Poezi nga Kolec Traboini
ATDHE I NEVERITUR…
Dikush kërkon ta shuaj farën arbërore
e të mbjellë në këtë vend mizorinë
këtu në këtë shkreti ndjesish
e flashkje ëndrrash rinore
ku ca vrima plakash të marra e krimba të zinj
çapëlehen e harbohen lakuriq
shurrë, spermë e mut bolshevikësh së bashku
ku pushteti bëhet kryekodosh për njeriun
ku drejtësinë do ta bëjnë hajdutët
dekriminializimin kriminelët
nuk mbetet asnjë shpresë për njeriun
që jetën e tij e ka lidh me Atdheun
ndaj më zë llahtari tek rri mes jush
e marr nga sytë këmbët
duke bërë gjamën time
të shprishjes së gjakut
në udhën time të largët
dërrmuar prej dhembjes
lodhur prej skamjes
të popullit tim të nëpërkëmbur
të përgjumur, të shpërfytyruar
popullit tim letargjik shaluar si kalë
ndaj zë shqyer e fytyrë çjerrë ne ikje ju them:
mos ju lutni më Zotit për shpëtim
sa kohë që për perëndi keni zgjedhur djajtë.