Poezi nga Sabrie Selimaj
SHENJTORE
Plagën dhimje e mjekove,
se nga dhimbja, ti ke lindur,
botën mbarë e mrekullove
dritë nga shpirti i dhurove
Shenjtore bijë Arbërore
si pëherë zemër bujare
është dhuratë e Perendisë
ky bekim në tokën shqipëtare
Botës cep më cep i vajte
plagën dhimje e kurove
me dashurinë e një nëne
në mbar globin dritë lëshove
Shqipërinë e lartësove
krenar ndihet Kombi mbarë
Ti shqiponjë zemër madhe
varferisë pran i qëndrove
Në sytë e Botës mrekullija
nënë e paqes e urtësisë
të lartësoi vet Perendija
fyma e shejt e përjetsisë
Bota mbarë me përulje
para mrekullisë hynjore
bijë e shqipes, Gonxhe Bojaxhi,
nga Vatikani shpallet Shenjtore.
MOS MË PYESNI.
Mos më pyesni? se si ndihem!
Peng në zemër, ngelur ca fjalë,
Dhimbjes time, nuk i bindem…?
Duke ikur… shpirti ngre dallgë
Zemra ime nuk është gur,
të shkarkoj, rrufetë zemrimi?
vargjet shkruar s`janë pëlhur?
ti mbuloj e`thet këtij dimëri…!
Dhimbja peng, më ka marr
Shpirti brenda, nuk ka paqe
Dot s`frymoj po hiiqem zvarr
Përlotur shkruajta këto vargje ?
Mos më pyesni!… pse lotoj?
Dhimbja peng mi mban fjalët
Udhën time do ta vazhdoj
Nuk dorzohem,do luftoj …?
JETË O JËTË
E moj jetë e bukura jetë
herë na do e herë na vretë
na sjellë lotin përvëluar
na rrëmben pa e kuptuar
E moj jetë buzë plasur?
herë me lotë, herë gajsur
por përherë me ty qasur,
në gjirin tëndë përplasur
E moj jetë e mira jetë,
na mashtron n`të vërtetë,
shpirtit ëndrrat ja le pezull
por si rrushin varur n`pjegull
Kur e kthejmë kokën prapa,
të kujtojmë kohën e shkuar,
me-njëherë ma zë vapa…?
duke ikur vuajtjes mallkuar
këmba, këmbes, dora, dorës,
rrëshkas si ortegu i borës,
jetë moj – thërrsa ngulçuar,
e`sa shumë na ke munduar
E`çtë them e`çtë fjalos?
flokë dëbore përmbi kokë,
ca kujtime gjethe vjeshte,
po i ruajme në sepete…?
Jetë o jetë e bukura jetë,
kalandar hap e mbyllë fletë,
qielli i shpirtit aty pikuar,
ngjyrën stinve duke ndrruar
Nepër rrjedhat e kujtimit
zbresim si ujtë e burimit,
njomim buzën e shkrumuar,
nga kjo jetë, valë valëzuar?
Kemi parë e çkemi parë,
me ty jetë i kemi ndarë,
sytë e shpirtit kan fjalosur,
në kët jetë të nakatosur
Në të ikur, nata ngrysur,
perden territ duke grisur
hënës duke i përshpëritur
yjet ndezur, fëshkëllitur
Kjo është jeta ,buzë plasuar,
n`këtë udhë, ditë qasur
por përherë e kemi dashur,
lotë, buzëqeshjë, kemi pasur
Prandaj kurrë mos nguroni,
të shijoni ditët numëruar
se një ditë do të pendoheni,
koha ikën,mos rri menduar?
KY MËNGJES
Ky mëngjes, është disi ndryshe ?
Heshtja shpirtin ka mbërthyer,
Ç`farë po ndodh, mbrenda meje
Rreth e qark gjithçka errësuar?
Ëndërra ime n`flakë deshpërimi?
Sytë e mbyllur i mban zgjimi…
Kafshoi dhimbjen si hëna natën,
Të largoj tutje zemëratën…
Këtë mëngjes vesoi dhe loti
Nga shtërgatat e shpirtit vrar,
Çirrej zemëra nga i ftohti …
Buza dridhej s`nxirrja dot fjal?
Një vegim më mbante strukur ?
Duke zbrazuar t`ëmblat kujtime,
Mos jam ëndërr pyesja hutuar ?
Posht ombrellës të vuajtjes time
Fjala mbytej, gjoksi më çirrte ?
Përëqafuar me dhimbjen time.
Sytë kërkonin ëndërrën dëshirë
Të shkrinin aklullin e zemrës time?
TI
Ti e shtrejta jeta ime?
që rënkon porsi moti,
nuk të truaj të adhuroj,
se dhuratë je nga Zoti ?
Ti e shtrejta jeta ime ?
urë e vuajtjeve përherë?
si s`më dhe njëherë ngrohtësi ?
stuhi ngele dimër e verë?
Ti e shtrejta jeta ime?
akullnajë,stinet e vitit?
si s`buzëqeshe veç njëherë
të më largoje brengat e shpirtit ?
Ti e shtrejta jeta ime ?
për mua kurë s`pate meshir,
më zverdhove si gjethe vjeshte
pranë s`me qase timen dëshir ,
Ti e shtrejta jeta ime ?
që rënkon e nuk lëshon za?
dhe kështu shumë t`dua
fatit shkruar s`ke çi ba?