KODI MEDIATIV POETIK I AKTDËSHIRËS POETIKE – Drita Gera “Muzg femre” / Recension nga Agim DESKU

 

KODI MEDIATIV POETIK I AKTDËSHIRËS POETIKE

 

– Drita Gera “Muzg femre” – 

 

 

Agim Desku

Recension nga Agim DESKU

 


Të përjetosh zhvillimin e një niveli artistik e poetik të botës ku nuk ka të sotme apo të kaluar, por që ekziston vetëm zhvillimi dhe një zhvillim të tillë poetik për fat e gjejmë tek poetja z.Drita Gera, e cila me vargun e saj poetik ka arritur t`i përfitoj zëmrat e shumë lexuesve nga e gjithë hapësira shqiptare dhe jashtë. Falë përvojës artistike, dijes empirike dhe shpirtin e gjerë human që çdo herë na befason me prurjet e saja poetike e letrare siç është rasti me librin, “Muzg femre”, e cila me metaforat poetike krijon një tablloid të reminishencës të vet artit të mirëfilltë, të ati artit të sotëm të liruar nga brengat, vuajtjet, thjeshtë në tërësinë e tyre shquhen për simbolikën e shoqëruar me një qasje emocionale e racionale të pa parë të ndonjë poet tjetër, ku tërësia krijuese do e quaja DRITËJANE, vjen në shprehje si ëndërr e vargut të veçantë deri me sot, si dashuri ndërnjerëzore, si lirikë e pastër si loti. Andaj aktdëshira poetike e poetes Drita Geres në vëllimin, “Muzg femre”,,frymon me zërin aq kumbues prej poetes, që ta dëgjojnë dhe krijuesit tjerë. Poetika e këtij vëllimi ngjanë dhe mbanë rrugëtimin e situatave të ndryshme, rrugëtimin e vetvetes, që ia krijojnë rrugën poetike, e cila, kur merr formën dhe peshën e vet, dot nuk del nga binarët e përplasjeve, meditimeve, ndijimeve, nuk del nga mllefi, etja, malli e dashuria për ta parë e përjetuar ëndrrën e përbashkët, që jeta të merr kahe ashtu siç e meriton njeriu, fjala dhe arti i mirfillt poetik,
dhe ja se si ligjëron poetja-
Mos më kërko më!
Nuk mund të jem më Ti.
Kam lindur për të qenë Unë!
Vargje si rrjedhim i zhgënjimit të tërë asaj lirikës dikur me plot mesazhe pranverash idilike serembiane, apo të ky ligjërim poetik,-
Në një nga këto ditë
Pranoj shoqëri
Vetëm nga vitet e mia.
Seç rikujton shkrimtarin e madh Hivzi Sulejmani, i cili momentet më frytdhënëse të krijimtarisë, shquhej për një dialog me vetën dhe me një botë, ku i përkiste më shumë vetvetes.
Një jetë pa jetë brenda saj
të njoha ty.
Paskam jetuar mes ngjyrash
me grinë time përbrenda.
Trupi kërkoi të çlirohej
t‛u dha ty!
Thitha si e çmëndur.

Duke lexuar vargjet e këtij vëllimi bindshëm mund të dëshmohet, se në asnjë moment dot nuk i shkapet atij synimit, asaj rrjedhës së jetës dikur, si vet kënga e bukur, e cila shndërrohet në
Vargje të papërsëritshme-
Ti ike.
U vranë metaforat.

Papritur jeta u kthye
në një poezi pa titull.
Titulli ishe ti.
Ecja drejtë lidhjes së gjërave-bashkimit të periudhave kohore në një tërësi, pa të cilën kurrë nuk do të jetë rehat as toka, as njeriu i këtij nënqielli, i cili, në mënyrat më të ndryshme u ndrydh, u përplas e u flijua, por, edhe në mënyrat më të ndershme gjithnjë qëndroi vertikalisht, edhe pas të gjitha të papriturave dhe ja si ndërton vargun-

Në gishtërinj
mungon unaza e besnikërisë.

E tretur s’di se ku.
Fjalët:Të dua përgjithmonë
u fshinë.

Eh,në sytë e tu lexoj
pak nga historitë e mia.
Kur t’i shoh të qeshur
mendoj.
Ajo ka takuar dashurinë!

 

 

10632600_954010151353113_5388235835421268666_n

Vëllimi poetik “Muzg femre”

 

Konstatim poetik i thënë nëpër kohëra- rrugëtime, të cilat gjithnjë na lidheshin si lak në qafë. Pra, edhe vet titulli i kësaj vepre, “Muzg femre”, -, ka mesazh jo vetëm shumëdimensional, por ka gjëra që grishin e sikur dëshirojnë që e bukura në art të fuqizohet,duke u shpreh-

Do të t‛i jepja gjithë orët e mia
ndarë në sekonda përqafimesh.

Do të ta jepja gjithë ujin e oqeaneve
valëzuar në dallgë buzëqeshjesh.

Do të të jepja rrebeshe dashurie
kristalizuar në pika shiu pasionesh.

Do të të jepja gjithë bregdetet
grimcuar në copëza rëre puthjesh.

Se, për çdo pëllëmbë të asaj poetikes serembiane, nuk bën fajësuar askë, por duhet ngritur fuqishëm në zërin e bukur metaforik-
Je krejt unë
ku shoh vetën qiellore
veshur yjesh.

Jam gjithësi përvëluese,
që shkrijë gjithë trupat rreth meje.

Nuk e pranojnë vetminë disa.
Unë e kam mike.
Shpesh më kujton që dikur ishim dy
Unë dhe ti.

Kështu muzat, krijimtarinë e shndërrojnë në fole pavdekësie dhe ngrohtësi e pak qetësi shpirti, ku shprehet-

Nëse nuk ke njohur dhimbjen,
mos gabo të mbash një leksion
mbi jetën.

Do ndihesh vetëm,
si një dekan mendjemadh
në një skenë të varfër,
ku auditori mungon.

Poezitë e Drita Gerës shquhen për simbolikën në vargun pa “kode”, në vargun me një infrastrukturë të lirë, ku mbizotëron shpirti luftarak i poetes, gjuha poetike, temat e trajtuara, duke krijuar kështu një tablo të bukur poetike, etike e njerëzore. Çdo poezi shpreh gjendje të ndezura poetike, çdo varg nxjerr në dritë dhembjet e kohezionit tragjik të humbjes së dinjitetit njerëzor, të vlerësimit të njeriut për njeriun, të kontributit të saj poetik që vargun e shndërron në krismë të lire, ashtu siç është shpirti i poetes. Heronjtë, kjo poete i nxjerr vetvetiu vargut të lirë, gjuhës se bukur të vargëzimit të vlerave të poetëve të afirmuar, si poeti Zef Serembe, Xhevahir Spahiu, Beqir Musliu, Azem Shkreli e të tjerë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s