Shtëpia Botuese ” Marin Barleti” publikon librin me thënie ” Hollë e tjerrë” të autorit Dritan Llogone dhe parathënie të Sinan Kërpaçit.

10365_534447360057047_1258694715386404620_n

 

Shtëpia Botuese ” Marin Barleti” publikon librin me thënie ” Hollë e tjerrë” të autorit Dritan Llogone dhe parathënie të Sinan Kërpaçit.

 

 

Libër me thënie : Hollë e tjerrë

Autor: Dritan Llogone

Parathënia e librit: Sinan Kërpaçi

Shtëpia Botuese: Marin Barleti

 

 

 

PARATHËNIE

 

 

Sinan Kerpaci

Nga Sinan Kërpaçi

 

Librat me thënie janë një lloj tepër i veçantë i librit filozofik, që kërkohen nga lexues të shumtë, si në botë edhe në Shqipëri. Në këtë linjë është libri “Hollë e tjerrë” i autorit Dritan Llogone, që jeton, punon dhe krijon si emigrant në Greqinë fqinje, në Greqinë e filozofëve të mëdhenj, ku nga “prangat” e të cilëve nuk ka shpëtuar dot edhe ky shqiptar i dashuruar kaq shumë me fjalën që bën efekt. Në librin e tij me thënie autori na servir përpara mençurinë, kulturën dhe përvojën e tij disa vjeçare. Në këtë botim të parë Dritanit i është dashur që në qindra thënie të zgjedhë ato që na vijnë si koncentrat, si nektar i mbledhur lule më lule në viset e trëndelinës për të kënaqur ne shijet tona me këto aroma.

 

 

Dritan loni llogone

Dritan Llogone

 

Autori me filozofinë e tij të hollë na sjell të përditshmen e tij, jetën si emigrant me mallin e pashuar për atdheun, që i mungon aq shumë në dhe të huaj e që e kërkon i përgjëruar te fjala. Mendoj që filozofia e Dritan Llogones do bjerë si fara që toka e kërkon, do pëlqehet nga lexuesi, pasi thëniet janë ato që ndikojnë drejtpërdrejt në pasurimin e të folurit bukur, në të shprehurit metaforik me nëntekst të fuqishëm që “i hap punë” mendimit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s