Poezi nga Vera Istrefaj

 

vera istrefaj 2

Poezi nga Vera Istrefaj

 

 

SHENJA VJESHTE

 

Udhëve përkundem,
mendimet përzihen .
Sa shpejt po bie tisi  vjeshtor

Jeta

m’i rrotullon motet,
pa më pyetur për dëshirën
nëse do i jepem stinës

Pesha e kohës

gërryen vitet e mia

si lumi brigjet
Hetueshëm m’i vjedh
fletët e  librit te jetes…

Vjeshta

shtrëngon ngjyrat,

merr udhën
e fluturimit të gjethes

 

 

ZBRAZËTI

 

E mbush zbrastësinë time

në ikje të përhershme

përtej vetes

 

Copëzuar më është jeta

kësaj ikjeje

tek shtrëngoj në gji

padjallëzinë

 

I jepem harresës.

E lodhur tërheq flokët

e zgjimit

 

Zgjoj dëshirat

e etjes  rrebele

deri në arritje

të qëllimit…

 

 

 

***

 

Thonë se kam ecje të butë
e si një flutur, të lehtë…
por membranën e faqes

përherë të zbehtë

 

***
Me takat e mia të lehta
nuk e shpoj as tokën
Si ka mundësi zemrën?!

 

 

 

NJERIU I MIRË

 
T’u desh
kokën ta ulësh
t’a kthesh pas
Unë vura buzën në gaz
E  di.
ti s’do të ndjellësh

keqdashjen

ndaj,

nuk bën pakt me  ngasjen

Në ikje
me sy më përkëdhel,
me dëshirë
E unë nuk kam frikë

nga njeriu i mirë

 

 

ETJE E TRAZUAR

 
Qetësitë e netëve
notojnë detit të trazuar
të shpirtin tim…

Asgjë tjetër s’dinë.
veçse të notojnë
me vrullin e etjes
për ty

E mbytur jam
furtunave të shpirtit
të trazuar

 

 

 

E RUAJ PUTHJEN TËNDE

 

Si perlë gjerdani

që shkëlqen shpresat

e driton

terrin e  mungesës tënde

 

Si trëndafil

aromëndjellës

mbi qiellin

e shpirtit tim

 

Rreze

akullshkrirëse

që largon cdo trishtim

 

E ruaj në anën e majtë të gushës

atë nishan të zi

që kujton puthjen…

 

 

 

MBRËMJA

 

E veshur me mantelin e zi,

e heshtur mbi rrugë

verbon

 

Rënduar vetmisë

eci trembshëm

e territ të saj

ia fal dritën e  kujtimeve

 

Marr me vete

copëza ëndrrash

që s’më lënë

për asnjë çast

 

Shpirti im

s’njeh kufij kohore

 

Një mbrëmjeje

dhe shpirtit tim

iu vërbuan ëndërrat…

 

 

 

SI DEGË E THYER

 
Kam rënë

si degë e thyer përtokë.
Era e dhjetorit më shkund
sa andej këndej

Nuk më gjethojnë më

sythet e zemrës,

kapluar i ka

zbehja  e fundvjeshtës

As pema e shpirtit
më nuk fruton…
Ngrica e vesës së largësive
lëngon

 

Trishtueshëm ra
vesa e funddhjetorit
 

 

SHI MALLI

 

Shi malli kam
Largësitë e tua
pikojnë strehëve…

Rrufetë e mallit
më therin në zemër
Më përplasin tronditjeve,

mureve te shpresës…
Mungesës tënde
ia kam frikën!

Në qiellin e shpirtit

arnoj
plagën e vjetër…

 

 

 

***

 

Mos u verbo nga sytë e zemrës
Ata mund të të mashtrojnë,
të të cojnë  errësirave të jetës
***
Buzëve  përshpëris

e s’ ngopem duke ujitur

gonxhet e dashurisë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s