MË MIRË TË HESHTIM SESA TË FLASIM / Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

MË MIRË TË HESHTIM SESA TË FLASIM

 

 

adem

 

Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

 

 

Po deshe preki me gishtat e tua lastarët që lëshohen si ujëvarë nga mendimet e mjegullave. Ti je shumë i ri që të shikosh mbrapa, kur të zënë thinjat mund ta kthesh kokën e të shikosh se si kanë kaluar ditët e tua nëse kanë qenë tuat.
Të kujtohet u dashurove në udhëkryqin e memories, ishte një ditë jo e zakonshme ti ecje rrugës ose i puthje ninullat egërsisht, ashtu siç puthet luleshpata kur i çelë sytë pranvera
Sonte po mjaullinë kjo natë. Ndoshta nuk i ka mbetur asnjë shpresë, te fanari dëgjohej vaji i një qemaneje të vjetër, dëgjohej kah dëneste uji në përqafimin e dallgëve.
Asnjë pikë loti nuk paska mbetur në horizont. Merimanga e zezë që njëqind vjet po thurë një rrjetë të tejdukshme ku janë duke u mbytur të gjitha llojet e insekteve si ato me shtatë sy po ashtu edhe insektet pa sy.
Po më brengos kjo dyndje e peshqve fluturues. Qe disa shekuj një anije po qanë pranë molit, qajnë edhe pulëbardhat kur tërbohet deti. Diku në brigjet e Jonit notojnë mbi bardhësirën e shkumës drurë të kalbur dhe dërrasa të njoma. Një njeri i ka lëshuar dizgjinët e mendimeve dhe mediton për ditët e humbura., për ato çaste që kanë mundur të jetojnë si bari mishngrënës në kujtesën e guaskave.
Një kërrabë sa e vjetër po aq edhe kokëforte vjen nga lashtësia dhe i përqesh lisat që pikojnë dhembje prej shtreze. Në syrin e kujt u mbytën anijet.
Frynte një erë e çmendur nëpër dhembjen e dallgëve, frynte dhe nuk kishte të pushuar. Një njëri që e kishte kaluar moshën e tretë shikonte se si rritej bari në kujtesën e brishtë të ditës.
Shikonte dhe nuk ngopej së shikuari. Kishte një nostalgji për ditët e humbura andaj edhe e kthente kokën mbrapa, thua se i kishin mbetur të gjitha çastet e pa përjetuara. Sa herë që e kthente kokën mbrapa dëgjohej zëri i gërnetës e cila vajtonte si një kërthi.
Sonte vetëm heshtja ka të drejtë ta ngriti zërin kundër të kaluarës , vetëm ajo dhe duart e saja mund të notojnë nëpër ajrin e brymtë të mbrëmjes së vrarë kush e di se nga cila dorë e cila sa herë që e gjuan gurin fshihet pas fjalëve më të mirë që mund të dalin nga shpirti i përdhosur i njeriut.
Tani më asgjë nuk di, nëse themi vetëm një fjalë gjuha na mbytet në dallgët e çmendura të mendjes. Më mirë është të heshtim se sa të flasim, edhe nëse na dëgjohet zëri i grithur, çka pas asaj zhaurime mendimesh të tejdukshmërisë së ujit, kur valët ujore shndërrohen në kristale tingujsh ne bëhemi statuje prej bryme dhe kalojmë në anën tjetër të mendjes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s