Rreth vëllimit poetik “Portat e hapura” të autores Shefqete Goslaci / Nga Bardhyl Selimi

   

Rreth vëllimit poetik “Portat e hapura” të autores Shefqete Goslaci

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

 

Gjatë vizitës në Prishtinë në fund të nëntorit 2015, mikja nga Prishtina, Shefqetja, ma dhuroi vëllimin e ri me poezi të saja ‘Porta të Hapura’. Ishte vërtet kënaqësi ta lexoja atë. Ajo është autore e disa librave me poezi, një pjesë e të cilavë kam pasur rastin t’i përkthej në Espearnto dhe t’i botoj në revista të huaja dhe në buletinet e Institutit Shqiptar të Esperantos.

 

sh 1

Shefqete Goslaci

 

Një bijë midis njëmbëdhjetë fëmijëve, Shefqetja u rrit si vashat kosovare me dashurinë për atdheun, gjë që e tregoi edhe me pjesëmarrjen e saj aktive në dy luftrat çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni në vitet 98-99 dhe 2001. Më pas ajo është marrë me arsimin e lartë universitar në Kosovë e Shqipëri. Tani vijon Masterin në Prishtinë. Po mpërcjell vetëm disa vargje të shkëputura nga poezitë e përfshira në këtë libërth, të shkruar jo vetëm me ndjenjë por edhe me një shqipe të pastër e të rregullt letrare.

 

sh 2

 

Poezi të shkëputura nga vëllimi poetik ” Porta të hapura” 

 

 

***

 

Kam të ftohtë larg teje këtë mbrëmje

Tek thith këtë ajr pa kuptim

Më mirë të vdes nën frymën tënde

Se sa pa ty i shtrënjti im

 

 

 

***

 

Shkelën kulqedrat me emrin tuaj

Nëpër vajzërinë time dhe nderin

Në dasmën time dhe ëndërrën

Hodhën valle demonët

E krushqit megjithatë

Sollën nusen

 

 

 

***

Me bubullima flasim

Gjumi përkundet bashkë

Me ëngjëllin në djep

Në dhomën e mobiluar hollë

S’u friksoheshim krismave

As mallit lak në fyt

Mes bubullimash ta ndjeva zërin e lagur

“Për natën janë buzët

për ditën janë sytë”

 

 

***

Qielli shikohej në pasqyrë

Derisa vishte këmishën e natës

Ngjyrë portokalli Hëna fytyrëmonedhë

Ja kishte vjedhur pikturën më të bukur

Leonardo Da Vinçit

 

 

***

 

Dëshiroj të jem tokë

Gjithçka  nga unë të mbij

Mes mallit e zjarrit

Lumi të bëjë shtrat

Të freskoj trimin gjoksbaladë

Që është vetëm i imi dhe Ilirisë

 

 

***

Jetën ta njomi trekëndëshi

Djep, magje, bunar

Mendimin ta di veç kova dhe litari i ngrirë

Të tjerët le të heshtin

Hyjneshë  në fronin e gëzimit

Zemrën e pjestove në emra

Në zëra e ditëlindje

Në orët e bardha të dashurisë

Je vetë dashuria

Po jetën ku e ke?

 

 

***

Dikush të quan të vogël

Dikush të madhe

Ti Shqipëri je natyrale

Je grua e burrë

Detet për rreth të hedhin valle

Kurorë pishash mbi kristale

Dielli s’të perëndon kurrë

Je e ëmbël Shqipëri

Si rrushi në vjeshtë

Mos hesht për vete Shqipëri

Mos hesht

Je lule me pika vese

Zemër me vulë bese

Kot e kanë satanët

Që të ndanë në pesë

 

 

***

Shpresën e ujitëm me lot

Ndër kohët shamizeza

Gji lirisë i dha flamuri

Nga hijeshi e tij shpresës

I shtohej nuri

E shpirtin  ia lëmoi

Fjalë e urtë

Që shpoi shekujt e gurtë

 

 

***

Edhe kur s’ju njoha

Ju dëshiroja

Ju dashurova

Ju ëndërrova si në përrallë

Ju vizatova agimeve vesore

Me ngjyra shpirti

Kur u takuam

Edhe lotët na u puthën

 

 

***

Ish ora të binin muret

Mugullima përcjell lutjet e qiellit

Dëgjon rrahjet e zemrave tona

Cicërimat heshtin

Luteshim për jetën e një jete

Që do të vinte në jetë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s