Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

 

Luljeta Gjosha Pashollari

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

 

 

Ç’PO NDODH KËSHTU NË GLOB

 

Pse po ndodhin në glob gjithë këto çudi?
pse u shkatërrua në masë çdo dashuri?
Pse njerëzit e sotëm janë tjetërsuar,
në përbindësha të çmendur janë shndërruar?

Të gjitha ndodhin nga injoranca e tyre,
dhe gjaku i tyre është bërë pa ngjyrë.
Për ta kuptuar nuk duhet shumë filozofi,
Kur njerëzit jetojnë pa ligje e pa dashuri.

Shumica nocionin e jetës asnjë nuk e di,
Jetojnë vetëm për një copë buke si bagëti.
Harrojnë çdo gjë, veç mashtrojnë e gënjejnë,
Por Zoti në derë ua çon e jeta ua shpërblen…

Gënjeshtra këmbët të shkurtra i ka,
mos u gëzoni që njeriun e bëtë fukara,
zemra juaj me faj e gjynahe është ngarkuar,
Dhe Zoti në derë ligësinë ka për t’ua çuar…

 

 

 

UNË E DI QË TI MË DO…

 

Zemrën e plagosur askush nuk ma ngroh,
Vetëm ti, i dashur, në hapësirën bosh,
S’e paskam ditur sa mirë më ke edukuar,
Erdha te ty e vogël, s’më le për të gabuar.

Mësimet e tua, i kam vënë në jetë përherë,
Po për jetën time pse s’mendove njëherë?
Fëmijët u rritën, në çerdhet e tyre cicërojnë,
Kafazi im ka mbetur pa ty përgjithmonë…

Ditët ikin, muajt dhe vitet fluturojnë,
Zemra ime dhe ndjenjat ty të kërkojnë.
Unë e di që ti më do, këtë unë mirë e di,
Po detyrën që të lashë mbaroje në dashuri.

Dashuria jote e zjarrtë me djeg si vullkan,
Afrohu, i dashur, të të kem gjithmonë pranë,
Nga kjo botë mizore, dua të më shpëtosh,
Se njerëzit janë bërë ujqër dua të më mbrosh.

Kur këto vargje të lexosh, s’dua lotë në sy,
Dashuria jonë të jetojë gjer në përjetësi.
Mbase jam e lodhur e ty te kërkoj gjithmonë
Të më shtrëngosh fort, të ndezim zjarrin tonë.

 

 

 

Ç’ PO NDODH KËSHTU NË GLOB

 

Pse po ndodhin në glob gjithë këto çudi?
pse u shkatërrua në masë çdo dashuri?
Pse njerëzit e sotëm janë tjetërsuar,
në përbindësha të çmendur janë shndërruar?

Të gjitha ndodhin nga injoranca e tyre,
dhe gjaku i tyre është bërë pa ngjyrë.
Për ta kuptuar nuk duhet shumë filozofi,
Kur njerëzit jetojnë pa ligje e pa dashuri.

Shumica nocionin e jetës asnjë nuk e di,
Jetojnë vetëm për një copë buke si bagëti.
Harrojnë çdo gjë, veç mashtrojnë e gënjejnë,
Por Zoti në derë ua çon e jeta ua shpërblen…

Gënjeshtra këmbët të shkurtra i ka,
mos u gëzoni që njeriun e bëtë fukara,
zemra juaj me faj e gjynahe është ngarkuar,
Dhe Zoti në derë ligësinë ka për t’ua çuar…

 

 

 

MBILLNI, O NJERËZ, VETËM DASHURI !

 

Kam shumë miq që mua më rrethojnë,
Vargjet m’i lexojnë dhe komentojnë,
Thonë: të duam të qeshur si gjithmonë,
Se impulse pozitive ti na transmeton…

Po të isha zanë mali me shkopin magjik,
Kudo do të mbillja si lule dashurinë,
Kurrë s’do të lëndoja asnjë njeri,
Se kam etikën time e rritur me dashuri.

Do krijoja parqe me lule plot aromë,
Kush të kish nevojë plagët t’u mjekoj,
Do të mbillja kudo vetëm mirësi,
Më shume se sot globi të kish harmoni…

Hallet s’më lodhin më shumë më forcojnë,
Festen, siç i takon, në koke ia vë kujtdo.
Para ca kohe kam bërë një poezi,
Virtytet e mija i kam rreshtuar një për një.

Unë jam bije Kanine, bijë Labërie,
Jam shqiponjë mali, që fluturoj në qiell lirie.
Nga tallazet e jetës s’kam frikë kurrsesi,
Mbillni, o njerëz në këtë tokë vetëm dashuri.

 

 

 

DO PUTHEM ME RETË

 

Do puthem me retë, do puthem,
do puthem se më falin qetësi,
dhe shpirti im fluturon aty tutje,
në hapësirën ku ndodhesh ti…

Do puthem me retë, do puthem,
se aty nuk ndodhesh vetëm ti,
në atë hapësirë të gjerë, do futem,
ku janë rreshtuar dhe shumë të rinj.

Se zoti i zgjedh të gjithë të mirët,
dhe i strehon ata në gjirin e tij,
Por yjet që ndrisin më shumë në qiell,
je ti dhe të gjithë të dashurit e mi.

Do puthem me retë, do puthem,
dhe te Hëna e bukur do gjej qetësi,
sepse shkëlqimi i saj vezullues,
ndriçon rrugën për të ardhur tek ti.

Do shtrihem, në harkun e saj të praruar,
të të pres ty në takimet tona qiellore,
të më tregosh dashurinë e pashuar,
të më mbështjellësh në gji si dritën diellore.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s