Treni i të çmendurve !!! / Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

Treni i të çmendurve !!!

 

Nga ty,…mësova shumë

ndala në stacionin ,ku ti kishe ndalur

lashë veten të hypja në trenin e të çmendurve

nuk pashë ç’dritare kish ngelur hapur.

 

Në vagonët e saj me etje kërkova

të gjeja të njohur e të panjohur

copëza kujtimesh e dëshpëruar mblodha

dhe s’ u ndjeva aspak e lodhur.

 

Treni vraponte furishëm mes erës

vrrullshëm rrëmbeu gjithshka timen

mbështetur pa dashje afër derës

nuk pashë , kur u hap me dhimbje.

 

Me sytë e errur pashë humnerën

kisha hipur në trenin e të çmendurve

fort shtrëngova dorezën e derës

për t’ u  shpëtuar çmendurive.

 

Nga ty…mësova shumë

mësova njeriun përbindësh

mësova si zgjohesh nga një gjumë

i thellë , i vështirë dhe i hidhur.!!!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s