Skicë: LIBRI, NDËR DHURAT MË TË BUKURA E TË ÇMUARA… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

LIBRI, NDËR DHURAT MË TË BUKURA E TË ÇMUARA…

 

Nga: Murat Gecaj

 

Libri është ndër dhuratat më të bukura e të çmuara. Këto fjalë i kanë thënë sa e sa veta, para meje…Megjithatë, kam një arsye, se përse dëshiroj t’i përsëris ato, pikërisht sot.

Siç është e njohur, me raste festash, si dasma, ditëlindje ose ngjarje tjera të shënuara, ne shkëmbejmë dhurata të ndryshme. Ja, po sjell tani ndërmend fjalët e Anës, një e afërme jona në Lezhë, e cila shprehet: “Mua nuk më pëlqen vetëm të marr dhurata, por më tepër t’u dhuroj të tjerëve diçka, sipas mundësive, që kam”. E, kështu, secili mund të sillte këtu mendimin dhe përvojën e tij.

E kam shkruar këto ditë në një skicë tjetër  modeste, se shumë autorë librash m’i kanë dhuruar ata, me dashamirësi. Të gjithë meritojnë të nderohen dhe të falënderohen, për gjestin e tyre bujar. Ndërsa sot do të përmendi vetëm dy miq të mi, të cilat m’i dhruan librat e tyre, pikërisht në pragun e Vitit të Ri 2016. Për këta libra mund të shkruhet gjatë, se e meritojnë,por këtu  po vendosi ballinat e tyre dhe po them vetëm pak fjalë.

1.Prof. BARDHOSH GAÇE, mik i imi shumëvjeçar, me banim në qytetin e bukur e historik të Vlorës, më dhuroi Antologjinë e botuar posaçërisht për jetën dhe veprimtarinë e tij të shumanshme. Ajo e ka titullin “Bardhosh Gaçe, etnologu, studiuesi dhe pedagogu” dhe është përgatitur nga: prof.Ilinden Spasse, prof.Faik Shkodra e dr.Xhevat Syla.

 

bar

 

Ky libër përmban 380 faqe, ndarë në 6 pjesë dhe me bibliografinë përkatëse. Redaktor është Hamit Xhaferi, recensentë prof.Nexhip Mërkuri e Pandeli Koçi dhe arti grafik nga Kleida Maluka.

Kjo Antologji ka mjaft studime e shkrime nga autorë të ndryshëm, personalitete të arsimit, kulturës e shkencës sonë kombëtare. Ata kanë folur me dashamirësi dhe e kanë konkretizuar ndihmesën e përkushtuar të prof.Bardhosh Gaçes në shumë fusha të jetës, duke u bërë një figurë e njohur jo vetëm në Shqipëri e trojet tjëra amtare, por dhe më gjerë.

 

2.XHELADIN MJEKU, publicist e studiues, botues i disa librave, me banim në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, më dërgoi dhuratë dy librat e tij më të rinj, me poezi:

 

bar 2

 

  1. a) “Mëkatet e Orfeut”, i cili në vitin 2010 fitoi Çmimin e parë për librat me poezi, nga Klubi i Shkrimtarëvë Shqiptarë në Botë, “Drita”. Redaktor është Nebih Bunjaku. Ky libër përmban 100 faqe dhe poezitë janë ndarë në pjesët: “Motive Ballkanike”, “Rapsodi Kosovare”, “Mëkatet e Orfeut”, “Intinerari i erërave”, “Akti i lindjes, “Fundi i enigmës” dhe “Kuptimi i Lirisë”.

b)”Pranvera, në shtator”, libër me poezi për fëmijë. Redaktor është Izet Abdyli e recensent Nebih Bunjaku. Libri ndahet në këto pjesë: “Formula e Atdheut”, “Pranvera në shtator”,”Ylljetë në përjetësi”, “T’ia blejmë Botës një ombrellë”dhe “Kthemi ninullat e mia”.

…Pa u zgjatur më tej, i falënderoj përzemërisht këta dy autorë, që m’i dhuruan këta libra, në pragun e Vitit të Ri 2016. Me këtë rast, ju uroj gjitha të mirat, familjarisht, duke pritur që prej tyre të kemi botime të tjera, sa më të bukura!

 

Tiranë, 3 janar 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s