E përtejshpirtshme / Poezi nga Agron Shele

AgronShele 2

Poezi nga Agron Shele

 

 

E përtejshpirtshme

 

E përtejshpirtshmja,
drithërimë që prek thellësitë blu të skajshme
gjer në indin më të fundit
e bukur
tronditëse gjer në marrëzi
shpërthyese
kurmeve mëkatare qënësi.

 

E përtejshpirtshmja
valëzim i botëve të largëta, kryqëzim
përhumbur kufijve të muzgjeve
e brishtë
si vetë tingujt e harqeve violinë
prelud
i stinëve të mbjella në shpirt.

 

E përtejshpirtshmja
akull i heshtjes deje, trazim
qeniesh amorfe pas perdesh të ngrira
e endur portash
të ngrysura jetësh në përdëllim
e endur ritualesh
të ngritura psalteve besim.

 

E përtejshpirtshmja
fragment i çastit të yjeve në rrëzim,
e përndritur e ëngjëjve në fluturim
e bardhë
si fjollat e borës që prekin lehtas pafajësinë
e dhimbshme
si loti i vjeshtës fshehur nën qerpik.

 

@agronshele

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s