PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI ME POEZI TE PA BOTUARA ME TITULL ’’SHPIRTI ME KOSTUM’’. / Vlerësime nga Faslli Haliti dhe Visar Zhiti për poezinë e poetit Miltiadh Davidhi.

 

PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI ME POEZI TE PA BOTUARA ME TITULL ’’SHPIRTI ME KOSTUM’’.

 

 

Miltiadh davidhi

 

 

Vlerësime nga Faslli Haliti dhe Visar Zhiti për poezinë e poetit Miltiadh Davidhi.

 

 

I dashur Miltiadh,

 

Edhe sot, si pèr librin me poezi me titull ‘’Ujèvara Hène’’mund të shkruaj pèrsèri pèr librin tènd tè ri tepër origjinal e me atmosferë e klimë qytetare, shqiptare, tepër moderne, pa rënie në zona e gracka globaliste poetike të cilat nuk çojnë as frymën as kolorin as ritmin, kadencën, timbrin, melosin, klimën shqiptare, në vendet evropiane, ku ndodhen poetët, muzikantët, piktorët dhe, jo vetëm kaq, por përgjërohen, që ta popullojnë poezinë me lule fluoreshente si stoke të magazinave letrare të përshtatshme vetëm për tregun letrar gabi.

Çdo poezi e librit tënd më të ri ‘’Shpirti me Kostum’’ është një ngastër, vatër, plot kallinj poetikë, ku rreshtat, rrokjet, sintagmat, ngërthejnë mendime, ndjenja, emocione, tone të moderuar, gjendje shpirtërore, gjetje origjinale kolombiane, zbulime zonash të pasura poetike, në thellësitë e të cilave ruhen brilante e plot gurë të çmuar, ende të pa eksploruar.

Si poet tepër i talentuar, ti nuk i vjen anash askujt as diellit të kësaj apo asaj «yllësie» apo të këtij apo atij «ylli», por me poezinë tënde hënore e diellore njëherësh, ecën po aq orientueshëm si në udhët e vendlindjes, rrugicave të fshatit edhe në autostradat e metropoleve të Evropës, sepse ti e njeh mrekullisht gjithë sinjalistikën e rrugëve evropiane, siç njeh edhe sinjalistikën e shpirtit njerëzor si dhe projektin fin të poezisë botërore me gjithë ingredientet e saj.

 

faslli-haliti

 

Faslli Haliti

Tiranë, 20 nëntor 2014

 

 

 

I dashur Miltiadh,

Poezitë më lanë përshtypje të mirë, të ngrohta, pa ndonjë bujë e rendje pas metaforave trallisëse, por me imazh, me atë magjepsjen e rishtarit, se kur bëhesh mjeshtër ke humbur diçka a shumëçka nga magjepsja e duhur për poezinë.Ruan limfën e jetës, kjo më duket më e rëndësishmja, keni vëndlindje, mjerë poetët që nuk e kanë atë. Ndjen dhe dashuron, të domosdoshme për poezinë kudo qoftë ajo… Poezia juaj ka ngritje në shprehje e imazh dhe në gjëndjen poetike që përcjell.

Unë çmoj dëshirën Tënde dhe pasionin për poezinë dhe uroj të mos e humbni,keni poezi të freskët,të natyrshme,pa shumë teknika e rafinime,kjo ju bën më spontan e më të veçantë…

Në poezinë tënde ka natyrë, frymëmarrje të saj dhe duket sikur poeti që zgjohet brenda teje merr nga fryma e natyrës duke i dhënë nga e vetja dhe prej kësaj përzierje duket se krijohen peizazhet përreth.

Kjo të ka dhënë më shumë natyrshmëri, prandaj kam të drejtë të lakmoj limfën nëpër vargje, që e ndjej se është rremb i blertë që shfaqet dhe zhduket. Peizazhi yt thërret në heshtje dritën dhe ajrin, aq sa do të doje, aq sa përfton dhe ndjell me metaforen Tënde. Dukuritë natyrore tek Ty shndërrohen në ndjesi dhe e ansjellta.

Drita s’kuptohet në rrjedh nga yjet, është nga ujrat e agsholeve apo vezullime të vegimeve.Në poezi ka zëra, fëshfërima, fërgëllima, valëzime, mugëtirë dhe heshtja sikur flet, ka udhë, trena, vela, flatra, dashuri dhe fëmijë, buzëqeshje që shndërrohen në lule dhe maskat duken si tregu më i keq i jetës, ndërsa poeti mes kësaj begatie rri dhe përsiat: e krijova unë këtë botë, jam unë demiurgu apo u krijova unë prej saj?

Kjo mëdyshje, ky mund kërkues, sikur e krijojnë poezinë, që herë merr forma imazhiniste dhe fjala ka ngjyrë dhe herë-herë impresioniste, ku fjala ka tingull.Ky është kahu, sipas meje, dhe unë kështu e lexoj, për atë që ke thënë, por sidomos për atë që ke dashur të thuash.

Edhe në poezitë me “teme sociale,” si të gazetave, ti duket sikur kërkon të denoncosh poetikisht se sa të tjerët janë të lidhur me natyrën, sa ekologji ka në bëmat e tyre dhe sa e kanë dëmtuar ata mjedisin poetik dhe veten metaforike. Një ambicie e tillë të bën të ecësh nëpër rrugica ajri, i interesuar për tejdukshmërinë si një sinqeritet që po harrohet. E çmoj vokacionin Tënd.

Gjithë të mirat dhe vërtet mbase këtë bisedë e vazhdojmë para një filxhani kafeje a gote me verë, a me një degëz pranvere ndër duar, këputur nga ndonjë poezi…

 

visar Zhiti

 

Visar Zhiti

Tiranë, 18 nëntor 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s