Art dhe (Gej) Seksi në Shqipërinë Komuniste / Nga Tomasz Kamusella Universiti i St Andreës

Art dhe (Gej) Seksi në Shqipërinë Komuniste

 

Tomasz Kamusella

Universiti i St Andreës

 

Në ditët e fundit të nëntorit 2015, unë vizitova Shqipërinë dhe Kosovën duke mbajtur një sërë ligjëratash për nacionalizmin gjuhësor. Gjatë njërit nga pak çastet e lira nga programi im i ngjeshur pata rastin ta vizitoj Galerinë e Arteve në Tiranë, kryeqytet i vendit. Pikturat dhe skulpturat e ekspozuara atje janë vetëm të shekullit 20, shumica me prejardhje nga kohët komuniste.

Realizmi socialist ka qenë art për qëllime politike i kundërvënë artit borgjez (kapitalist) që ishte art për art. Kjo ka qenë dogmë staliniste në fushën e arteve. Sistemit i erdhi fundi rreth vitit 1956 në Bllokun Sovjetik, por jo në Shqipëri, ku stalinizmi (me aludim maoizmin) sundoi fort deri në rënien e komunizmit në këtë vend më 1992.

 

Arti socialist (komunist) ishte jo vetëm për të riprodhuar një pasqyrim të zmadhuar (dmth jo të vertetë) të realitetit të ‘punës së popullit dhe përparimit të tij’ por ishte edhe mjaft puritan.

Nuk bëhej fjalë të lejoheshin fotografime erotike (lëre më seksuale) në sferën publike. Janaq Paço (1914-1991) i specializuar për skulptura klasike nudo, si rregull për bukurinë do të miratonte vizionin e trupit muskuloz të shëndetshëm të punëtorit dhe fshatarit socialist. Studentët e artit të realizmit socialist duhet të mësonin nga shembujt më të mirë të artit klasik greko-romak.

 

ar 1

 

Në vitin 1964 Galeria Kombëtare e Arteve mori njërën nga figurat tërësisht nudo të Paços. Por dhjetë vjet më pas, më 1974, Sigurimi (Policia e famshme sekrete e Shqipërisë) e urdhëroi atë ta shkatërronte këtë skulpturë nudo, bashkë me të tjera që ai mbante në studion e tij. Arsyeja zyrtare për këtë ndryshim të beftë ishte se skulpturat qenë një provë e ndikimit të huaj të padëshiruar që përhapte dhe ‘infektonte mbarë trupin’ e artit socialist realist shqiptar.

Për fat, shkatërrimi i nudos së Galerisë nuk qe i plotë. Busti i krijuar mbijetoi pa u prekur në një dyqan mallrash dhe tani, si një skulpturë disidente, zë vend krenare në ekspozitën e artit të periudhës komuniste të Shqipërisë.

 

Piktori Petro Kokushta (lindur më 1943) nuk bëri kurrë ndonjë gabim duke përkrahur shijet kulturore borgjeze.

Ai iu shmang rreptësisht temave të ndaluara zyrtarisht si dhe iu përmbajt  “rrugës së drejtë” që duhej ndjekur. Por, përtej mërzisë së predikimit të propagandës pamore komuniste, unë u befasova kur pashë njërën nga pikturat e Kokushtës, titulluar ” Duke mbërritur te lartësitë e dritës” (1981). Aty paraqiten, dy të rinj punëtorë që kinse po instalojnë disa pjesë elektrike në një shtyllë tensioni të lartë, nga ku shihet një luginë e thellë.

Në iluzionin e krijuar nga ky kompozim të dy burrat, duket sikur janë bartur në rrugë ajrore, ata po fluturojnë lart mbi tokë, të lirë si ëngjëj në blunë e errët e të thellë të qiellit. Sfondi duket sikur është bartur drejtpërdrejt nga një ikonë, që ka qenë heretike në Shqipërinë Komuniste. Ishte vendi i vetëm në botë ku feja (‘Opiumi i popullit’, sipas marksizmit) ishte hequr në vitin 1967.

 

ar 2

 

Habitem qysh censorët dhe nëpunësit politikë nuk kanë mundur ta shohin këtë sfidë të jashtëzakonshme kundërrevolucionare të paraqitur në pikturë. Edhë më keq, larg syve të botës, vetëm me njëri tjetrin në këtë mjedis të ashpër, dy elektriçistët duken vetëm një minutë tutje nga një përqafim i butë.. Tradita islamike e burrave për të qenë rreptësisht të veçuar nga gratë, nxiti zakonin e miqësisë ndërmjet meshkujve që i mbajnë duart dhe përshëndeten me të puthura në faqe.

Sugjerimi i homoerotizmit buron natyrshëm nga kjo pikturë duke sfiduar drejtpërdrejt dekoracionin ideologjik të komunizmit.

A ka qenë piktori i vetëdijshëm për këtë që ka bërë? Është fat për të, që ndryshe nga nudot e Paços, Partia dështoi të dallonte në këtë kryevepër të Kokushtës një lojë dashurie midis gejëve.

 

Dhjetor 2015

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s