Një burrë i dashuruar / Poezi nga Anila Kruti

anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

 

Një burrë i dashuruar

 

Grua,
një burrë i dashuruar është universi tënd.
Është i taksuri tënd,
fati tënd..
Është vrulli dhe zjarri i shpirtit.
Është lëndina jote me blerim.
Është pika që ndan kufirin
mes epshit dhe dashurisë.
Një burre i dashuruar të përket.
Është në udhën tënde
Është ecja …gjurma jote.
… është puthje.
…është prekje e butë majë gishtrinjsh.
Është  heroi tënd
me tipare perëndish.
Është fillimi dhe mbarimit i ditës.
Fillimi dhe mbarimi i mendimit.
Është ylli i natës..
Dielli tënd.
Të gjen me sytë mbyllur nëpër erë,
Të ndjek..
Është bashkëudhëtari yt,
në dritë dhe në errësirë.
Një  burrë i dashuruar është
i dhembshur si prehëri i butë i nënës.
Është çast dhe jetë e tërë. Është dhimbje e bukur, gëzim.
Është lotë…
Lodhje e artë.
Mund…

Grua,
nëse e ke në krahë një të tillë,
Të lutem, mos e humb!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s