Poezi nga Teuta Osmani

Teuta osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

 

 

SHPIRTI

 

Në këto ditë të ftohta ,të bardha si dëbora
qëndisur një imazh i jetës sime në kohëra
ku shpresat dhe ëndrrat lidhnin fjongot në gërsheta
më kujtojnë vajzërinë e pafajshme dhe vitet e bukura e të sinqerta.

Nëpër rrugët e shtruara me pllakakja
anës bari jeshil që vesën mbulesë kanë hedhur
si të ngjallin freskinë e stinës së vonuar
pakuptuar në të ftohtë se është dimër a verë e ndërsjellur.

Dhe sa herë hedh vështrimin tim nga dritarja
në mëngjese kur sapo cel dita,
në orët e shpejta pa dalë mirë nata
më sjell ikonën në pritje të agimit.

Kështu dhe atëherë zgjohesha herët
në shkollë ,në punë a pushim sikur të isha
tek krihesha në pasqyrën time të tualetit
një dëshirë në zemër si qëllim doja ta kisha.

Dhe rendur në po ato ëndrra
jam edhe tani që buza më është çelur
nga fjalët e mija që janë kaq të çiltra
si burim uji i freskët që nuk pushon kurrë së rrjedhuri.

Pra ,në këto ditë të ftohta e të bardha
kam veshur gëzofin tim prej ndjenjës
që kurrë s’do ta ndërroja me asgjë tjetër
si një betim për jetën që kam zgjedhur.

Le të ikin ditët ,stinët dhe vitet
si kelendarët që kurrë varur nuk kanë mbetur
le të iki mosha ,bukuria dhe trupi
veçse shpirti në skaj le të na mbesi..

 

 

 

TORNATO

 

Kush dorë qe ajo që godet
nga qielli i pastër e i kaltër
ditën me diell e natën me hënë?
Kush dorë qe ajo që dje morën nëntë veta
të shtruar në sofrën e ngrënjes duke pritur
të urojnë Merry Christmas?
Kush dorë u shtri me rrëmbimin e një lugati
si të ish prej djallit dërguar
që të marri frymërat e të gjallit
ti bëj erë ,erë e fort sa shkëmbin merr dhe e thyen?
Zot i madh më dëgjo
për këtë ditë që ke lindur dhe të besojmë,
vër fuqinë tënde të ndalojë
këtë shkatërrim me rrënjë në Tenese,
vërë dorën tënde që zotëron gjithë botën e planetet
të thonë se u ngjall krishti edhe njëherë, dy apo dymijëegjashtëmbëdhjetë vjetë
Tornato emër që ju shuajt në rrënxë
ashtu siç shuan ëngjëj ,njerëz e pasuritë
e natyrës që gëzojmë…
Tornato mos të të dëgjofsha më
se erdhe me një frymë
deri këtu ,sa hapa e ma mbylle derën me forcë
tetë orë largë ishe
dhe m’u duke si prapa derës,
nata kish mbërritur me yje
dhe erdhe ti shuaje…
Tornato mos ardhsh kurrë
edhe në varre
kur të kemi vdekur,
paçka se këtu
është mrekullie e zotit me shekuj…

 

 

 

VETË I DYTË

 

E njoh pritjen
mallin dhe durimin
si të jem unë përballë meje veti i dytë.

E njoh mirë edhe ndjenjën
si një këngë që zgjon ëndrrën
që shtëgton si zogjtë fluturuar në shpirtin tim.

E njoh mirë shpresën
si retë që shpërndahen
dhe sjellin vetëm dritë.

E njoh ashtu siç prek edhe lulet
atëherë, kanë çelur një pranverë të dytë,

E njoh e lumturinë si një puthje
që shuan zjarrin e flaktë që të përpinë,
si një vaditje me mallin e luleve
që çelin në çdo stinë.

E njoh edhe zërin
që kumbon brënda meje
si frymëmarrja që ndez e shuan
zjarrin në nënvete të dashurisë.

E njoh thellësisht edhe fjalën
që,sikur të jesh brënda meje veti i dytë.

E njoh,e njoh gjithçka që ndjej rreth meje
edhe pse nuk je këtu afër aty ,
por njohë, se tek unë ndjehem vetë i dytë.

 

 

 

NË DRITARE

 

Me mall ngre perdet në dritare
për të parë nëse është nisur dita
mes ëndrrave që më zgjuan
te fryra fërshellimet e erërave…

Shohë përmes xhamave
bisedat që në frymë u shndërruan
nga ngrohtësia e avullit
që veshin ditën harpëruar.

E ndjej se tani sekondë më sekondë
po vjen drita e rrezatuar
përmbi qërpikët që kërkojnë
ndriçimin nga dielli që kaq shumë e dua…

 

 

 

SI PULËBARDHË 

 

Dua të të flas
por s’të gjej,
dua që të shprehem ,
të thërras,
siç ëndërroj të fluturoj
drejt teje,
dua të ndjehem
e plotë e njerëzore,
si dashuria që endet
mes rrahjeve të erërave…
në dëborë,
në diell
e në shi
si pulëbardhat
që s’dinë të ndarë apo kufij
asnje vend apo fole
të qëndrojnë e të gëzojnë
flakën e diellit që ndrrin…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s