FRYMËMARRJE / Poezi nga Demir Gjergji

demir

Poezi nga Demir Gjergji

 

 

FRYMËMARRJE

 

As plagë në trup e as virus,
E prapë s’e di ç’po ndodh me mua!
Thërrmohen eshtrat si humus,
Gjymtyrët pleksen nëpër xhungla.

Si galaktikë gufojnë mushkëritë,
Damarët shkojnë përtej lumenjve
Dhe brenda tyre gjaku rrit
Të gjitha florat si mëngjese!

Në fije nervash, muskuj, shqisa,
Nga flokët, poret, gjer te thonjtë,
Ndjej tjetër gjë nëpër qeliza,
Në ADN kam tjetër kod!

Kjo ndodh kur sulet syri yt,
Në zemër thellë më shpon si plumb…
Nga puthja jote, kur marr frymë,
Dhe fryma ime në ty humb!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s