APOLOGJIA E HUMBJES / Poezi nga Petrit Sulaj

 

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

 

APOLOGJIA E HUMBJES

 

Jam po ai që isha para se të vija këtu

realitet i asaj çfarë më gërryen mendje e shpirt

e fantazi që i mungojnë alternativat;

as këtu nuk ka hapsirë për mua

tymi i duhanit kufirit të durimit i vë tel me gjemba

e gota e dhjetë e rakisë pa e çuar në gjysëm

edhe se nuk ka vënë fletë, fluturon drejt në banak

e banakieri e kap fluturimthi

pa bërë dëm, për fat

e dorën time që bëri gotën të fluturojë

vendosa ta ndëshkoj, ta pres e ta flak

e dora më sheh né sy, më bind që ta fal.

 

I njejti jam, pa maskë dhe sot

dështim që pin dhimbje, jo raki

bar i përzhitur i një varreze fshati në gusht

pa lëvizur, në të njejtën karrige

e dhimbja vazhdon të më marrë masën në heshtje

ulur këmbëkryq përballë meje

në tavolinën që veriun e kërkon gjithmonë në veri

e jugun në jug, jo anasjelltas

si e kërkojnè njerëzit kur humbin

e një tjetër që ka pirë pesë dopjo më pak se unë

(raki safi, pa dhimbje përzjerë në të)

i vjen rreth lokalit herë këmbadoras e herë zig-zag

e nja tre a katër të tjerë

pak a shumë në gjendjen e tij

e ndjekin nga pas.

 

I njejti jam, planet në formim e sipër

më dominon furtuna, dritë bën veç rrufeja

fitorja dhe dështimi kanë të njëjtën fytyrë sot

e kam vendin në varrezën e fshatit

duke kërkuar një varr hapur

i cili ta nxerè pa arkivol trupin tim

dita në vazhdim e di, nuk ka kishë ku të falet

e ndjenja e fajit dhe keqardhja për veten

i lajnë e fshijnë njëra tjetrës fytyrën,

e dikur për inat të dritares

vështrimin e bëj dylbi kundër qiellit

e kaq për momentin.

 

Pastaj ngrihem në këmbë

e shkoi te banankieri,

i kerkoj falje për gotën e cila ju bind dorës time

dhe ndërsa dal jashtë nga një derë sekrete,

mbi shpinën time

bërë shpellë për lakuriqë nate

mbledh vështrimet e atyre që akoma

rakia safi, e papërzjerë me dhimbje

nuk i ka detyruar të ecin këmbadoras

a duke bërë zig-zag.

Nuk ka lokal për ti bërë vend humbjes time

nuk mund të bëhem tapë sot

dhe një but me raki të pi

dhimbja më ndjek pas, don pjesën e vet

qerrateshë dhimbja,

përherë gjuan rastin kur jam i dobët

a humb

ngopet me pak ajo, nuk kërkon më shumë.

 

Është tepër vonë për ta fituar

e tepër heret për ta harruar:

Ajo që duhej të ishte sot me mua,

po bën dashuri me një tjetër.

 

 

tetor 2013

(shkëputur nga vëllimi poetik: “Mëkati im bën fëmijën e parë”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s