Ekstazë mbi oqean, “…mbase qielli i fundit…” – ngjarje e jetuar – / Tregim nga Raimonda MOISIU

 

Ekstazë mbi oqean, “…mbase qielli i fundit…”

 

-ngjarje e jetuar –

 

 

 

1-raimonda

Tregim nga Raimonda MOISIU

 

 

Aleksandra Zvetnova zbriti nga tramvaji që të çonte për Manhatten. Ishte shkurt. Ftohtë. Ecte në trotuar. Rrezet e diellit ia ngrohnin paksa kurrizin. Nuk ndjeheshe mirë. Stomaku i përziente. Koka i dhimbte. Veshët i buçisnin. Para saj lartësohej një ndërtesë e madhe, e tëra xhamllëk. Lexoi:”Global” Paper! Dielli reflektonte me një dritë të fortë në xhamat e saj. Ia vrau sytë. Vuri dorën mbi to. Fërkoi ballin.

– Duhet të kem diçka. Nuk ndjehem mirë. Ndonjë grip, ose gastrit në stomak. Por…

-Jo, jo, nuk jam e sëmurë. Është diçka tjetër që më mundon. – mendoi me sytë e menduar.

“Më keq se gripi”,- po ekzaminonte gjendjen evet.

Ndjeheshe e rënë shpirtërisht. Iu kujtua letra që kishte në fund të çantës. Hodhi atë në krah. Me dorën tjetër kërkonte letrën në fund të saj. Dalloi qartë adresën e dërguesit dhe të sajën.

– Hapi zarfin. Lexonte. Ishte një letër e bardhë, shkruar me kaligrafi, dhe një pusullë e vogël e verdhë, ngjitur pas saj. Letrën e vogël e ngjiti në mëngën e palltos.

– Të lexoj të madhen, më pas të voglën, – bëri kompormis me veten.

Në krye të saj, në qëndër, lexoi fjalën “ftesë”, shkruar me të madhe.

Ishte një ftesë për takimin me skiatorët më të mirë në vend e jashtë tij, në Ljubljanë të Sllovenisë. Lexoi emra veteranësh, që kishin bërë emër në këtë lloj sporti, si David Berry, Henry Boskovski, ose “babai i skiatisë”, Mathew Green etj. Në fund të letrës i kapi syri emrin e organizatorit: Mark Hajmell.

Vuri dorën mbi stomak. Dhimbje, si një e prerë thike. Ndjeu uri. Një kotkë iu mblodh në stomak.

 

****

 

Donte një shuplakë në fytyrë! Atë mendonte këtë cast. A mundet ajo ta bënte? E kishte lënduar me paramendim! Deri edhe në rënim të jetës së saj. As vetë nuk e pati kuptuar si ndodhi. Udhëtoi ndër kujtime. Shumë vite të shkuara, ato kishin lënë një vragë në ndërgjegjen e shpirtin e saj. Ç’ndodhi? U pre e tëra. Ndoshta letra? Apo emri i Mark Hajmell, në fund të ftesës?!

Psherëtiu.

Mendonte.

Hedhur në sup kishte laptopin. Shkoi gishtat e saj nëpër të. E përfytyronte laptopin një qytet të madh në tërësi, ku ndërthureshin e bashkëjetonin, të mirat e të këqijat, hipokrizia, cinizmi, intrigat, sinqeriteti e realiteti. Një tunel i errët ku marrin frymë shumë njërës të racave e karaktereve të ndryshme, ku secili vështronte njëri-tjetrin sipas shijes e dëshirës së vet.

Virtualisht!

Lotët i rrodhën nga sytë. Të nxehtë! Dogjën si acid! Iu dha një të fshirë cepave të syve, me pjesën mishtore të pëllëmbës. Turfulloi me përçmim dhe trishtim:

– Dreqi ta hajë! Sikur të më shohë ndonjë nga kalimtarët me sytë e enjtur e të skuqur, Nxori një facoletë. I fshiu me kujdes. Një makiazh i lehtë, një vijë e zezë, poshtë syve, rimel ndër qerpikët dhe buzët me një të kuq rozë të çelët e me pak shkëlqim.

 

****

 

Vetëm një gjë dëshironte të kishte mësuar nga jeta: Cdo gjë në dijeni të vetes! Por nuk mundi…..

 

****

 

Aleksandra kaloi përmes bulevardit, në krahun tjetër të tij. Ajri i ftohtë i përzjerë disi me ngrohtësinë e diellit, e bënë ta mblidhte veten. Qëndroi për një moment. Iu hodhi një sy tabelave të dyqaneve.

Kërkonte me sy.

– Uf, përpara syve e kam e nuk e shoh! Mos po mplakem?!-ironizoi veten.

Hyri brenda agjencisë ajrore të udhëtimit.

– Me se mund t’ju ndihmoj, zonjë?- e pyeti një vajzë e re.

– Një biletë avioni, vajtje-ardhje, me Lufthansën,- ju lutem,- i tha Aleksandra.

Mori biletat. Kur sa do dilte të dera, u përplas me një burrë, të gjatë, dhe kockëmadh.

– Tungjatjeta!- i tha ai. Ajo i kthehu të njëjtën përgjigje. Tjetri zgjati dorën duke prezantuar veten:

– Peter Lemert!

– Ju jeni traineri i skiatorëve të NewYorkut, në mos gaboj?- e pyeti Aleksandra, sa ai shqiptoi emrin.

“Mbahet mirë. Qenka akoma i pashëm”,- mendoi Aleksandra, ndërsa e vështronte Peterin në sy.

– Po, po unë jam i tëri,- iu përgjigj ai, duke qeshur me të madhe.

– Kisha dëgjuar rreth jush. Meqë ra fjala, -vazhdoi,ajo, -kam marrë një ftesë për një takim të skiatorëve brenda e jashtë vëndit, në Ljubljanë të Sllovenisë. Një vend i bukur. Parajsë!

– Po, po,- e ndërpreu, Peter. Mora edhe unë një të tillë. Jam këtu të marr biletën e avionit.

– Ua, sa mire! Do të udhëtojmë së bashku,- shpërtheu ajo, duke përplasur duart si një fëmijë gazmor. Shkëmbeu disa batuta me Peter. U largua. Një buzëqeshje sekrete i reflektonte në buzë.

Doli përsëri në rrugë…..

 

****

 

Markut i ndizeshin nervat kur isha vonë,- shkoi nëpër mend.

– Në djall, megjithë Markun! Ku m’u ngule gjithë ditën në mendje sot?! Sa po sëmurem,- iu ankua vetes, duke turfulluar…..

Ishte gati në qendër të Manhatten-it.Vazhdonte të ecte në trotuar, anës hotel “Plaza”. Dritaret e tij shëmbëllenin si pasqyrë. Vështroi veten e saj të reflektonte në to. Me krekosje e keqardhje bashkë, mendoi moshën.

Muajin e ardhshëm do të kishte ditëlindjen.Po iu afroheshe të….”X”.-ve. Nuk dëshironte të replikonte me veten për të.

– Mosha është vetëm numra, i pati thënë njëherë një mik.Varet se si ndjehesh në shpirt,- akoma e re.

– Vallë si ndjehem?

– E re?

– E mplakur?

– Thonë që po fillove të grindesh me veten e njerëzit që të rrethojnë,- janë shënja të pleqërisë këto.

Hodhi përsëri sytë në xhamin-pasqyrë të dritares.

Flokët!

Pika më e dobët për një femër. Fillojnë të thinjen apo të rrallohen. Janë ato që i tregojnë më shpejt shënjat e pleqërisë.

Ç’po mendonte kështu?

Kujt i trembej më shumë?

Ditëlindjes?…… apo……pleqërisë?!

– Iku e një ditë. Na u mblodh lëmci, moj bijë, – iu kujtua shprehja e të atit, që e thoshte shpesh…apo…..i trembej edhe çdo dite që ikte e nuk vinte më…?!

– Të tërave!-i foli me inat vetes.

Shkoi dorën nëpër flokë. Ato ruanin akoma hondet e dikurshme. Ishin rralluar paksa. Ngjyrën e kishte më të errët. U jepte të ngjyer herë pas here…..

 

****

 

Solli nëpër mend përsëri zarfin me ftesën. Ndjeu pështjellim në stomak.

– Oh, zot, cfarë është? Virus? Ankth?

Sytë i kapën pusullën e vogël të verdhë, ngjitur në mëngën e palltos.

– “Të lutem më telefono, Mark”, – edhe e lexoi, edhe e kujtoi.

Në fakt, kjo ishte letra e parë që ajo merrte nga ai. Komunikonin më shumë në telefon, ose me mesazhe në kompjutër. E njëjta rutinë, edhe për miqtë e mikeshat, që i njihte virtualisht e në jetën reale.

Rrinte shtrirë në krevat, e mbyllur në dhomën e saj.

Kalonin orë…

Telefonata…

Replikonte….

Debatonte….

Qeshte….

Dëgjonte….

Thashetheme…….

 

****

 

Mark Hajmell ishte një burrë i pashëm, tërheqës. I kishte marrë sytë e mendjen. Kur ai e ftoi, për një kafe herën e parë, ajo nuk hezitoi fare.

Mbas asaj kafeje, ditët më pas do të vinin pije e darka. Shpesh kalonin tërë fundjavën bashkë, në apartamentin e tij. Aleksandra nuk ishte e sigurt në ishte dashuri a pasion i çastit. Ai ishte me atë gati gjatë gjithë kohës.

Emocione…..

Asnjëherë nuk i largonte duart prej saj….

– Çfarë mendonte Marku në këtë moment?!

Ajo ftesë i trazoi kujtimet, andrrallat e jetës. Gjithë natën pati vërtitur në mendje çfarë të bënte.

Tashmë ajo e dinte PSE-në!

Nuk dëshironte të përballej me të vërtetën. Aq më tepër kur në atë takim do të ishin figura të njohura, por që dinin diçka rreth saj e Markut…

 

********

 

Ora 10 a.m.

Hante mëngjesin si zakonisht, kafe, vezë të skuqura me djathë e një gotë qumësht.

Zilja e telefonit.

– Hej, Peter, ti je? Ç’kemi? Mirë?

– Mirë! Mirë! Erdhi dita. Nesër nisemi për Ljubljanë.

– E di si përkthehet “Ljubljanë”, nga sllavishtja….?- i tha Aleksandra e emocionuar.

– Jo, jo, nuk ia them shumë për gjuhët e huaja. Nuk e di!

– Vendi i të dashuruarve,- i tha ajo, gjithë krenari.

Peteri nuk foli për një çast. Matanë receptorit vinte e qeshura nazike e Aleksandrës. Peterin e turbulloi paksa ajo e qeshur. Shpotitëse…Iu zu goja. Valë të nxehta i kaluan në trup, atë cast. …..Çliroi rripin e pantallonave…..

– Peter, hajde nga shtëpia ime sonte. Nesër marrim avionin bashkë…..

Ashtu do bëj,- iu përgjigj mbytur ai…..

 

***

 

E ulur pranë dritares së avionit, vështronte krahët e tij, si çanin retë, që ngjanin si copa pambuku të bardha. Në veshë kishte vënë kufje. Zhurma e motorit e besdiste. Si një fëmijë lozonjar krijonte figura me to, herë si shqerra të vogla, e herë si llokume sheqeri. Sytë e Aleksandra Zvetnovës u hapën më shumë. Kafshoi buzën e poshtme. Treti përsëri vështrimin në bardhanën e reve. Ishte edhe disi nervoze. Duke sjellë nëpër mend kujtime, përpiqej t’i impononte vetes një qetësi. Zemra i rrihte dyfish se normalja. Duart i lëvizte me zhdërvjelltësi mbi prehër. Ndjente sytë e Peterit që e vështronin herë pas here. Frymëmarrjen e tij, pranë veshit. I ulur në krah të saj, lëvizte mausin e laptopit, që kishte përpara në tavolinën e kurrizit të sediljes përballë. Lexonte. Përsëri, përsëri zhvendoste vështrimin nga Aleksandra.Kthehu kokën. Kryqëzuan vështrimet. Buzëqeshën. Në dhëmbët kishte të kuq buzësh. Shkoi gjuhën sipër tyre. I hodhi përsëri një shikim të shpejtë, vjedhurazi, përmes qerpikëve gjysmë të mbyllur. Ndjehu pulsin t’i rrihte si raketë. Ai ishte aty, ngjitur me të. Si një natë më parë. Nata e kaluar kishte qenë për të ndryshe nga ato netët e tjera, që i pati kaluar më shumë në vetmi. Në mungesë të pranisë mashkullore….

 

****

 

I pat ofruar atij ta kalonte natën me të. Nuk kishte patur ndroje fare. Në fund të fundit çfarë do të prishte një kujtim më shumë, i ëmbël, në jetë?? Përveçse kënaqësisë, të ndjerit e re, se nuk ishte mplakur. Ishte akoma grua. Grua, në tërë dimensionin shpirtëror, të ndjenjave e dëshirave. Ndjenjat e dëshirat, nuk kanë kufi! Ndërsa ai, Peteri, kishte nevojë për të, si për gruan e tij, të ndjerë. Kishte dy vjet që i kishte vdekur. Dhimbje e dëshpërim. Nevojat trupore i kishte ndrydhur në vetvete. Por, nuk shtyhej më kështu. Dhimbjen për të duhej ta ndante me dikë, që të lehtësohej. Qetësohej.Të fitonte burrërinë e cunguar…

– “Në vend të saj sonte……”- i pati thënë vetes, ndërsa ulte receptorin e telefonit, atë mëngjes.

– Jam burrë me dy “rr”- i bërtiti vetes para pasqyrës…

 

****

 

Ajo po e vështronte atë. Anoi paksa kokën .Harkoi vetullat:

– Dakord??

Fjala doli papritur. Si një rrokje mbytëse, joshëse, provokuese, pyetëse e tunduese. Ai ndjehu siguri në atë cfarë ai dhe ajo do të bënin. Ja aty në krevatin e saj. Iu hodhi një sy çarçafëve. Të pazhubrosur! Një përflakje i kaloi nga ndërgjegjja në tërë trupin, derisa çdo muskul i lëvizte. Ndjeu afsh. Duke i buzëqeshur, treti vështrimin mbi trupin e saj. Ngriti paksa dorën para fytyrës së saj. Me tjetrën i hoqi, vathët, varësen dhe sytjenat. E kënaqur vërente tinëzisht, se si e ndiqnin sytë e tij, të babëzitur si të një maçoku që shikon të varur papritur në mur një copë mish.

E dinte që ky gjest ishte kapitulli i vetëdijes.

– Nuk dua të të lëndoj!- i pëshpëriti në vesh. Mbas pëshpërimës, i mori veshin mes buzëve të tij. Gjuha ishte e nxehtë. Ishte hera e parë që ndjeu kënaqësi nga pështyma e ngrohtë e dikujt. Trupi i saj…!

E habiti! Nuk kishte celulite. Një lëkurë e lëmuar dhe aty-këtu ndonjë muskul i ngritur nga…

– Mosha?….Kaloi shpejt e shpejt në një mendim tjetër. Ta fashiste mendimin e parë.

– Unë, cilës moshe i përkas? – pyeti veten nën gjuhë.

– Në këtë cast….hëm,hëm……është e nevojshme të përdorim persevativ,- i tha ai, duke u mbështetur në njërin bërryl, anës krevatit.

Ajo kapsalliti sytë, buzëqeshi dhe këqyrte fytyrën e tij. Rrudhi vetullat:

-Je i sigurt?

Vështroi përsëri nga ajo. Ngriti edhe ai njërën vetull.

– Mendoj se jo,- i tha i vendosur. Ajo qeshi fort. Ai u rrëqeth. Ishte e njëjta e qeshur, nazike, delikate, që e pati provokuar, turbulluar në intimitet, mëngjesin e asaj dite.

Vendosi dorën në gjoksin e tij…Ta shtynte paksa ..Por nuk…mundi…Duart e tij e kapën nga kurrizi……

 

****

 

Qetësia e tij e bëri atë që t’ia ngulte sytë. I buzëqeshi. Ndali sytë në shpatullat e tij. Dëshironte atë çast të vështronte gojën, buzët e tij. Në vështrim të parë dukeshin të turpshme, sensuale. Po të hiqte atë vështrim, e dinte që më pas nuk do të përsëritej. Iu duk sikur kishte kohë që e njihte.

Hëm…..

Njësoj sikur ajo kurrë nuk do të sillte fytyrë tjetër, në përfytyrim !

– Kë?

Vuri dorën përsëri mbi stomak. Një trazirë ndjeu në brendësi të tij.

MARK!(?)

Psherëtiu thellë! Avioni sa vinte e shkurtonte rrugën në drejtim të tij.

Mbajti frymën!

Shfletonte pavetëdije revistën komerciale të avionit. Përpiqeshe të rimendonte mendimet. Insistonte në vetvete të gjente një pyetje, që e dinte vetëm ajo.

Askush tjetër!

Që përgjigjen duhet ta jepte vetëm ajo!

Askush tjetër!

Peteri po e vështronte akoma.Tinëzisht ajo lëshoi flokët që nga prapa veshit, duke i lënë ti binin mbi fytyrë, si një perde e errët, për të tërhequr vështrimin e tij të qetë. Dëshironte atë çast të shpërthente në lot.

Ç’qe kjo?

…?????….Apo…????

Ndryshimi që ajo pësoi brenda një nate, midis ndjenjës së qetë që fitoi dhe ndjenjës të vdekur….

Ajo që e mërziste i jepte pështjellim në stomak.

E bënte hera herës tejet nervoze.

Sëmurej!

Ajo pyetje që e mundonte, që ditën që mori ftesën.

Drejtoi trupin në sedilje.

Cilën duheshe të kujtonte më shumë të tashmen apo të shkuarën???

Jeto të sotmen!- i dha kurajo vetes.

Më të bukurën, të mirën!Mos lë të të rrëshqasë nga dora atë që të ofron momenti:

Rrëmbeje!

Jetoje!

Fiksoi sytë mbi laptopin e Peterit!

Të dy lexonin.

– Kush ta ka dërguar atë mesazh??-e pyeti ajo papritmas, duke i hapur paksa sytë.

– Oh, një mikja ime e hershme. Gruan e kisha në spital atë kohë, për kimioterapitë. E njoha në spital. Infermierja. Një herë në muaj më dërgon mesazhe.

– A bëre seks ndonjëherë me të?

– Po! Po! Disa herë,- iu përgjigj ai me një sinqeritet të tepruar.

– Oh, e besoj se ajo do jetë ndjerë mirëëëëë…….ashtu si unë mbrëmë-mërmëriti,ëhë,ëhë,……..ti e ke……burrërinë të m***e……U struk e tëra në gjoksin e tij. Ia hodhi krahun. I ledhatonte shpatullat……

 

****

 

….Shtrëngoi fort. Një rrokullisje. Poshtë vetes. Uli kokën. Puthje. Puthje. Pa pushim. Vrullshëm.Si një djalë i ri. I fortë. I fuqishëm. Si një sportist. Skiator!

– Oh!-doli nga buzët e saj

Ajo e ftoi atë të bënin dashuri. Skiatori as që bëhej fjalë të mos dëshironte lodrat mbi dëborë. Ai do të bënte cfarë ajo kërkonte e dëshironte.

Pasion!

Dashuri!

Përshkoi trupin e saj me gishtat. Ajo u rrëqeth. U drodh! E kapi nga beli.

Aleksandra dihaste. Buzëqeshte. Kënaqësi. Ai po tregonte kujdes disi të njohur për të. I sigurt që ajo nuk do ta ndalonte:

Ta prekte.

Ta puthte.

Ta përkëdhelte.

Ta joshte.

Të kënaqte dëshirat.

Të mos lodhej.

Kurrë!

Deri në agim!

Çdo prekje një premtim, çdo e lëmuar, një dëshirë e papërmbajtur.

Kërkuese!

Dëshiruese!

E merrte shtruar. Nuk rrëmbeheshe! Ndjeheshe akoma energjik….

Gjoksi i saj u forcua. Luleshtrydhjet e gjireve, u ndezën flakë. Kënaqësia e bënte të mos ndjente dhimbjen. Duart e tij ia shtrydhnin fort. Dëshironte të lëvizte, por goja e tij tashmë kishte marrë ato. Thithte nektarin e tyre. I kafshonte lehtë.

Ajo ofshante. Nuk mund të lidhte dot dy fjalë.

Fjalët!

Arsyet!

Logjika!

Kishte humbur kontrollin. Jo vetëm në botën që ai po e bënte atë të valsonte, por edhe në botën e pasionit, dëshirës, që kishin shpërthyer aq papritur,dhe ajo e shijonte si pjesë e saj….

Ai luante bukur.

“Torturonte” ndjeshëm!

Shtrëngonte atë fort. I tregonte se cfarë ajo pëlqente e dëshironte më shumë. Dëlirësi. Brishtësi.

Shtyu fort. Në brendësi të trupit të saj. Shijonte. Rrëmbeu jastëkun. E vendosi poshtë kurrizit të saj. Buzët u puthën. Trupat u puthitën. Fluturonin në qiellin e shtatë.

– Të pëlqen?-, e pyeti ai.

– Ëhë,ëhë-iu përgjigj ajo duke ofsharë……

 

****

 

Lexoi mesazhin tjetër.

– Po kjo Arlina, kush është?

– Shkëmbeva disa herë mesazhe me të.I shte mjaft sensuale.U takuam disa herë.

– Pate seks, me të?

– Jo! Jo! Thjesht u takuam nja dy herë, për ndonjë kafe dhe pije. E pëlqenim shumë njëri – tjetrin, por asnjëri nga ne nuk pati guximin t’ja shprehte njëri-tjetrit dëshirën për seks. Më ka mbetur merak.

Aleksandra psherëtiu. S’ishte e lehtë për të të dëgjonte flirtet e tij. Ajo e kishte vendosur tashmë: Do të kalonte 5 netë të bukura me Peterin në Ljubljanë.

Besonte shumë në horoskopin. Në fakt, në momente të errëta të jetës, ajo pati menduar të hiqte dorë nga parashikimi i fatit. Harronte.

Futi duart poshtë kuvertës që mbulonte atë edhe Peterin. Kryqëzoi ato, sa i dhëmbën. I liroi përsëri. Zbërtheu këmishën e Peterit. Ai shtriu krahun. Futi kokën në gjoksin e tij. Ai e pushtoi fort pas vetes. Dorën e saj e vendosi mbi burrërinë e tij. Ndërsa dorën tjetër e futi mes kofshëve të saj të kryqëzuara….

– Aleksandra, Aleksandra…-dëgjoi zërin e butë të tij. Sot është ditëlindja ime,- i tha Peteri i përflakur…

– Uaaaa, si nuk më the mbrëmë,- e qortoi butë ajo.

– Sa vjet bëhesh?

– Shtatëdhjetë e……!

– Datëlindja ime është muajin që vjen. E gjen dot sa bëhem?.

– Aty te të gjashtëdhjetat,- i tha ai prerë.

– Jo nuk e gjete,- i tha ajo.

– Atëherë?

– Dua edhe shumë ditë të shkoj te prefiksi 6…….

Stjuardesa iu erdhi pranë.

– Dëshironi ndonjë diçka për të pirë?

Asnjë lëvizje.

Heshtje.

Nuk mori përgjigje.

Ata flinin si dy shqerra në krahët e njëri-tjetrit…

Sa të lumtur duken!

– Le të flenë! Mbase qielli i fundit,- foli me vete, tek i vështronte e buzëqeshte….Aeroplani çante kaltërsinë e qiellit…..

 

***

 

Aleksandra Zvetnova ishte ulur në një nga tavolinat e restorantit, në katin e parë të hotelit. Disa skiatorë veteranë ishin ulur me të. Karrigia pranë saj ishte bosh. Peteri bisedonte në hollin e hotelit me një skiator. Marku u afrua drejt saj. Ajo e përshëndeti ftohtë.

– Ku do flesh sonte? Dhomën ka ditë që e kam rezervuar,- i foli ai, duke u ulur pranë saj.

– Unë do të shkoj për pesë net, me Peterin, në mal. Të bëjmë ski.

-Çfarë, çfarë, pesë net? E pse jo pesë ditë?- e pyeti ai me nervin te hunda që i dridheshe dhe fjalët i ngatërroheshin në buzë.

– Gjithçka mbaroi Mark!- i tha ajo.

– Hej Mark Hajmell, c’kemi, si je?- e përshëndeti Peteri, duke i zgjatur dorën. Puthi Aleksandrën në ballë. Sytë e Markut u zvogëluan.

– Mirë, mirë jam. Gjithë të mirat!- foli tjetri me zë të zvarritur. U largua.

Të dy po ndiqnin Markun me sy, tek dilte nga dera e restorantit. Aleksandra iu afrua dritares. E ndoqi me sy, derisa silueta e tij u zhduk…

– Eh, eh, Mark, Mark, mbete një kujtim jashtë dritares-pëshpëriti me vete.

Një dorë të fortë burri ndjehu në shpatull.

– Hajde të ikim, zemër! Autobusi po na pret.

Ishte Peteri. Ia mori dorën. Dolën jashtë. Ecnin në drejtim të kundërt, nga iku kujtimi i largët…..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s