Poezi nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

 

UNË,ZËRI I FËMIJËS,FIJA E BARIT
DHE PIKA E LOTIT…

 

I shtrirë në krevatin
E ëndrrave,
Shpirti im, nga maja
E flokëve,
E deri tek këmbët
E mardhura,
U lag i gjithi nga meraku,
Prej shiut të trishtimeve
Që ra gjithë natën.

Një rrufe e papritur plagosi
Për vdekje një zë fëmije,
Një fije bari
Dhe pikën e lotit
Në sytë e një zogu të mitur,
Që thërriste për ndihmë.

Kanalet e shpirtrave,
Yjet në sytë e mi,
E rrugicat e qiejve u përmbytën.

Meraku im
Rendi nëpër natë,
Të shpëtonte nga vdekja
Zërin e plagosur,
Fijen e barit,
Lotin në syrin e zogut,
Dhe dashurinë tonë,njeri.

Në mëngjes, gjumi im,
U zgjua i pagjumë,
Plot me tështima,
I lagur
Me zëra zogjsh
E vesëza bari e yjesh,
Në çdo qelizë të shpirtit.

 

 

 

O TI, MAL I NJERËZIMIT!

 

O ti,mal i njerëzimit,
Që brohoret në mitingje,
Ma fal psherëtimën e dhimbjes
Dhe entuziazmin tënd,ma fal!

Më mungon
Ky prej vitesh,
E dua me to të ngre një mal.

Një mal ëndrrash, me dritëza një mal,
Të shndrruar në realitete
Të prekshme
Dalë nga mëndje e gojë njerëzish të mirë,
Jo nga gojë mashtruesish e vandal,

Që tjerin një mal
Me premtime boshe,
Një mal me brenga, mashtrime,
E zemrime e helme,
Me këngë të pakënduara një mal,

Se kam në shpirt
Një llavë urrejtje,
Që s’ka uragan që ta ndal.

O ti,mal i njerëzimit
Që brohoret në mitingje,
Ma fal psherëtimën e dhimbjes
Dhe entuziazmin tënd, ma fal!

 

 

 

QIEJ PA LOT

 

Një tis i hollë drite
Lumturoi
Sytë e yjeve,

E triumfoi mbi retë
E shpirtrave
Të mërzitur.

Kjo do të thotë,
Se sonte
Qiejt

Do jenë
Si trëndafila
Të kaltër pa lotë.

 

 

 

YJET

 

Yjet,
Pasqyrohen në trotuaret
Me shi të globit,

E mua,
Teksa jam duke ecur,
Më vjen keq
T’i shkel me këmbë.

Nëpër yje,
Ndoshta
Mund të kem
Copëza
Nga shpirtrat e mi
Të ikur,

E kam merak
Se i lëndoj.

 

 

 

VRIMA TË ZEZA

 

Vrima të zeza shpèrndarè kudo,
Mbi ëndrrat e mia e tè qiejve,
Mbi fytyra lulesh e yjesh,
Mbi fije të blerta shpresash,e merztjet e njè nène,
Mbi vesëza malli, petale sinqeriteti,
Lëkura ndërgjegjesh
E zhgènjime tè njeriut,

Mbi mesazhe zogjèsh,
E barqe gjinkallash tè pa turpa,
Qè kanè filluar tè pèrdhunojnè tè bukurèn.

Kujdes!Dhe vrima mè e bukur,
E mè epshndjellèsja,
E humbet bukurin,magjinè e kuptimin,
Shndrrohet nè vrimè tè zezè
E tè fèlliqur,
E kur mbi tè mund tè prustituojè
E pèshtira e pa turpè,
Shndèrrohet nè njè vc publike!

Një jetë të tërë dhe vrimat e zeza
Nuk m’u ndanè as mua e as globit,
Gëlltisin pjesë nga shpirti im, i tij
Dhe i qiejve tè èndrrave e dëshirave tona,
Dhe tashmë kërkojnë dhe trupin tim,
Tokèn time,globin tim tè ekzistencès,
E tè nderit,
Kufomën dhe èndrrèn time
Pèr dashurinè e tè bukurèn!

Kèrkojnè ajrin , dritèn,
Të gèshtenjtèn e syve të mi,
Mendimet e mia pèr jetèn
Dhe dorën e dashurisè sè sinqertè
Që më ngrohu,
E nisi të shkrijë kristale tè dimrit nga vija,
Kèrkojnè tè fèlliqin
Dhe vrimèn nga lindin.

Sè gjalli nènat do tè nduknin fytyrèn me duar
Do tè mbyllèshin nè shtèpi
Mbytur sytè me lotè,
Duke patur turpè dhe prej rrugève
Ku ecnin çdo ditè
Dhe do tè skuqeshin si gjethe tè turpèruara…

Sa shumè shtohen vrimat e zeza
Dhe rreziku i mbijetesès sè njeriut!
Vrima tè zeza…Në thërmijëza ajri,drite e ere,
Në grimcëza dheu,eshtrash,e sysh,
Në pikëza loti e buzèt e qeshura!
Zmadhohet vrima e zezè,
E mè gèlltit çdo ditè e mè shumè
Si gojè stèrmadhe e frikshme bolle,

Mbi barkun e bukur tè seksit tè shenjtè
Pikturuar nè horizontin krijimit
Shfaqur dhe vrima e zezè,
Në ëndrrèn pèr fluturime e kaltërsi tè njè reje,
Në sytè që i lumturohen ditës e dritès,
Në zemrèn e bukur tè njè fëmije të lindur
Në një agim tè pèrgjakur,
Dhe nè hapin që hedh dielli drejt jetès,

Vrima tè zeza,plot me vrima të zeza
Dhe qielli e kafkat e yjeve,
E tashmë,pas varreve të thinjave,
E shpresave tè vrara,
Kërkojnë të gëlltisin
Dhe globin tonè te jetës,gjithësinë,
Bashkë me ëndrrën tonë
Për kuptimin e jetës dhe dashurisè!

Njerëz!
Ruhuni nga vrimat e zeza!
Mè tè kèqiat se tè rrugès sè qumèshtit
Janè nè kafkat tona!

 

 

 

E PAARSYESHMJA

 

E paarsyeshmja,
Të arsyeshmen
E quan
Të paarsyeshme!

E dini,në vende resh,
E mjegulla ndërgjegjesh,

Ku drita është kapur prej fyti,
E s’mundet të futet
Në kutijëza vajtuese,
Fiton dhe me vota?!

E paarsyeshmja…
Më e populluara
Në udhëtimin
Nëpër rrathët e ferrit,

E në rrugët
E ndërgjegjes së vdekur,
Është djalli
I futur në mendime.

 

 

 

MASKAT

 

Sa shumë njerëz po venë maska në fytyrë,
Megjithse s’është dita e karnavaleve,
Maska në të sjellurit,në zërat që flasin,
Maska në mendime, në përqafime,në veprime,
Maska,maska,maska!

Të merr malli për një fytyrë pa maskë.
Ec e t’i njohësh më trupat!

Fytyrat,mbetur të mjera në hijen e mos dukjes
Përloten e klithin për pak sinqeritet,
Por, as i shikon e,as i dëgjon kush
Kur trasformohen e gjymtohen nga vuajtjet
Dhe nevojën për tu parë.

Mbase do t’i heqin maskat një ditë
Dhe do kërkojnë fytyrat e tyre,
Të sjellurit,zërin,mendimet,
Dhe përqafimet e para vendosjes së maskave,
Por s’kanë për t’i gjetur më.

Në fytyra do të gjejnë një tjetër
Maskë,tashmë të panjohur dhe për ta.
Maskat po e mbysin ajrin
Dhe dëshirën për të thënë të vërtetën!

Natyra s’vendos maska…Degëzat e yjeve,
Blerimi, fytyrat e zogjve,
Kristalet e ngricave,egërsirat… !

Ndaj, natyra, e bukura e përjetshme,
Mbetet e besueshme dhe e vërtetë.
Na i verbuan sytë e po na mbysin
Ajrin,shpirtin!

Njerëz,hiqni maskat
Dhe bleni fytyrat tuaja,para se njè ditè të vdisni!

 

 

 

LËNDINA

 

Bar i ngrënë
Nga
Kafshët,

Plot me flutura
Mallesh,

Gjurmë
Dhimbjesh

E ripërtëritje
Ëndrrash,

Ishte e gjithë
Jeta e saj.

 

 

 

FLAKËT E URREJTJES

 

U dogjëm në flakët
E urrejtjes
Dhe të madhështive të rreme,

Dhe asnjë pikëz dëshire
Nuk paskemi
Për të shuar këtë zjarr.

Dhe të mendosh
Që jemi prej mishi e gjaku
Të njëjtë

Dhe të krijuar
Nga e njëjta ëndërr!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s