Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

Valbona Hani

Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

 

MË PRITE

 

Më prit se do vi,dhe ora tik-takun ndali,
Të marrë pak ajër,nga bezëqëshja jote.
Të stolisë pak bredhin e shpirtit me dritë
Ta zbukuroj,me shikimin e një ylli që ndrin.

Më prit ashtu i heshtur,si ajri që thith,
T’m përqafosh gëzimin,dhe urimin bashk.
Të ngrejm një god,për dashurinë që falëm,
T’japim dhurat njëri- tjetrit,besën për lumturinë.

Më prit,do vi të prek pak lumturi pranverore,
Shkallët ti ngjisim bashk,bashk dhe koridoret.
Dhe lexo sytë e mi prej ëndrre,përmbi zjarre,
Shuaj dhe mallin,ethshëm ma rrëmbe dhe gjakun.

 

 

 

ZHYTUR NË DETIN E NDJENJAVE

 

Zhytur në detin e ndjenjave,
Ashtu e zhveshur nga mëria,
Me pastërtin e shpirtit të etur,
Lundron mbi dallgë dashuria.

Si ujëvara rrejdh lirshën mendimi
Fluturon të kap yjet që shëndrisin
Ah,kjo buzëqeshje dehur shpirti.
Me rrezet e diellit,ngroh dhe detin.

Nën dritaren e jetës,vozit lirshëm,
Ditët më të bukura ja bënë shpirtit.
Ky detë i lumturisë mos shteroft kurr,
Vargun e poezis,gdhendur dhe në murë.

Ajo rritet dalëngadal rrënjët i ka të thella,
Si një lisë i fort qëndron,në zemrat tona.
Kur sytë komunikojn,shkruhet dhe kënga,
Një jetë plot dashuri,s’ka çi duhen miliona.

 

 

 

HESHTIM TË DY

 

Hështim të dy,nën dritën e Hënës,
Flasim me sy,me djenjën e zemrës.
Jemi një piktur në qiellin e ngjyrosur,
Me xhevahire zbukuruar,tham dhe lotin.

Dora prek ndjenjën,që ç‘mendet në altar,”
Mimika e fytyrës skuqet,e djeg si zjarr.
Ti dallëndyshe që fluturon mbi dallgë..
Merrm’ me vete,ti tregoj Universit këtë përrallë.

Heshtim,heshtim të Dy,ee çna duhen fjalët?
Kur zemra flet,dora prek,lëkura në djers u tret.
Në kraharorin tënd,zhurmojn epshëm fjalet e ëmbla,
Syri penetron lirshëm,me kënaqësin e ndjenjës…

Jam me Ty,e të dy sëbashku në heshtje dashurojmë,
Do jetojm vite…ndoshta dhe shekuj do kalojnë…
Të dehur do t’jemi të dy,prej ketij zjarri që na tundon,
Shikimin që të japin ata sy,digjemi në heshtje të DY!!!

 

 

 

SHPIRTI I NJË ËNDRRE

 

Sado të hesht buza,shpirti këndon,
Në shtratin e Diellit futet,tinguj lëshon.
Dehur nga malli,lëkurën e butë ledhaton,
Buzëqesh syri,shpirti gjumin nuk e njeh.

Shpirti i një ëndrre,gjithë natën kalëron yjet,
Shkel në gjurmët e ditës,pa zhurmën e erës.
Shpllodhet në krah jete,dimrit i falë veç Diell,
Gazi,e lumturia stinën e kthejn në pranverë.

Shpirti i një ëndrre nuk shuhet,të ket dhe tri jetë,
Lundron në Qiell te hapur,shkarkon dhe retë…
Pranë zjarrit të dashurisë,shuan mallin që përvelon,
Tufë yjesh,dhe hena buzagas,përmbi mal qëndrojnë.

Endërro shpirt shtegëtari,fluturo në kaltësi pa fund,
Jepi jetës ëmbëlsin,dashuro dhe kur s’ka stinë
Këndo këngën e lumturisë,gdhendur shkronja argjëndi,
Përmbi qerpik thaje lotin,urdhërin e shpirtit tend dëgjoje…

 

 

 

TI DASHURIA IME

 

Ç’po ndoth me ne të dy”kënga në s’fond,
Të vështroja të bukrit sy,e Ti të mijat buzë.
Gjoksi të frymonte,zemra sa s’dile prej vëndi,
Këndoje,e me krah mendimi,lart fluturoje…

Ti dashuria ime,dritë që depërton lirshëm,
Brenda trupit pushtuar bërthamën e qelizës,
M’ke ndryshuar ADN-në,s’jam më në tok,”
Lirshëm flururoj si dallëndyshe,në tjetër botë.

Ti dashuria ime,qëndro pranë botës time,
Kam një botë,plot ëndërra të larmishme.
Shqisat tona të lidhura gërsheta të vogla,
Rrotull ndjenjës,ndezin gjakun nëpër vena.

Ti dashuria ime,më falë një botë plot kuptim,
Të dy së bashku ëndërrojm,Planetin Afërdit.
Atë ditë magjike,e shkruajta në ditarin tim,
Vjersha kam thurur plot,vargu del nga shpirti.

Ti dashuria ime,sa vjen e po më ç’mend”
Rrugët e qytetin,i shoh me dritën e syrit tënd.
Vallëzoj dhe kur heci,me këngën e dashurisë ton,
Ç’po ndoth me ne të dy”kënga në s’fond…!!!

 

 

 

ETHSHËM MË RRËMBEN

 

Ethshëm ma rrëmbeve shpirtin?
Mbi petale lulesh shtratin ja ngrite.
E mbledh nektarin me puthje drite,
Ushqen ëndrrën,që bashk e ngritëm.

E etur do t’jem për dashurinë pa skaje
Për puthjet e embla,që të djegin faqet.
Mbjellur ndjenjën pasqyrë e syrit,t’retur,
Ujitur me lotë gëzimi,të endrrës së fjetur.

Buqet vargjesh shkruar për lumturin tonë,
Kurorë thurur yjet,thirrur malet për dasmor,
Këngë që ngjall admirim,buzëqeshje,drite,
Kjo zemër e heshtur,gjoks shkëmbi shkriu.

Ethshëm ma rrëmbeve dritën e syrit,
E mbolle në shpirtin tënd prej ëndrre.
Aty brënda një kopësht i bukur poezie,
Syve i fala dritën,zemrës time Ti dashurinë…!!!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s