NATA E KRISHTLINDJEVE
U zbukurua ndryshe bredhi i gjelbër
Degët rënduar, mbushur me dëshira
Ëndrrat, lutjet dhe puthjet janë atje,
Dhuratë për ty nga unë më e mira.
Nata e Natalies yjet po i bën kordele.
Ëngjëj pa fund vallzojnë rreth pemës
E bredhi jam unë e tëra përkëdhelje
shtri dorën e merre këtë zemër.