Poezi nga Myrteza Mara

Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

MË PIKU MALLI

 

Dallgë e thyer
në shkëmbin e heshtjes,
stërkala psherëtimash
mbijnë në breg.
Lodhur varka jonë e ëndrrës,
nga lotët e pritjes,
amfora në fundin e detit.

Më piku malli,
si fëmijë jetim,
për dorën e rrudhur
të nënës së humbur.
E ndjej në eshtër frymën tënde,
sa herë më ndez zjarr lotësh
me mjaltin e buzës së ëmbël!

Sonte do i thyej
gjithë llampat e yjeve të qiellit,
hëna të humbas udhën
në prehërin tim të uritur.

Ka kohë që kam harruar
dhe shtegun e diellit,
u thinja nga malli duke të pritur!

 

 

 

Ç’TË BËJMË

(noliane)

 

Ku na lanë e ku po vemi,
As në këmbë, as kaluar.
S’dimë ku ishim, po ku jemi?
Promete të kryqëzuar.

Nëpër dallgët e tërmetit
Eshtrat tona copa-copa.
Në kazinot e kurbetit
Gjaku ynë verë në gota.

Kush na ndau, na përçau
Në Europë një Palestinë.
Fati ynë si fati i kaut
Si çifut në shkretëtirë.

Çfarë të bëjmë, nga të shkojmë?!
Pyes qiellin, s’më lenë retë.
Nëpër mjegull po gulçojmë
Heqim zvarrë një amanet!

 

 

 

DRITA E LOTIT

 

Kurrë s’kam besuar, pse të besoj?
as yjeve të qiellit nuk u jam lutur.
Kurrë s’kam kërkuar, e pse të kërkoj
si flakën e qiiririt, natën, një flutur?

Çka është e imja, është e shkruar
në librin e fatit me bojën e heshtjes.
Të tjera gjëra më kanë munduar
ato që s’guxoj t’ja them as vetes!

Në kroin e viteve pi ujin e fatit,
sido që të jetë një ditë do të vdes.
Mjalti i helmit, apo helmi i mjaltit
Aa më morën, as më dhanë jetë!

Veç heshtja e ndezur e syrit tënd
m’i zbut dallgët dhe m’i bënë valë.
Dhe dritën e lotit ma bënë këngë
këngën e shpirtit ma kthen në mall!

Si malli i zogut për fluturim,
si malli i pyllit që vdes pa zogj.
Si vatra e buzës që çahet pa dashurinë,
si drita e syrit që thahet pa lotë!

 

 

 

KALENDARI

 

Kalendarët e vjetër ka vite që s’i hedh,
as i djeg në zjarr,
s’jam dakort me thënien: “Bukuria e një gruaje
vlen sa një kalendar!”

Kam vite që i ruaj në një vend të vecantë,
aty di se çfarë të lexoj;
heroglifet e përndezura të kujtimeve
sikur më flasin me gojë.

Kalendarët i kam gjymtyrë të shpirtit,
më dhembin njëlloj si eshtrat;
aty i shikoj gjithë gjurmët e vitit,
gjurmët ku shkel vetë jeta.

Me ty, kalendari i ri, çelur në dëborë,
do jemi një vit bashkëudhëtar;
gjithë vargjet e këngëve do i bëjmë më gojë
për ëndrrën time të bardhë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s