Poezi nga Irena Ilo Gjançi

Irena Gjanci

Poezi nga Irena Ilo Gjançi

 

 

HAPAT E VETMISË.

Hapat e vetmisë janë hapa me pranga të rënda,
hapa të verbuara nga nata, të lidhura nga dielli,
hapa brenda hapit, hapa të ngadalëta,
hapa të dremitura si hapat e të dehurit.

Hapi më humbi, kur loti m`i mbyti sytë,
kur ëndrrat u përmbysën si varka prej letre,
kur gëzimet humbën në humnerën e dhimbjes,
kur mes dhimbjes humba vet-veten.

Rrugët më duken gjithnjë e më të ngushta,
të ftohta, të ftohta dhe të heshtura si vdekja.
Hapat – hapa të drunjta e të tretura
mbi ëndrra të thinjura , të mplakura , të vdekura.

 

 

 

TI MË THUA.

Ti më thua :- sa larg jemi !
Kështu të them edhe unë .
Një urë pa gurrë na afron,
na afron buzë më buzë.

Ti më thua : – kur do vish ?
Erë bëhem unë.
Mbi buzën tënde prap qëndroj,
prapë buzë mbi buzë.

Ti më thua kam mall,
dhe qan siç qaj unë !
Loti i nxehtë m`ë ra mbi buzë.

 

 

TË KËRKOJ I PËRMALLUAR

Sonte erdha poshtë dritares,
si dikur në mes-natë.
I çmëndur si atëherë,
i etur për puthje prapë. !

Por dritarja s`ka më dritë,
sytë e tu s`janë nëpër xhame,
porta prapë është e mbyllur,
lot i varur – deg` e bajames.

Drita e hënës mbi sofat,
si çarçafi i asaj nate,
u mbështoll dhe u ngjit lart,
u fsheh mbi çati ca çaste.

Ç`emocione dashurie
kërkoj prapë në mes-natë ?!
Digjem mbi zjarre të vdekur,
më mbyt loti i asaj nate.

U marrosa shkoj e vajti,
në aromën e saj mbështjellë.
Brenda syve – sytë e saj
më tërheqin si magnetë.

 

 

 

MBESKËS TIME — JONA —

( Një urim ditën e emrit )

 

Brenda zemrës kam një zemër,
reh si zemra e një zogu,
ja ndjej gjakun kur i rrjedh,
brenda gjakut – ky gjak zogu.

Ka një ngrohtësi të ëmbël,
siç e ka dielli i pranverës,
m`a mbush shpirtin plot aromë,
më jep krahët e erës.

Brenda zemrës kam një zemër
me një emër të shënjtë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s