Gomari që u bë kalorës / Nga Rezart Palluqi

 

Gomari që u bë kalorës

 

 

rezart palluqi 1

Nga Rezart Palluqi

 

 

Njerëzimi e ka në gjak torrollakosjen, ngaqë shpesh gomari bëhet kalorës. Kështu i ndodhi edhe një gomari të famshëm. Në fakt, gomari i përbotshëm nuk e pati përfytyruar se ai do të bëhej kalorës legjendar, heroik dhe patriotik, jasht pyjeve dhe arave të atdheut të tij. Jo, jo! Por ja që mrekullia mesjetare ndodhi. Kur vdiq Kryegomari, ai ia mbathi drejt një vendi tjetër, ku të paktën 70 vitet e fundit, gomarët kurrë ose shumë rrallë ishin bërë kalorës. Aq më tepër, një gomar si ai, që biografinë e kishte më të zezë se sa oxhaku i shuar i zjarrit. Në vendin e tij, ai njihet si zevzek, agresiv por që të mos i hymë në hak, edhe romantik. Agresiv dhe zevzek ishte dhe është ndaj cdo njeriu që teksa kalëronte mbi të këndonte këngë për qiellin e kaltër, i pirdhte në gojë dhe në vesh, kryestallierit të gomarëve, që quhej Hoxha, ose i thurte hymne humanizmit në art. Atëherë, gomari hidhte shkelma dhe e vërtiste të zotin e tij në greminë ose ndonjë kanal uji.

Romantik ishte, kur njerëzit atij I thërritnin: “Kalë rracë”.

Lajkat dhe vedulat ishin aq të shumta ndaj tij, saqë atij po t’i thërrisje gomar, pëlliste fort dhe po t’i jepej rasti t’i ngulte thundrat në lule të ballit. Ndaj, ata që e njihnin e thërritnin “kalorës romantik”

Duke pasur parasysh gjithë këto poshtërsira, gomari kur emigroi drejt një vendi tjetër, e dinte që e kishte punën pisk. Atje, duhej të mësohej me emrin e tij natyral: “gomar”. Sidoqoftë, të gjithë admiruesit e tij, e ndoqën nga pas në atdheun e ri. Atje, ata vazhduan t’i thërrasin kalorësi ynë heroik, i talentuar dhe artistik. Me kalimin e kohës gomarit filloi t’i mungonte gjithnjë e më pak atdheu i tij, me famë kalorësiake. Edhe banorët e vendit/atdheut të ri, e pranuan edhe pse me vështirësi, se ai nuk ishte një gomar, por një kalë mjaft i dashur për bashkëatdhetarëve të tij.

Sidoqoftë, një ditë, një turist francez guxoi t’i hipë mbi kurriz duke shpresuar të bëjë një xhiro me të, përbri lumit. Mirëpo, gomari i përkëdhelur nuk ishte mësuar që të mbante mbi kurriz njerëz, as ngarkesa mallrash. Ishte mësuar ta tërhiqnin prej kapistre, dhe të ecte bosh, duke shkundur bythët dhe fshikulluar bishtin tërë finte dhe dengla. Ndaj, ai, u zemërua aq shumë me qytetarin e huaj, “arrogant” sic e quajti ai, saqë e fluturoi në ajër drejt e në kanal.

Më pas, për të mbuluar krimin e tij, duke turfulluar ai u fut me kurriz midis ca shkurreve me gjemba të mprehtë, dhe doli prej andej me kurriz të përgjakur. Ashtu, plot gërvishtje në kurriz, u nis drejt spitalit më të afërt. Gjatë rrugës, me të parë fëminë e parë, ia mbështolli me një shkelm, dhe mbasi e shtriu përtokë fëminë, u ul me të katër këmbët e tij dhe e ndihmoi fëminë të kacavirret në kurrizin e tij, të butë prej gezofi.

Ashtu, si hero, ai ia dorëzoi fëminë që e shkelmoi me këmbët e tij, doktorëve që po pinin cigare në verandën e spitalit. Doktorët, me ta parë gomarin, rendën drejt tij, e zbritën me kujdes fëminë prej kurrizit të tij të përgjakur dhe e sollën në urgjencë.

Mbasi u siguruan se fëmia ishte jasht rrezikut për jetën, vendosën që “gomarin trefish kriminel”, ta dekorojnë me urdhërin “Kalorës i nderit”

Gomari, e pranoi medaljen me lot në sy. Të gjithë bashkatdhetarët e tij, që i patën thërritur gjithnjë “Kalorësi ynë” qajnë SOT me oi nga gëzimi por edhe krenaria për përkrahjen e pashtershme që i ofruan, duke e quajtur gjithnjë kalorës.

Dhe ja tek u bë ëndrra mesjetare realitet. Gomari u bë kalorës i shenjtë, në atdheun e huaj, ku të paktën, 75 vitet e fundit, asnjë gomar nuk ishte nderuar dhe shpallur kalorës.

Ja edhe një shenjë tjetër, se kjo botë nuk bën dot pa gomarët. Se kjo botë, ka nevojë që të idiotizohet cdo gjysëm shekulli.

Nderimi i gomarit si kalorës heroik, ka bërë një bujë aq të madhe në atdheun e gomarit të famshëm, që u bë kalorës, saqë këto ditë, po udhëtojnë në anije dhe maune, mijëra gomarë të tjerë drejt atdheut me shumë kanale, duke shpresuar se atje, ata do të nderohen si kalorës fisnikë, inteligjentë, dhe të denjë për atdheun e tyre!!

Rezart Palluqi

Amsterdam, 04 janar, 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s