Poezi nga Xhemile Adili

 

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

KTHEJ SYTË NGA QIELLI

 

Shpesh herë kthej sytë nga qielli, perlotur
O zoti ynë
Ndalo lotin që bie poshtë qepallave
Mbush gota trishtimi.

Ku bie dhe në cep buze
Ashtu si në shpirt
Ku të bën të klithësh
Të rënkosh nga plagët.

Sa herë u mundova t’i ikë dhembjes
Dhe shpresës së rremé
S’desha jetë kotësie, mishmash.

Me vite mundohem të mbeledhë
Copëzat e zemrës së thyer si qelqi.

Arnova zemrën me dritë
Vetëm për pak ngrohtësi shpirtit
Ku nuk u ushqye me lumturi, por me bubullima.

Kjo kohë e marrë
Veshur me dhimbje
Nuk falë njëherë lumturi .

Sa desha lumturia të ketë mitër
E dhimbja të ishte shterpë.

 

 

 

PAKËZ DRITË KËRKOVA

 

Pak shpresë kërkova, vetëm pak
Sa të shihja së si ngrohtësia e diellit
Bie mbi trëndafilat e kopshtit tim.

Pakëz dritë kërkova
Vetëm sa të shihja
Si do të biente dritarëve të shpirtit.

Një rreze diell kërkova
Sa të shihja shkëlqimin në sytë e atyre
Ku nga jeta ime u fala jetë.

Një grusht të fortë kërkova
Sa të shëmb malin e dhembjes.

Një copë qiell kërkova, jo shumë
Vetëm për një çast të largohem nga kjo torturë
Kur të jemë mërzitur shumë.

Pak ajr kërkova
Aq sa të marr frymë lirshëm.

Nuk kërkova shumë gjëra.

Dy metra tokë
I kam të siguruara.

 

 

 

PO SE BËRA POEZINË

 

Nuk dua të jem poete, po se bëra poezinë
Me një grusht zjarr, marr nga dashuria
Si plisat që e bëjnë, udhën e shenjtë për lirinë
Mes e parmes valles, kur vallëzon burrëria

Nuk jam poete, po nuk pata, ngjyra krenarie
Si shqiponja në flamur, dasmës që i prinë
Le të kuptojë bota, se jam, një penë Shqipërie
Që me dashuri e ushqejë, atdheun e lirinë.

 

 

 

MES NGROHTËSIVE

 

Sigurisht që ke lindur atëherë
Kur njerëzimi gjendej zbërthyer
Natyrës.

Aty ku nata joshte dhe stinët gjenin
Njera- tjetrën në ndryshim.

Stinët dhe Ti
Natyrës përqafuar
Mes gjithësisë
Përtej errësirës.

Dhe atëherë kur errësirave afruar
S’ i pranove
Me planetin heshtur
Pa jetë drita.

Drita më ngroh
Dhe ngrohtesia
Jetë.

Si një planet të ngurtë
Dhe të akullt
Mos m’u afro.

Ecejakeve të tua
Mes përgjumjeve
Këmbë lidhur.

Në jetë, më josh
Më josh
Mes gjelbërimeve
Si në pranverë
Kur horizontet e ngrira
Më vrasin.

Me veriun
Nuk dua të të ndjej.

Rrugëtimeve dimërore
Më ngjanë me shkretëtirat.

Mos më afro
Dua t’ju përballë me dritën
Dhe dritën tënde.

E dua
T’ia falë dhe ta dhuroj
Natën.

Të ndriçoj hënën
Mua kur skutave qëndroj.

Largë bindjeve dhe errësirave
Dua të jetosh dhe të jetoj.
Mes dritës, aty ku gjej veten
Dhe natyra gjurmon stinët e saj.

Mes dritës i kërkon
Edhe ajo edhe unë.

Mes luleve të gjeta
Ngrohtësinë
Mes perëndive
Nuk ta zbulova.

Në udhëtime
Rrezesh, lodhje
S’të kërkoj.

Mos më lësho
Rrezet e lodhura
Mos m’i lësho si mes stacioneve
Lodhur në pritje.

Nuk pushon as Ti
As stinët kur qiellin e mbulon
Mjegulla, duket diçka e përgjumur
Aty mos rrugëto.

Qielli zbukurohet kaltërsive
Aty më zbulo veç
Ngrohtësive.

 

 

 

PULËSONIN STINËT

 

Zemrën lash mbi akull
Mes acarit
Ku pulësonte për ty si e marrë.

Pulësonte fortë
Edhe në stinë pranvere
Kur sythat çelnin
Në stinë qershish
Né flladin e ngrohtë.

Pulësonte si një melodi
E bukur në sfond
Né stinë behari
Mes temperaturash té larta.

Pulsonte çuditshem
Dhe në stine vjeshte
Atëherë kur biente shi
Nën qepalla.

Dhe ateherë kur biente shi
Shpirtit pulësonte
Kur gjethet ishin në rënje
Dhe atëherë kur lumënjtë
Vërshon gjithë tërbim.

Dhe atëherë kur i vure një gur
Sipër, pulësonte
Dhe atëhere kur i ngule një thikë.

Por, nuk e kisha besuar
Se do të pulësonte dhe mbi akull
Ashtu dalë nga trupi.

 

 

 

NATË E YJESH

 

Kësaj nate ndërrim motesh
I mungoi një yll qiellit
Dhe pse kupa e tij
Është e mbuluar me milliona xixellonja.

Dallohej mirë se ai yll mungonte
Ku kësaj nate ndërrim motesh nuk duhej t’i munginte.

Ndoshta ka qenë në përqafim të Hënës e nuk dukej
Ndoshta ka qenë mbërthyer nga një smundje inatçore
Ndoshta….!!

Shkelqimi i ati ylli bashkë me një urim té munguar
Zbehu Shkelqimin e syve të mi
Ku gërryu dhe shpirtin për brenda
Ku godiste fortë si valët përplasur mbi breg.

Gjashtë shkronja nuk qenë rëndë për t’u shkruar
Por u bënë gjashtë male mbi supe
Gjashtë shuplaka heshtje
Gjashtë dhimbje shpirti.

Jeta është një frymë, e një dite…
Mos vrapo pas asaj fryme
Nga që do të jetë kthyer
Në grimca atomi
Ku mundet té té godasi rëndë kraharorit
E té té bllokojë frymëmarrjen.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s