Drama e Shqipërisë : Jaime Pozuelo- Monfort / Përktheu : Bardhyl Selimi

 

f 1

Drama e Shqipërisë

 

Nga : Jaime Pozuelo- Monfort

 

Që kur zbarkova, qëllimisht, në Shqipëri më 30 gusht 2015 unë kam takuar qindra personalitete, nga më të njohurat, përfshi ministra, nënministra, deputetë, kryetarë dhe pronarë të firmave më të mëdha, rektorë universitetesh, nënrektorë, dekanë dhe profesorë, drejtues OJQ-shë dhe sekretarë ekzekutivë., ambasadorë dhe konsuj të nderit, drejtorë fondacionesh, shkrimtarë, piktorë, drejtorë muzeumesh, teatrosh dhe operash, kryetarë bashkishë, aktorë, drejtorë filmash, gazetarë, reporterë, kryetarë Urdhërash dhe Shoqatash dhe intektualë.

Në fakt e sfidoj këdo që të gjejë një autor që, në më pak se tre muaj, të ketë takuar kaq shumë autoritete të njohura. Shumë vetë më pyesin se çfarë mendoj unë për këtë republikë të vogël dhe dinamike të Ballkanit.

Diagnoza ime mund të jetë e vrazhdë: sistemi në Shqipëri është i dështuar.

Diagnoza ime nuk është vetiake por u përket njëqind personaliteteve më të njohura të vendit me të cilët jam takuar. Me Bankën Botërore dhe misionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar bisedat zgjatën disa ditë.

Ju mund t’i hidhni një vështrim realitetit të vendit dhe rrethanave të tij me një strategji të kujdesëshme me modele në tre muaj.

 

Është e vështirë për mua të përcaktohem lehtësisht si i ndershëm i vrazhdët. Por unë duhet ta bëj këtë. Përndryshe nuk do të respektoja kodin e etikës që synon që unë të jap një ndihmesë për mirëqenien e ardhëshme të vendit.

Që t’i përmirësojmë gjerat, ne duhet të jemi së pari të ndershëm vrazhdësisht me dobësinë tonë dhe të dallojmë shkaqet përse institucionet dhe politikat po dështojnë.

Pastaj ne duhet të skicojmë zgjidhjet të cilat me largpamësi, guxim, disiplinë, udhëheqësi dhe vendosmëri do të zbatohen për shpëtimin e shqiptarëve.

Po i lëmë pengesat e veçanta  në sistemin e Shqipërisë për një analizë të mëvonshme. Do doja të përqendrohesha në ato themeloret që janë treguar nga ekspertët dhe që kanë lidhje me arsyet pse sistemi dështoi në republikën e vogël të Ballkanit pas 25 vitesh reformash të improvizuara dhe disi kaotike të bëra dhe shpeshherë të imponuara nga veprimtarët dhe donatorët ndërkombëtarë.

Në vitin 1991 Shqipëria la prapa regjimin më shtrëngues dhe më të mbyllur komunist që zotërohej nga Enver Hoxha deri në vdekjen e tij më 1985. Por shumë fusha në regjimin e mëparshëm punonin më mirë se sa sot. Ekonomia e tregut dhe demokracia kanë sjellë kaos, korrupsion dhe improvizime në republikën e re dhe dinamike. Për t’u përmendur janë institucionet, transporti publik, sistemi arsimor në tre nivele: elementar, i mesëm dhe universitar.

Të gjitha punonin shumë më mirë gjatë regjimit komunist. Madje kultura ishte mbi themele më të mira dhe shoqëria karakterizohej nga mungesa e plotë e korrupsionit. Nuk ishte në pyetje domosdoshmëria dhe lehtësia e përqafimit të një ekonomie tregu që funksiononte mirë brenda një demokracie që ecte butësisht.

Kjo nuk vlen sot për Shqipërinë ku nevoja për të përqafuar një politikë radikale është një manifest.

Kam folur me elitën shqiptare që mund ta lexonte analizën time. Shumë vetë do befasohen, madje do çuditen nga qartësia dhe vrazhdësia e fjalëve të mia. Por mos u befasoni. Po ju njoftoj paraprakisht. Këto nuk janë fjalët e mia. Këto fjalë, këto pohime që i bëj hapur unë sot, kanë dalë nga goja dhe zyrat e personaliteteve më të njohura të vendit.

Nuk ka vend për optimizëm. Gjendja është dramatike. Shqipëria duhet ta ndryshojë udhën e vet në mënyrë që ta ndryshojë kursin e historisë. Vendi mund të vijojë të lëvizë po aq shpejt sa një tren me avull ose të bëhet një tren modern. Kujdes, në dy skenarët, ne do ecim përpara duke ndjerë përparim.

Elitave të sotme u mungon pamja dhe teknologjia për ta përshpejtuar ndryshimin që përmirësimet relative të jenë të dukshme.

Shqipëria sot është një vend me kaq shumë parti politike dhe me kaq shumë politikanë mesatarë. Sigurisht këtu ka edhe përjashtime. Endogamia dhe nepotizmi ushqejnë radhët e administratës publike, ku lidhjet, paraja, trafiku i ndikimeve i sundon të punësuarit dhe përfshin ministritë, Bankën Qendrore, Bashkitë, Spitalet publike, shkollat dhe universitetet.

Një mungesë e tërësishme meritokracie inkurajon këdo të therrasë një mik ose një të njohur kur përpiqet t’u gjejë punë djemve dhe vajzave në administratën publike.

Manjatët e mëdhenj të korporatave kontrollojnë median rrënjesisht të polarizuar dhe segmentuar e cila, në përputhje me modelin perëndimor, transmeton gjera thjesht pa vlerë, për zbavitje, pa ose në lidhje me politikën sharlatane dhe dhunën, që pasqyron fare pak sfidat e vendit e të botës sot.

Padyshim kështu qytetarët bëhen viktimat e mjera të vëllait të madh të George Orwell-it, që përmbyt me thashetheme me përparësi të sajuara.

Shqipëria është sot vendi ku korrupsioni shfaqet në çdo nivel të shoqërisë, nga individi te grupi, nga më i varfëri te më i pasuri. Kushdo pa përjashtim përpiqet të gjejë një mënyrë që të sigurojë përparësi konkuruese të pandershme për ta shfrytëzuar sistemin për të mirën e tij, sa më shumë.

 

Trysnia e prindërve në sistemin shkollor i detyron mësuesit dhe profesorët t’i fryjnë notat e fëmijëve për mirë, për të fuqishmit. Antarët e parlamentit lejojnë universitetet private me cilësi të dyshimtë që u shesin diploma të rinjëve me të cilat ata nuk mund të punojnë dot dhe financojnë arsimin e tyre në universitetet më të mira jashtë vendit.

Papunësia e të rinjëve dhe një ekonomi informale në lulëzim sfidon aftësinë e kombit për të rritur taksat. E pamundur t’i rrisë taksat si duhet, udhëheqja politike zgjedh një politikë të padrejtë rritjeje taksash.

Ata që jetojnë në fshat shtegtojnë në qytet në kërkim të një jetesë më të mirë, që nuk kanë për ta gjetë. Ata në Tiranë që e ndjenë se nuk kanë fat për të qendruar këtu, zgjedhin të shtegtojnë jashtë shtetit ku do mbeten zakonsish të punësuar në sektorin e shërbimeve. Ndërkohë politikanët përpiqen të diktojnë me shembuj. Por nuk kanë modele të sakta për t’i ndjekur ose për t’u frymëzuar.

 

Bebet e lindura pas rënies së komunizmit, ndeshin një treg pune të tmerrshëm ku dëshirat e tyre më të mira për të gjetur një punë janë në një servis ‘call center’. Ata me fat, që gjejnë punë, kanë shfrytëzuar çdo lidhje që mund të kenë. Mungesa e plotë e garueshmërisë i bën universitetet shqiptare, qoftë edhe ato private si zgjedhja më e keqe e mundëshme,. Ata që mund t’i dërgojnë fëmijët e vet për të studiuar jashtë, shpresojnë që të mbeten atje për t’i shpëtuar falsitetit të udhëheqjes dhe mirëqënies së vendit.

Institucionet ndërkombëtare vetëm se po e keqësojnë skenarin e mosshërbimit ndaj shoqërisë shqiptare duke pranuar vlefshmërinë e elitavë të sotme vendore. Kushdo që ka një interes të lidhur këtu nuk mund të ngrejë zërin. Unë po flas sepse jam një i huaj që nuk humbet asgjë dhe nuk ka konflikt interesi kur kritikon realitetin, që nuk mund të kapërdihet më. Jam një qytetar i botës  dhe jo një i huaj që ndjehet si në shtëpi të vet në Shqipëri.

Ka shumë arsye për të qenë optimist kur sheh përparimin që ka bërë vendi që nga viti 1991. Por ka ende shumë vend për t’u merakosur seriozisht. Treguesit makroekonomikë duhej të nisin dhe mund të nisin më mirë me të ardhurat për frymë, me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, PPB, me shkallën e papunësisë, me investimet e drejtpërdrejta të huaja ose me raportin e borxhit publik ndaj PPB.

Ndërkohë vendet perëndimore vijojnë të eksportojnë një model të dalë boje, bazuar në një mizëri zgjedhjesh të shumëfishta të panevojshme dhe shterpe dhe në produkte dhe shërbime të programuar keq, të cilat, bie fjala, vendet perëndimore i prodhojnë dhe i eksportojnë për të mirën e ekonomive të tyre të zhvilluara dhe personelit të tyre të arsimuar fort.

Shqiptarët vijojnë të duan Mercedez Benz-in dhe I-Phonet, çuditërisht me bollëk për një vend me të ardhura për frymë nën 10 000 dollarë amerikanë. Qeverisja e bazuar në politikë, ka artikulluar një fragmetarizim të spektrit ideologjik dhe po rrënon mundësinë e një shoqërie të bashkuar rreth një boshti të ndryshëm nga nacionalizmi dhe futbolli, që mund të sjellin një gëzim dhe krenari të përkohëshme në dukje, por kurrë përparim dhe mirëqenie.

Dhe, me që ra fjala, përkundër dukshmërisë të së majtës apo të djathtës, të gjitha partitë politike ushtrojnë të njëjtën ideologji në vetë qendrën e gamës së gjerë të mundësive.

Shqipëria dhe shqiptarët mund të bëjnë një përparim absolut. Por ajo që ka rëndësi në botën e sotme është përparimi relativ, krahasuar me kombet më të zhvilluara. Në se përparimi relativ është i ngadaltë Shqipëria do vijojë të bjerë dhe jo të ngjitet në shkallët ndërkombëtare.

Drama, orgjia e një udhëheqje të keqe, pandemia e korrupsionit, dreqi i nepotizmit dhe i lidhjeve do ta shkatërrojë vendin dhe shoqërinë tashmë të hutuar, të lodhur, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita do hijëzohet nga interesat kallpe partiake vendore dhe ndërkombëtare.

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, shqiptarët e hapën kutinë e Pandorës kur hodhën vështrimin kah Perëndimi, si diçka për t’u kopjuar dhe ndjekur. Por vendet perëndimore janë shembulli i parë që nuk duhet kopjuar ose përqafuar si standard për zhvillimin e botës. Kanadaja dhe SHBA nuk kishin për të qenë ato që janë sot po të mungonte diaspora masive e personelit të kualifikuar që zbarkoi në brigjet e tyre. Evropa Perëndimore nuk do ishte ajo që është sot po të mungonin shekujt e kolonizimit të madh dhe nganjëherë të tepërt dhe asgjësimi i territoreve të largëta ku shoqëritë u masakruan dhe iu nënshtruan sistemeve dhe standardeve që nuk ishin të përshtatshme.

Shqipëria duhet ta ndryshojë kursin e saj të qeverisjes dhe udhëheqësinë që ta ndryshojë historinë e vet. Vendi duhet të përqafojë një bashkëpunim të skajshëm me fqinjët e saj, përfshirë Kosovën por edhe Maqedoninë dhe Serbinë. Një treg i madh do t’i sjellë përfitime kujtdo në Ballkan. Protagonistët e vendit dhe intelektualët duhet ta dëgjojnë thirrjen time dhe t’i bashkojnë forcat për të nisur një paspolitikë, si një paradigmë udhëheqje alternative. Mediokrët dhe të korruptuarit duhet ose të heqin dorë, ose të përqafojnë ndryshimin rrënjësor.

Interesi i përgjithsëm duhet të vihet para atij individual, deri kur Shqipëria të mbërrijë një nivel të arsyeshëm mirëqenie, shumë më të lartë se sa ai i tashëm.

Zelli im është i kujdesëshëm, i saktë dhe i ndershëm. Ky portretizon një pjesë të drejtpërdrejtë dhe përshkruese, tregimtare të opinioneve që kam grumbulluar nga rreth njëqind personalitete. Kushdo që dëshiron të më sfidojë mua, mund të takojë protagonistët vendorë që më kanë mirëpritur në republikën më miqësore të Evropës.

Ndihem i besueshëm dhe rehat me analizën time. Po të flas statistikisht nuk mund të jem gabim ose rremë pasi kam folur dhe kam shpenzuar qindra orë me njerëz të vërtetë dhe vizionarë të vendit.

Po ju flas juve, o shqiptarë. Ka ende kohë për ta riparë rrugëtimin tuaj përpara për një të ardhme më të mirë. Duhet të jeni të patrëmbur dhe kurajozë. Mund ta bëjmë këtë së bashku me ndihmën e Ëndërrimtarëve Ekspertë.

Republika evropiane më e bukur dhe më miqësore mund ta përmbushë ëndrrën, por jo me lojtarët dhe dirigjentët e tashëm.

 

 

Bardhyl Selimi

Nga : Bardhyl Selimi

5 janar 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s