Poezi nga Dhimitër Nica

Dhimiter Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

 

 

LULET E ZEMRËS

 

Për lulet e zemrës
që rriten pambarim,
do puth të shtatë qiejt e femrës
e prapë miq, zor se gjej shërim!…

 

 

 

” MODERNITET…”

 

Po jetojmë më thonë, në kohë moderne,
që tërhiqen, shtoj unë, nga lokomotiva primitive…
Dinjiteti i njeriut po shumëzohet me zero,
fjalët, janë ulur te veprat,si ndërrime alternative.

Ajri po shurdhohet me premtime carhoshe,boshe,
lëkurën po i’a shqisin e në çdo rast rivrasin njerinë,
sipër plagës shurrosin pa dhimbje e dridhje koke
dhe rrinë të qetë,kanë gjetur rehat,shijojnë rehatinë…

Njerëzit harrohen e po degdisen nëpër botë,
shekujt kapërcejnë pragjet, mijëvjeçarët gjithashtu…
Me fat e pa fat, i njejti recital serviret nga mot,
shpresat çarmatosen, si fludhat e borës kuturu…

 

 

 

MË THONI,KU ËSHTË ATDHEU IM?!

 

Kur vijë këtu,
me sy të vrengër më shikoni
dhe pa jua bër tërrc fare syri,
keni guxim e më thoni:
“- erdhi Jorgua,zbarkoi nga kurbeti,zbriti nga honi!…”

Kur shkojë atje,
re të zeza mbi fytyrë më përlotin
dhe si grabitqarët që zenë mat gjahun,
me sy të çakërdisur,me dhëmbë të skërmitur,
sikur përtypin e bluajnë kockat e urrejtjes,
njëri-tjetrit i thonë:
“- erdhi alvanozi,zbarkuan alvanozët e dreqit!…”

Kjo është vetëm pauza e hyrjes,
nga fillimi i skëterrës …
Më thoni,ku kam lindur unë?
Cila nënë më solli në jetë?
Cili rrogoz m’u bë shtresa e parë?
Cilët yje më shkelën syrin në djep?
Cila hënë m’i zbuloi dy dhëmbët e bardhë?

O njerëz që këtej dhe andej,
M’i morët të tëra!
Më zhveshët si koçanët e misrit,
m’i morët ditët,vitet,stinët,
më latë vetëm me stinën e dimrit…

Unë,nuk hakmerrem me ju!
Me ju do hakmerret vet vdekja dhe mortja…
Ju s’latë gjë te unë,
që ajo t’më thith me gëzim,
(ajo se ka qejf,një farfanjak në mjerim)
pra,si duket ju preferon ju,
për çfarë keni e morët nga unë…
Do t’ju thith me rrëmbim,
në vend të kockave të mia të thata
e të skeletit që i latë trupit tim…

 

 

 

UNË,MOLLA DHE GJITONIA.

 

Brenda një molle
të kuqe flakë nga jashtë,
një krimb i vockël
arriti të ngrinte metronë.

Një gjitone e bukur
me flokë të verdhë, si kashtë,
më buzëqesh çdo mëngjes
e më përshëndet me dorë.

Unë druhem nga komshinjtë,
se thonë e ç’mund të thonë,
thellë në trup po më djegin qirinjtë,
që brenda saj,të kem dhe unë metronë.

Kuptomë,lexues i dashur,kuptomë,
s’është molla e Adamit në kohën e vet,
gjitonia e bukur diçka më kërkon
dhe kërkesa po vjen me qeshje e lezet.

 

 

 

SHPLODHU NË DEGËT E MIA…

 

Ka kohë dhe vite,që të mundon vetmia,
kam kohë dhe vite,që kërkojë një të vetmuar,
si vetëtimë në zemër po djeg dashuria
dhe zjarrin e ndezur,ndoshta kjo, ka për ta shuar…

Vrapo,shpëto Albana,në krahët e mi,
mos e torturo më tepër trupin dhe mëndjen,
në burimet e tua, unë jetë dua të pi,
në degët e mia,ti shplodhe trupin e ndize zemrën…

Dhe po nuk arrite,jeto dhe shtoje dashurinë,
unë po të kërkoj nëpër vite,me shekuj radhë,
shpresoj një ditë të përbashkët ta zhdukim vetminë
dhe po s’arritëm,unë jam shkaktari,Albana më fal!…

Unë do bëj çmos,në të gjitha jetët e jetës sime,
do të gjej Albana, në tërbimin e vetmisë tënde,
po më nxjerrin jashtë orbitës mungesat e takimeve
dhe tani po hyjë brenda teje, në zjarrin e një femre…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s