Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

Lidhur në shtyllën e turpit

 

Në shtyllën e turpit
E kanë lidhur me flokët e saj drejtësinë,
E qëllojnë me gurë.
Hedhin mbi fytyrën e saj të brishtë balte e fekale.
Dhe te parët janë ata që ia prishën virgjërinë,
Ata që e nxorën në udhën e madhe,
Ata që e përdorën si prostitutë në motele,
Ata që faqen e kanë bërë shollë këpuce,
Ata që shpresën tonë e kanë veshur me zhele
Dhe një gjemb nuk u hyn nëpër driza dhe shkurre.

 

 

***

 

Le të lotojnë strehët,
Xhazi i shiut le të vazhdojë mbi llamarinat përballë,
Hapur do ta mbaj dritaren e dhomës,
Le të hyjë brenda thëllimi me briskun e ftohtë.
Po gëzojnë ardhjen time nëpër degët e mushmollës…
Sot drekoj bashkë me zogjtë.

 

 

 

***

 

Më në fund
Anija e shpirtit tim
Detin e vuri në gjumë,
Në molin e vjetër i lidhi litarët.
E di që deti prapë s’do ketë qetim,
Pulëbardhat e mallit drejt qiellit hapin krahët.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s