U ZGJOVE TI E BUKURA IME – Poezi nga Nazim Hikmet / Përktheu në shqip Petrit Sulaj

 

 

Nazim Hikmet

Poezi nga Nazim Hikmet

 

 

U ZGJOVE TI E BUKURA IME

 

Karriget flenë në këmbë

dhe tryeza.

Qilimi është shtrirë gjerë e gjatë në shpinë

me gjithë qëndismat e përdredhura.

Fle pasqyra.

Sytë e dritareve i kanë ulur qerpikët.

Ballkoni fle me këmbët e varura në zbrazëtirë.

Mbi çatinë përballë flenë tymtarët.

Flenë akaciet anë trotuarit.

Reja fle,

me gjithë yllin në kraharor.

Në shtëpi dhe jashtë saj fle drita.

 

Dhe u zgjove ti e bukura ime.

U zgjuan karriget,

nxituan të zënë vendet e veta.

U zgjua tryeza.

Qilimi u ngrit ndënjur.

Qëndismat e tij çelèn petalet.

Pasqyra u zgjua si një liqen në ag.

Dritaret shqyen sytë e tyre, pafundësisht të kaltër.

U zgjua ballkoni

e ngriti këmbët e varura në zbrazëtirë.

Tymtarët përballë lajmëruan ndezjen e zjarrit.

Anë trotuarit cicëruan akaciet.

U zgjua reja.

Yllin e saj e fshehu në dhomën tonë.

Në shtëpi dhe jashtë saj u zgjua drita,

e përmbyti flokët e tu,

të rrodhi në pëllëmbë,

e t’u mbështoll rreth trupit të zhveshur e këmbëve të bardha.

 

 

petrit sulaj

Petrit Sulaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s