Pol Verleni : 120 vjet nga vdekja e Pol Verlenit… / Nga Skënder Braka

10547711_847744165243330_2885078903472471165_n

Pol Verleni

 

120 vjet nga vdekja e Pol Verlenit…

 

 

Nga Skëder Braka

 

 

Pol Verleni i lindur në Metz është një ndër poetët më të mëdhenjë jo vetëëm të letërsisë frqanceze të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë, por edhe i asaj botërore. Ai është themelues i shkollës letrare të simbolistëve dhe njëherësh është konsideruar si përfaqsuesi më i madh i bohemës letrare. Vitet e fundit të jetës së tij kanë qënë mjaftë të vështira për poetin e mësuar të shtynte ditët mejhaneve, kabareve nën duhmën mbytëse të duhanit dhe alkoolit. Në varrimin e tij më 8 Janar të vitit 1896, ka qënë një rast i rrallë ku si rralherë janë mbledhur përfaqsues të shkollave dhe rrymave të ndryshme letrare të kohës. Kortezhi përmotshëm shkonte ngadalë nën një uninamitet të madh, ku element të ndryshëm, miq dhe armiq të Poetit dhe po ashtu në marrëdhëniet ndërmjet njëri-tjetrit po e përcillnin për në banesën e fundit. Verleni sikurse e ka pohuar dhe vet impulset e para të krijimtarisë   së tij i nisi së pari nën ndikimin e Bodlerit e më pas duke imituar Teodor Bonvilin derisa pena e tij erdhi dhe mori fizionominë e saj të plotë si një   …. panasian i vendosur që: ruan me rreptësi kanunet e kësaj shkolle të ftohtë, të cilët asaj kohe mburreshin me objektivizmin e saj të pashpirt, ku nga njëra anë vlerëson bukurin prej mermeri të formës ndërsa nga ana tjetër nuk pranon asgjë mbi vetveten.

 

Verleni me një natyrë krejt të paqëndrueshme, i prirur për të gjetur një strehëz të qetë, pa zhurmë, e braktisi shpejt ” parnasianët” dhe mori anën e poetëve ” dekadent”, shkollë e cila nuk përfill formën, që përpiqet të krijoj diçka të re, por që ka mbetur vetëm në krijimin e disa aluzioneve të turbullta dhe disa tabllo pak të kuptueshme, madje përmbajtja e tyre është e pakuptueshme dhe prej vet krijuesve.

Verleni ka një poezi melankolike dhe sentimentale. Në to dëgjohet ngaherë britam e tij e dëshpërimit, dhimbja e një shpirti të ndjeshëm dhe të butë që ka etje për pastërti. Heroi lirik i tij shpesh herë vihet në kërkim të zotit, të cilin nuk arrin kurrë ta gjej. Ai është një hero që ndonse përpiqet të ushqej ndjenjën e dashurisë për njerëzit, që përpiqet t’i dashuroj ata, por që nuk mundet t’i dashuroj.Në një shkrim mbi të Zhyl Lëmeri shkruan: Ai është një fëëmijë me shpirt kaq të pastër dhe të papërlyer, duke e etiketuar si njeri të pafat dhe njëhkohësisht një poet të madh.

Unë vuaj, oh, unë vuaj mizorisht! 

Kështu që thirrja e njeriut së parë në Eden humbur

Verleni ashtu si krijuesit e rrymës që ai ndoqi, përfaqëson grupin e krijuesve të kulturuar, por të thyer shpirtërisht dhe të demoralizuar. Ky grupim krijuesish mburren me këto epitete si dhe me ekstravagancën e tyre.Në Francën ku mbizitëronte atmosfera mbytse dhe e zymtë varfërimi shpirtëror po prekte edhe një mori intelektualësh të kohës, u shfaq varfërimi i idealeve, dekadenca e plotë e moralit, dhe predikimi për liri mëkatesh i zuri vëndin predikimit për tu çliruar nga këto mëkate, kurse imoraliteti po thellohej përherë e më tepër. Kësisoj Pol Verleni ky apologjet i ndjenjave të holla dhe i jetës së zakonshme, do të drejtonte kahen e krijimeve të tij nga kristianizmi.

 

 

Skender Braka

Skënder Braka

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s