishte ngulur vështrimin, me filxhanin e kafesë në buzë. Ndoshta kombinoheshin të dy. Edhe në interesat.

Është shumë tërheqës! -mendoi përsëri, ndërsa u rehatua më mirë në kanape. Kësaj here kofshët dolën më në pah. Ai ia nguli sytë atyre! Autoriteti i tij i përshtatej më së miri asaj. Jo shumë i qetë! Jo i rreptë! Diçka që ajo e pat vënë re edhe te meshkujt e tjerë. Edhe te vetja e saj. Pranvera respektonte atë mashkull i cili dinte t’i menaxhonte emocionet. I cili kërkonte nga vetja e tij. Kështu gjykonte për Viktorin. E respektonte atë dhe veten e saj për të njëjtën arësye.

-Tërheqës-mendoi përsëri. Një mashkull i pashëm si Viktori do të jetë i tillë;’i rrezikshëm” për ndjenjat e saj. Mendoi të vinte një distancë midis të qënit epror dhe dashnor. Në fund të fundit; puna është punë, ndjenjat janë

ndjenja!Zemra është një mace që është e mira të mos i zësh besë. Inteligjenca është gjë tjetër, por ajo nuk flet për dashurinë.

-Kur ta mendosh mirë çdo gjë, do të dëshiroja ta diskutojmë…. sikur …hë. . hë…. të pimë një kafe bashkë apo hamë edhe një darkë, nga e premtja-foli përsëri i pari Viktori. Ajo hodhi sytë te rrethi i unazës në gishtin e tij. Ai e

kapi mendimin e saj. I buzëqeshi. Ajo i buzëqeshi gjithashtu. Pati një përfytyrim të gjallë, dëshirë të papritur, të papërmbajtur të bënte dashuri me të në një lëndinë, nën hijen e pemëve në pyll. Këmbët e saj të kryqëzuara me të tijat.

-E pranoj çdo gjë që mund të më thuash, Viktor-foli ajo me zë të ulët. Butësisht. Sytë e saj u gozhduan te unaza e tij.

-Mos e vrit mendjen për këtë. Mendo vetëm për mua!- i foli ai po me zë të butë, duke treguar me gishtin e mesit, unazën. Pranvera fërkoi krahët e saj. Ndali dorën te loti i mëngëve. Tek e vështronte një kumbull loti ra mbi të.

Viktori ngriti dorën përshëndeti dikë. Me një të hedhur të flokëve me dorë, Pranvera kthehu paksa kokën. Fshiu lotin shpejt me kurrizin e dorës.

-Durimi-shqiptoi emrin e të porsaardhurit në bar. Me ngadalë e kujdes, Pranvera lëvizi në kanape. Tërhoqi fundin, duke i mbuluar disi kofshët. Në dialektin e saj, e turbulluar, kërcëlliti nëpër dhëmbë:

-Derr i pagdhendun!! Pa tru! Mediokër! Fshatar!

Ndezi cigaren.

-Cinike!-mendoi Viktori, kur e dëgjoi atë të shfrente.

-Do të darkojmë të premte apo të shtunë-e pyeti ai, si për të ndërruar bisedën.

Ishte hera e parë që dikush ia bënte atë. Mundoheshe të tregohej e duruar.

-Të premte- i tha ajo pa ia ndarë sytë e egërsuar Durimit.

-Je kokëfortë!-i tha Viktori.

-Po jam ca!

-Edhe unë jam ca, – i foli ai përsëri.

-Po edhe ti je, të dy jemi ca!. Mirë u pafshim të premten. Mblodhi veten. Doli jashtë kafenesë, duke e tërhequr derën fort pas vetes. U mbështet në të. Mori frymë thellë.

Të premte!…. .

… Durimi…!-kërcëlliti nëpër dhëmbë emrin e tij. E zemëruar në kulm me veten, që pati mbajtur gjithë ditën në vëmendjen e saj, atë. E kuptoi që Viktori e pat përmendur atë me qëllim. Edhe pse e dinte tashmë që ai gjithshka dinte rreth të dyve nuk pati për momentin ndonjë ndryshim në reagimin e saj, vetëm se zemërimin i saj e kishte dyzuar ndaj dy meshkujve, se sa te njëri. Kjo ide e qetësonte disi.

Durimi!-përsëriti. Mendon se është shumë i zgjuar! U përpoq ta largonte mendjen nga ai. Filloi të mendonte rreth Viktorit. E bënte shpesh këtë. Kur dëshironte të largonte diçka të trishtueshme apo të mërzitshme nga mëndja, kalonte në ëndërrime për dikë tjetër. Morri tri herë frymë thellë me sytë e ngulur mendueshëm te filxhani i kafesë e duart mbështetur në anë të tavolinës.

-Po të më pyesnin mua, muaaa, do t’i jepja Durimit një leksion të mirë, atij derri të ndyrë-murmuriti në heshtje. Si hoqi edhe njëherë kafe, mendoi të njëjtën gjë edhe për Viktorin, që merrej me një fshatar, me një mediokër

të tillë. Mos vallë janë të dy të barabartë në çdo gjë??!!

Jo, Jo Viktori! Ai është ndryshe!

Pranvera mundi të sillte me trishtim e zemërim zhgënjimet e pakënaqësitë, mërzitjet – i pakëndshëm me ata kokërdhokët e syve të kërcyer, që të frikësonin. Me kujdes vendosi filxhanin në lavamanin e mbushur me enë që prisnin

t’i lante. Mendoi përsëri se Durimi donte një dush të nxehtë, për t’ja ulur hundën, si një njeri mëndjemadh, melagoman e pompos. Do të kishte qenë më mirë të isha marrë me një mashkull që të ishte disi i vrazhdë, sesa me një të tillë i lustruar, që mendon

se shkëlqente. Më mirë një mashkull që di të djersijë e të përkulë kurrizin, sesa një që i ndritin thonjtë sikur i ka lyer me manikyr dhe një kostum firmato veshur. Ndaloi për një cast në mes të kuzhinës, me njërën dorë në faqe, ndërsa mendimet luftonin me

ndërgjegjen e saj. Ishte koha që ndjente nevojën se ajo duhej të merrej me një mashkull dhe Pse?

Ndjehej e vetmuar??Kishte frikë nga vetmia??Oh, zot, po mendonte Viktorin, duke e krahasuar me Durimin.

Qesharake!-ironizoi vetveten.

Me këtë ide në kokë vazhdonte të mendonte. Sillte ndërmend imtësira. Biles pa lidhje. Të parëndësishme. Në fakt kishin ditë që i vërtiteshin në mëndje;…sytë e Viktorit ngulur në thellësinë e Liqenit të Bunës, ku kishin kaluar  fundjavën. Zëri i tij oshëtinte i këndshëm në veshët e saj, i ngrohtë, me butësinë e dialektit të pagabueshëm verior. Si goja e tij lakohej kur qeshte, nga ajo kur ai buzëqeshte. Ishte e vështirë ta shpjegonte pse ajo i pat vënë re këto imtësira kur duhej as më shumë e as më pak të mendonte për ditët e ardhshme.

Unaza prej floriri në gishtin e Viktorit! Mornica. Shkundi kokën. Ajo ishte nga ato femra që kurrë nuk kishte menduar për meshkujt deri në momentin që ajo takohej me të-biles edhe atëherë kur ajo me qëllim, tërhiqte vëmendjen  e tyre. Ta vështronin. Por me Viktorin, po ndodhte ndryshe. Pranvera mendonte shumë për të. Biles deri vonë sa e zuri gjumi. Rreth takimit me të. Apo te kafja…

***

I erdhi në mëndje kur e takoi për herë të parë. Viktori kishte erdhur atë ditë në TV, më herët se zakonisht. Dëshironte ta shihte Pranverën në emisionin; “Kafja e mëngjesit”. Ishte mëse e arësyeshme, biles logjike. Atij i duhej

ta testonte, për të dhënë vlerësimin, sfidën e parë me ekranin, sa e zonja ishte ta përballonte e më pas të vendoste. Nuk e kishte zakon të testonte gazetarët, punonjësit apo të hynte në brendësi të tyre. Por atë mëngjes në rast se po e bënte këtë -ishte thjesht për të mirën e punës. Nuk e çmonte dot, kur sillte ndërmend si bëhej ajo në fytyrë, kur i përmendje emrin e rivalit të saj-Durimit. Ky moment nuk i hiqej nga mëndja e sytë. Por kur ai u ndodh në studio femra që kishte përballë e bëri të mos ndjehej komod.

Dëshironte të dinte arsyen: -Pse?

Të dinte arsyet e motivet ishin shumë themelore për të, sepse do të ishte në gjendje t’i jepte përgjigje çdo pyetje e zgjidhje çdo problemi. Viktori e vlerësonte bukurinë-në art, në arkitekturë dhe sigurisht edhe në performancat e një femre.

Pranvera Hektor Trungu ishte e bukur. Kjo nuk do të thoshte për Viktorin, që ta bënte të papërkulshëm para saj. Inteligjenca ishte diçka që ai jo vetëm e vlerësonte por padyshim e kërkuar nga gjithkush me të cilën ai lidhej.

Kjo ndoshta ishte pika e dobët e tij. Atë që nuk e kishte gjetur te dy femrat e para, te gruaja e parë dhe te e dyta tashmë, i dukej se po e gjente te Pranvera. Kombinim i ndjenjave, shpirtit dhe interesave. Padyshim ajo ishte inteligjente. Asnjë arsye për

tu shqetësuar. Tipi që ai dëshironte-ishte ajo. Sigurisht ajo, që ai gjeti.

Çfarë gjeti te ajo??

Sytë??

I përfytyronte ata sy larushë, që shndrisnin sidomos shumë, kur ajo ishte në humor të këndshëm. Sy të çiltër, të qeshur, të sinqertë! Që atë e tërhiqnin shumë! Viktori i respektonte këto ndjesi. Akoma më shumë kontrastin e ngjyrës së humorit, që e intrigonte atë.

Seksi?

Edhe një fillestar do të tregohej i kujdesshëm ndaj natyrës seksuale femërore. Për këtë ai kurrë nuk e konsideronte veten e tij -mashkull naiv. As edhe ndonjë natyrë e ndjeshme e veçantë. Herën e parë që ai e pa Pranverën, ndjehu një dëshirë të ngutshme, si çdo mashkull për femrën. E pazakonshme. Ai mendonte ngrohtësisht për të. Diçka që ai e konsideronte me kujdes: -I dorëzuar para saj! Vendosi të hiqte dorë -të mos ia përmendte më emrin e Durimit.

Tashmë Pranvera ishte në rrugën e tij! Vetëm po e vështronte!

Goja e saj e bukur, e butë, e dëshirueshme për ta puthur! E përfytyronte atë mjaft qartë lakuriq në krevatin e tij, nën dritën e zbehtë të një qiriri.

Harroi që ishte i martuar. Mendonte vetëm për të. Gjithshka që ekzistonte ishte -Ai dhe Pranvera!

Teksa vazhdonte ta vështronte Viktori kuptoi mungesën e një mashkulli në qenien e saj. Ndoshta kishte kohë që ishte e vetme. Ndoshta kishte kohë që…..

Ajo nuk mundi t’i rezistonte buzëqeshjes së tij.

-Natyrisht-foli ajo, me një të hedhur të flokëve mbrapa-unë bëj vetëm, fantastiken. Kjo është pse-ja që ti më dëshiron mua, Z. Sulbeaj!

-Mmm-ishte përgjigja e Viktorit. Një mmmm e kënaqshme.

“Një mashkull i komunikueshëm”, murmuriti me vete ajo.

-Në rast se dëshiron mund të hamë darkë bashkë sonte, te restorant “Juvenilja”. Mbrapa stadiumit, në hyrje të kodrës së Liqenit artificial,-i ofroi Viktori.

Ajo ngriti njërën vetull. Një vështrim i shpejtë mosbesues në fytyrën e tij. Darkat intime ishin diçka, që duhej menduar me kujdes. I pëlqenin ambiciet dhe entuziazmi, karakteristikë e veriorëve, të cilën e kishte vënë re

edhe te burri i dytë i së ëmës. Ambicia ishte diçka që ajo e kuptonte atë si një arsye që duhet kërkuar te meshkujt më shumë në aftësitë krijuese të tyre, se sa në marrëdhëniet intime të saj. Dy kolegë, njerëz të orientuar nga karriera e tyre, prodhojnë një çift të ngathët, shqetësues. Ajo e kishte vënë re që herët në jetën e saj, teksa vështronte prindërit e saj me njëri-tjetrin, me bashkëshortët e tyre.

***

Në qetësi, ai e çoi atë në hotel. I qetë e aktiv. Këto ishin dy impresionet e para që ajo pati për Viktorin. Dhoma e hotelit ishte komode. Pranvera u ul në anë të krevatit. Soditëte gjithçka kishte në të. Ndërsa Viktori shkoi të bënte nga një kafe.

-Kafe, Pranvera?

Ajo ngriti qerpikët. E para herë. E vetmja. Që ai e thirri me emër. Kjo e intrigoi atë. E tha aq ëmbël e ngrohtësisht, sikur ai po përfytyronte stinën e verës të nxehtë e me stuhi.

-Jo faleminderit, kam pirë shumë kafe sot. Kam frikë për më shumë. -iu përgjigj ajo mendueshëm. Melankolike.

-Asgjë nuk ka të bëjë me punën. Harroje atë! Unë të dëshiroj vetëm ty! Të pi kafe vetëm me ty!

-Kafe??-përsëriti ajo fjalën disi e habitur

-Po, po kafeqejfin, zemër. Ka ditë, ditë – që ditën që të pashë! Nuk pres dot më…. .

Ai e la për një çast të vështronte jashtë dritares, dritat që çanin errësirën. Por asgjë më shumë se fjala,-kafeqejfi-joshëse-se sa fytyra e tij. Ai ishte i pashëm, i pasur, i talentuar. Tërheqës! Ai iu afrua. Pranvera e pati humbur. Ngutas përkuli kokën. Viktori preku atë dhe ndjehu butësinë e të ndenjurave.

-Nuk të lëndoj, zemër. Ai e çoi peshë në krahët e tij. E uli me kujdes në tavolinë. Ndërsa qëndronte me fytyrën përballë të tijës, ajo mbylli sytë.

-Mbështet duart në tavolinë-i foli ai butësisht. Pranvera iu bind verbërisht. Vuri duart mbi kofshët e saj. Ngadalë ngriti fundin e saj. Kofshët e bukura, ngjyrë çokollatë dolën në pah. Viktori u ul në gjunjë. Përkëdhelte ato deri lart. I ndukte lehtas.

-Nuk të lë shenja shpirt- i tha me një frymë. Filloi të puthte gishtat e këmbëve. I përkëdhelte me gjuhë. I kafshonte paksa lehtas. Pranvera ndjehu buzët e tij të nxehta në kofshët e saj. U mundua t’i buzëqeshte. T’i thoshte

dicka, por goja iu mbyll, buzët i dridheshin. Ajo ishte verbuar tashmë nga lotët e kënaqësisë dhe dëshirës së papërmbajtur;

-Të ishte me të përsëri ……përhumbte e tëra në çdo gjë.

-Pranvera-emri i saj, doli dridhshëm nga fryma e tij. Një nga duart e tij lëvizte për nga lart trupit. Gishti i madh përkëdhelte cepin e syve të saj. Duart e tij pushtuan fytyrën e saj butësisht. Përpëliste qerpikët. Ajo nuk mundi t’i rezistonte ndërsa ai e afronte sa më shumë vetes së tij. Një pjesë e buzëve të tij, ndjehu kripën e lotëve që binin në faqet e saj. Me gjuhë fshiu ato. Butësisht. Ngrohtësisht. Me një lëvizje të shpejtë, lakmuese, ai e kapi atë nga shpatullat. Ajo

me të njëjtën shpejtësi i zbërtheu pantallonat. I shtyhu me forcë poshtë këmbëve të tij. Kofshët e saj u mbërthyen fort në kryqet e Viktorit. Penetroi. Goja e tij gjeti të sajën me afsh. Shijonte atë. Gishtat e saj kruanin lehtë faqet e tij të parrojtura.

Një ofshamë doli nga gjoksi i tij, -një hungërime kënaqësie e dëshire mashkullore. Krahët e tij rrokën atë fort, madje më fort se fort , për të cilën ajo priste shijen e mirë, të këndshme të takimit me të. Gjunjët e saj u stepën, tërësisht. Viktori ngriti

kokën. Pranvera e vështronte me sy të ngazëllyer;

-Si u gjendëm këtu, ne të dy…-i pëshpëriti në vesh.

-Dëshira ime kokëkrisur, për ty e për veten time-i foli ai qetësisht. Një e dridhur e përshkoi atë ndërsa afshi i tij i nxehtë preku buzët e saj. Rrëmbeu gojën e saj. Zhyti në të gjuhën. Kërkonte ethshëm të sajën. Ndërsa duart

e saj përkëdhelnin shpatullat e tij, Viktori ofshante. Ajo e kuptoi se ai po humbiste kontrollin. E mbyti me puthje në buzë, gushë, pjesën e lartme të gjoksit. Kafshonte me dhëmbë bluzën e saj, derisa ata kapën thithat e gjireve. Një rënkim doli nga ajo, dhe

lëvizi instiktivisht ngjitur fort me Viktorin. Trupi i tij gëlonte ndaj të sajit. Fytyra e tij ishte mbuluar nga djersët. Vrimat e hundës hapeshin-mbylleshin nga ofshamat. Sytë e saj përhumbeshin. Ai lëviste kundrejt saj, duke e bërë Pranverën të ndjente në

çdo centimetër, atë çfarë ai dëshironte. Ajo ofshante ndjeshëm e ngrohtë. Edhe ai lëshoi një tingull. Ajo e dëshironte atë të ndalonte, dhe në të njëjtëen kohë ajo dëshironte që ai kurrë të mos ndalte.

-Viktor,-zëri i saj dridhej. Viktor…

Por goja e tij mbuloi të sajën, duke penetruar më thellë, ndërsa kryqet e tij ledhatonin atë ngadalë. Dridhshëm, e përflakur, ajo i jepeshe e tëra, duke kërkuar më shumë.

Për një çast ai ndali.

Ai e peshoi në krahët e tij. E uli lehtas në krevat. Ajo nuk fshehu asnjë pjesë të trupit të saj. Ai merrte çfarë ai dëshironte, duke e kthyer anash, ngritur lart, rrokullisur atë në të gjitha anët, gjithmonë me kujdes e kërkues. E puthte poshtë krahëve, të ndënjurat, në të gjithë trupin. Ajo ofshau nga një dëshirë e papërmbajtur.

-Viktor, të lutem. E ndjej je shumë pranë, të lutem Viktor…- belbëzoi ajo. Rrëmbeu kokën e saj, e puthi. Ndërsa gishtat e tij përkëdhelnin feminitetin e saj.

-Ti nuk do që unë të ndal, shpirt, Ja tani…

Futi kokën mes kofshëve të saj. Gjuha e tij ledhatonte çdo ind delikat në brendësi të kofshëve. Ajo ishte e fortë, e lagësht. Duart e saj luanin me flokët e tij. Ofshante lehtë. Këmbët e saj pushtuan fort kokën e tij. Trupi

i saj lakohej, tendosej- …-këtu, të lutem, më shumë, tani……E morri nën vete. Penetroi me kujdes përsëri. Fort. Thellë. Pranvera ishte e tëra dashuri.

-As mos e shko në mëndje të ndalësh tani- murmuriti ajo.

Ai hungërinte dhe lëvizte. Ndjenja, që ai ishte brenda saj, shkonte përtej kënaqësisë që ajo po përjetonte.

-Pranvera-thirri ai emrin e saj, mes rënkimeve.

-Viktor, Viktor-përsëriste edhe ajo emrin, nën efektin e orgazmës. Qëndruan për një çast me trupat mbërthyer fort. Ai ia puthte , ballin, sytë, buzët, mjekrën.

-Ishte piedestale- belbëzonte ajo.

-Kështu do të jetë gjithmonë- ia kthehu ai.

-Unë bëj vetëm fantastiken! Qeshte, vetëm qeshte si lozonjare. Ai e pushtoi fort. Qeshnin të dy….

***

Rrudhi vetullat.

-Ai është imi, tani-i tha vetes Pranvera, ndërsa ishte përpara pasqyrës. Kapi flokët prapa me një kapëse, të së ëmës. E çmonte atë si një kujtim të rrallë. Vështroi çdo pjesë të makijazhit në fytyrë. E kishte trashëguar nga

e ëma, teksa e këshillonte;

“Bëj një makijazh të lehtë në tiparet më të bukura për t’i nxjerrë në pah ato”. Kur koha e thërriti atë, ajo ishte e gëzuar, e lumtur që ajo kishte përfituar artin e bukur të letërsisë, gazetarisë. E ndjehu, që ja kishte dalë.

Kishte arritur qëllimin e saj. Punë në radiotelevizion dhe Viktorin.

Treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë! Pesëdhjetë e dy javë! Dymbëdhjetë muaj! Që ajo punonte për Televizionin. I duhej të jetonte me egon e sfidës! Doli në korridor. Ecte drejt studios. Te dera e saj ishte Viktori. Hodhi sytë

rrotull. U sigurua që askush nuk ishte aty.

Ai dhe Ajo!

Ai e përfshiu nga beli:

-Nga fundi i javës do të jemi bashkë të dy.

-Ti me mua në krevat. Dua të më tregosh përsëri, se çfarë na pret më shumë në të ardhmen, jetën tonë, fatin tonë!- i tha ajo. Ai ja morri duart në të tijat:

-Unë të mendoj shumë, shumë. Të dy do të jemi. Ti e di tashmë se cili jam unë, si e kam bërë jetën, si jetoj unë. Unë kam pasur femra të tjera në krevat, por jo si ty. Asnjërën!

-Ndoshta unë jam më naivja. Dua të jem femra e fundit në krevatin tënd. E vetmja!-i foli ajo pa i shkëputur duart prej tij.

-Pranvera, zemra ime, nga ky moment je vetëm TI! Dje morri fund divorci.

-Ajo shtrëngoi fort duart e tij.

-A e dëgjon?- e pyeti ajo.

-Çfarë?

-Shqipja e Andeve- i tha ajo. Krahët e saj pushtuan Viktorin.

-Kurrë nuk do të ndalë!- i tha ai.

One thought on “Kafeqefi / Tregim nga Raimonda Moisiu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s