
Poems by Alma Feruni CRAZY TIME, rebellion take … Hardy time, rebellion to receive We dance Mort, we macabre sense At a table with tears, this world wept Inverted bowl, the fate arranged .. Time taken, … Continue reading
Poems by Alma Feruni CRAZY TIME, rebellion take … Hardy time, rebellion to receive We dance Mort, we macabre sense At a table with tears, this world wept Inverted bowl, the fate arranged .. Time taken, … Continue reading
POETAS DEL MUNDO OBTIENE DESCUENTOS HASTA EL 75% CON COPA AIRLINES Para los escritores y poetas que participen en la Feria Internacional del Libro de La Habana del 10 al 22 de febrero 2016 CHILI-Santiago: Debido a este … Continue reading
Poezi nga Teuta Osmani SHPIRTI Në këto ditë të ftohta ,të bardha si dëbora qëndisur një imazh i jetës sime në kohëra ku shpresat dhe ëndrrat lidhnin fjongot në gërsheta më kujtojnë vajzërinë e pafajshme dhe … Continue reading
Poezi nga Dhimitër Nica LULET E ZEMRËS Për lulet e zemrës që rriten pambarim, do puth të shtatë qiejt e femrës e prapë miq, zor se gjej shërim!… ” MODERNITET…” Po jetojmë … Continue reading
Mushka që polli dy herë… Nga Rezart Palluqi Në Tokë, askush nuk mund ta mohojë më se mushka nuk pjell. Ndërsa deri përpara shekullit të njëzetë, kjo lindje mbartte një profeci shkatërrimtare, sot, ajo shihet … Continue reading
AMAZONA E POEZISË EROTIKE SHQIPTARE Nga : Vangjush Ziko Duke lexuar poezitë më të fundit të poetes Fatime Kulli, nuk e di pse m’ u kujtuan amazonat mitologjike, gratë luftëtare antimaskiliste. Ato nga njëra anë … Continue reading
Poezi nga ELIDA Bucpapaj NUK SHKOJ KURRË MA NË MITINGJET E TYNE nuk do të shkoj kurrë ma në mitingjet e tyne të dëgjoj si do të na rrejnë ca rrejtarë të dalë boje … Continue reading
Poezi nga Kolec Traboini ATDHE I NEVERITUR… Dikush kërkon ta shuaj farën arbërore e të mbjellë në këtë vend mizorinë këtu në këtë shkreti ndjesish e flashkje ëndrrash rinore ku ca vrima plakash të marra e krimba … Continue reading
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista NATA E KRISHTLINDJEVE U zbukurua ndryshe bredhi i gjelbër Degët rënduar, mbushur me dëshira Ëndrrat, lutjet dhe puthjet janë atje, Dhuratë për ty nga unë më e mira. Nata e Natalies … Continue reading
Poezi nga Mite Tabaku Pajetësi Shekuj të mbushur me vlerë pa vlerë, Vite të përbërë nga arritje zero, Muaj të zbrazët brendësisht, Ditë endacake kalvarit të jetës. Jetë! Jetë që rrjedh shtratit të ekzistencës E teksa … Continue reading
Poezi nga Vjollca Tiku Pasku
GËZUAR KRISHTLINDJEN
Mes bardhësisë ndihem një flok bore,
si një ëndërr e bardhë që bie nga qielli,
buzëqesh e luaj me mjekrën e dimrit të çalë,
teksa puthem e shkrihem me tokën ngadalë.
Muzikë kristalesh nga lira e paqes qiellore,
kërcehesh në fishkëllimën e erës lozonjare,
herë në tufëza bashkë si dritëza të reja nate,
herë veç e veç si petale rënë nga duart e engjëjve.
Në perdet e fshehura të reve të larta,
zgjidh siparin për një urim me borë,
Gëzuar Krishtlindjen për mbarë njerëzimin,
drita e Krishtit ju dhëntë bekim.
NDARJE
Ik përgjithmonë nga ëndrrat e mia
nuk e kupton pse duhet ta fsheh?
Vërtet e ka një fund dashuria,
vjen dhe ftohjen e fton të hesht.
Qetësi e gënjeshtërt mbizotëron,
asgjë e ngrohte s’ndihet mes nesh,
si dy te huaj që ndajnë një dhomë
pa u njohur kurrë në këtë jete.
Ndonëse ne bashkë këndonim
si bilbilat në degët e natës me ëmbëlsi,
derisa reflekset e agimit na vëzhgonin
përqafuar në skenën e qielli me dashuri.
Ti merrje diellin kur lindte mëngjeseve,
me dritën e tij më dhuroje lumturinë,
puthjet rendnin një nga një e ti ndezje
një galaktikë diejsh dhe poezi me rimë.
Si u bë shkumë kjo botë zemre me diamante?
Si u bë erë e kripur rrëshqitur nga sytë tanë?
Fitili i përrallës së ndezur në ujë u fik e ngjante
me një shkretëtirë ku si dëshmi e detit fosilet u lanë.
Kur ikën ti dashuri lë pas lot e gjurmë te hirtë
ATDHEU IM
Altar i djepeve të heroizmave,
granit eshtrash i të parëve të mi,
Nga shkëndija e dashurisë sime ,
kërkoj dritën e syve të tu.
Nga gjethet e arta të historisë,
kërkoj rilindjen e ëndrrave të tua.
Nga harpa e melodisë së gjoksit tënd ,
kërkoj refrenin e dashurisë tënde.
Atdheu im .
Numëroj kapak sysh jetim,
për një përkëdhelje atërore.
Numëroj zi kraharorësh,që u përvajen
nga krahët e zinj të mortjes .
Numëroj yjet që u fikën ,
e lanë hirin e brengave pas.
Numëroj shpirtëra dimrash ,
që luten të vijë pranvera ..
Atdhe im.
Në kurmin tënd të lëngët ,prek kristalinën blu.
Enigmës së përzhitur ,thyhet instrumenti i kohës.
Dallgë tragjedish , ulurinë spazmat e vdekjes.
Vozitje të dëshpëruara duarsh ,që u thithën prej trillit fat.
Shpresa të mbytura në mugun e fshehtësisë tënde.
Bukuri të këputura prej sepjeve vrastare.
Kujtime petalesh që treten në rrëke lotësh .
Brymë e zezë pikur në data dhimbjesh.
Atdheu im.
Dua të qaj me lot yjesh, që fjongoja e kuqe
e dashurisë të lidhë dy trojet tona .
Dua të qaj me lot bletësh ,që të përhapet
poleni i shpresës së jetes .
Dua të qaj me lot të diellt , të shkrijë,
frustrimin e akujve të errësirës.
Dua të qaj me lot xixëllonjash,
që drita të çelë në mykun e natës .
Dua të qaj me lot bore , të mbijë gjelbërimi
në shkretirat ranore.
Atdheu im,
Nga buzët e pupurta të horizontit tënd,
dua të puth klimën e një agu të ri.
Nga qielli i endur me fijet e varfërisë,
dua të puth një tezgjah me vegje të re,
Nga degëza rrezesh të mbetura peng,
dua të puth një diell të ri.
Në shtatin tënd dua të puth ballin me kurorë,
xhevahirësh pranverë, të erëmoj dashuri…
VJESHTË NË HANOVËR
U mahnita nga bukuria një shelgu në kopshtin e Hanoverit,
nga pafundësia e bronztë me kundërmim vjeshte,
nga drita që lëshoi rreth meje enigma e pemës,
me flladin e përkëdheljes me frymë gjethesh.
Bëj të hedh një hap të iki drejt një liqeni të qetë,
ma pret hovin me një gjerdan të gjelbër në këmbë,
një karficë brilante më kalon në flokë me një degë,
dhe në krahë me një dredhkë ledhatare më tërheq.
Një dridhmë përshkon gjithë qenien time,
si një zog me krahë të padukshëm era më qarkon,
teksa vështrimi im ndalon tek engjëjt e bardhë re,
pëshpërit nën zë “do vij të shoh në pranverë shelg”.
LERMË TË SHKOPSIT DRITËN TËNDE MOJ HËNË
.
Lermë të shkopsit dritën tënde moj hëne…
shtatë kopsat e diellit në jelekun tënd,
të bien në tokë……
shtatë agime të çelin njëherësh ,
shtatë ngjyra të pjalmojnë botën.
Lermë te shkopsit dritën tënde moj hënë,
zemra e perëndimit të jetë e kuqe pa ngrysje,
mëngjeset të gdhijnë me aromë prilli,
zogjtë të luajnë kadencën e fshehur në gushë.
Lermë të shkopsit dritën tënde moj hënë,
ndriçimin tënd ta mbledh në kapitelet e larta,
ta grish në kullat e gjelbërta të vetmuara,
të ndez llambat e yjeve të ylberta të erëmoj jeta.
Poezi nga Sabrie Selimaj SHENJTORE Plagën dhimje e mjekove, se nga dhimbja, ti ke lindur, botën mbarë e mrekullove dritë nga shpirti i dhurove Shenjtore bijë Arbërore si pëherë zemër bujare është dhuratë e Perendisë … Continue reading
Poezi nga Lumo Kolleshi FUNDVIT I DALLDISUR Parakalojnë dekorata Të shpifura, Pas tyre në radhë medalje (Dy faqe kanë pasur dhe këto gjithmonë). Pak me tej çmime (ç’mi-nj) të fryra me hormone. Dhe nuk mbaron … Continue reading
Një shqyrtim i shkurtër analitiko-estetik se pse libri “Vrima” i poetes Rita Petro nuk duhet të merrte çmimin e një institucioni kombëtar. ( “Provokimi” i rëndomtë erotiko-seksual nuk mund të jetë ngjarje kulturologjike kombëtare. ) Nga : … Continue reading
PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI ME POEZI TE PA BOTUARA ME TITULL ’’SHPIRTI ME KOSTUM’’. Vlerësime nga Faslli Haliti dhe Visar Zhiti për poezinë e poetit Miltiadh Davidhi. I dashur Miltiadh, Edhe sot, … Continue reading
Poezi nga Genta Kaloçi
DHIMBJE!
Një shtet pa themele,
Një politikë pa vizion,
Politikanë marioneta.
Një popull i përhumbur
Me dinjitetin e shkulur
Nga ky makth shumëvjeçar
S’po mundemi të zgjohemi.
Një e fshirë gome
Gjithçka zeroi,
Ëndërrat, sakrificat,
E ardhmja u mallkuan
Në saharën e mëndjes,
akullnajën e ndjenjave,
Përballemi si gladiatorë.
Në tempullin pa pelegrinë,
Ne ndodhemi pa busull.
Shikimin e humbëm,
zemrat i mbyllëm,
mendjet i komanduam.
Ku gjithçkaja, asgjë
Dhe asgjëja, gjithçka
kur vrasësi dhe viktima
Me lotë gjaku të vajtojnë
kur zjarrmin, populli
në vena do ndjejë,
Sërish do jetoj.
Tiranë, 22 nëntor 2014
Vrima e Petros, e im atë, Petroja pa fat!
Nga Genta Kaloçi
Shumë debat po bëhet për vrima e çmime këto ditë dhe un dua të ndaj me ju përvojën time në lidhje me lajmin. Kur dëgjova për herë të parë këtë vrimën e Petros, instiktivisht më vajti mendimi te babi. E them lidhjen me tim atë në shpejtësinë e të dhjetave të sekondës për faktin e të vetëm faree se ndanin të njejtin emër rastësisht me të autores së veprës së arrirrë artistikisht. Emri i tij petrit (petro), menjëherë thash ç’patën me vrimën e tij ka tre vjet që ka udhëtuar e ndërruar jetë, as atje të qetë se lënë.?.
Dikush nga ju direkt ka menduar me të drejtë se e lidha me tim atë për faktin e hedhjes së farës së krijimit tim në vrimën e së famshmes vrimë të sime ëme.
Dikush tjetër ka menduar se unë kam komplekse me ekzistencializmin tim, probleme me penisin dhe vrimën në veçanti, sesa me vetë artin që përcjell poema në fjalë. Mbase vërtet ka diçka të saktë në të gjitha këto, konfliktin tim të vazhdueshëm me penisin e tim atë, me penisin mashkullor në tërësi, por nuk munden të më shesin vrimën për art këtë kurrsesi.
Kjo luftë e orëve të fundit për vrimat e penisin më sjell në mëndje një tjetër autor të shprehjes së famshme ‘cherche la vrimë (femme)’, mesa duket periudha shekullore, intelekti i kohërave moderne e dëshifroi mëse të saktë mesazhin që na dërgonte.
Një tjetër shqetësim që përballemi këto orë të suksesit arritjes artistike kombëtare është se vrima pas një kohe të gjatë presioni shekullor, tabush e një shoqërie të varur me vetëdije dhe pavetëdije na ka sjellë në këtë derexhe të sotme.
Liria e fjalës e abuzimi me të i ndan një fije e hollë pothuajse e padukshme. Aftësia të lozësh me fjalën, të argumentosh pa fyer shqisat njerëzore, të krijosh shprehje, risi në figura letrare kjo është aftësia e autorit dhe mundësia e krijimtarisë së tij në hapje horizontesh.
Përpjekja të na përcjellin disa fjalë të renditura tek tuk e kuturru pa pikën e artit, estetikës, tonalitetit, muzikalitetit të fjalës kjo është thjesht vulgaritet dhe përcakton dështimin e arsimit, kulturës, etikës, elitës së kësaj shoqërie të shkërdhyer në vrimë nga penisi i jargavitur që varet mbi kokat tona si skulpturë madhështore e kohërave moderne. Të quash vrima e penisë që valviten dhe ngrefen e ulen me jargavitje vepër arti me çmim o duhet të jesh i marrë o si mbreti i përrallës lakuriq.
Nëse të shpërbësh poezinë për të arritur të kuptojnë disa analfabet artistik më mirë po heqim alfabetin s’e gjuha u xhvesh komplet. Nëse sërisht kjo vepër ka vlerë artistike meqëse sipas disave na vërteton e na thonë troç se jemi produkt dalje vrime atëherë fjalët janë bosh e medalja konfirmon të vetmen gjë me vlerë e mend, dështimin e shoqërisë sonë.
Vrimat kanë marrë dhenë penisat po fluturojnë kudo e ngado të lumtur e jargëzuar e po bëjnë qef më në fund, erdhi fundi i kërkuar. Çlirimi I femrës e i mashkullit ka arritur kulmin, komplekset seksuale, tabutë u sh’përbënë megjithatë lexues të nderuar, falje ju kërkoj vepër arti nuk e quaj.
Poezi nga Miltiadh Davidhi UNË,ZËRI I FËMIJËS,FIJA E BARIT DHE PIKA E LOTIT… I shtrirë në krevatin E ëndrrave, Shpirti im, nga maja E flokëve, E deri tek këmbët E mardhura, U lag i gjithi nga meraku, … Continue reading
Poezi nga Nazim Hikmet U ZGJOVE TI E BUKURA IME Karriget flenë në këmbë dhe tryeza. Qilimi është shtrirë gjerë e gjatë në shpinë me gjithë qëndismat e përdredhura. Fle pasqyra. Sytë e dritareve i … Continue reading