17 JANAR / Nga Ramiz Kuqi

17 JANAR

 

 

Ramiz Kuqi

Nga Ramiz Kuqi

 

Diku bie një këmbanë udhëve të historisë.Bie, jo si dikur. E dëgjoj nëpër tinguj, vjen përmes fluskave të borës që mbuloi malet me jorgan.Fola më veten time , fola .E asgjëkundi s’e gjej asnjë përgjigje. Heshtur bie mbi meditime. Flakëron Koha sikur zogjtë që tashmë s’i shoh askund. Janë strukur nëpër degë drunjsh, nëpër strehë shtëpish tek presin mos vallë ndonjë shpirturt të derdhë nga pështollaku grimca trohash buke të thata.Dhe të zbresin luajnë bishtin e krahët nga gëzimi. Edhe sot mbushëm pak barkun e vogël për disa ditë.

Dita sot duket se ka marrë ritëm tjetër. Jashtë fryen erë e copëra të trasha të borës janë ngjitur për xhamat e dritareve.

Janar i ftohtë si duket. Njerëzit janë mbledhur buzë oxhaqeve . Rrëfejnë historinë tonë të lavdishme. Atë Kohën e Gjergjit të Madh.Atij që na bëri me emër. Evropën e çoi në këmbë. E vuri gjoksin si shkëmb para hordhive turke, çallmeve të Perandorisë. E tha:këtu unë jam Zot. Zot i maleve, i Tokës, i Fjalës .Erdha me kalorësit e mi t’ia kthej buzëqeshjen Atdheut. Ta plotësoj amanetin e prindërve që më thanë kur më morën çallmet turke.Mos harro bir gjiun e nënës, krojet përplot ujë të ftohtë, zërin e qengjave nëpër lëndna , mos harro Gjjuhën. Ruaj miqtë afër, mos i lëndo. E nisu me Diellin e mëngjesit.

E Ti linde një ditë Janari. Mbi kulmet e çative atëbotë ra borë. Buzë oxhakut u mblodh Fisi, u mblodh. Kënduan, ngritën edhe dolli.Të përgëzuan ..Në sytë tu kishte dritë.Posa i hape sytë, një copë diell çuditërish ra mbi djepin tënd.Qielli u hap si një shkëlqim i paparë. Njerëzia doli nëpër oborre e po shikonte si portret a hije si ylberi kur del pas shiut, një Shpatë, një kalë që po vraponte nëpër re të mllefosura. E mbetën pa fjalë. E ajo Shpatë pastaj si hije u fut në dhomën e Gëzimit të Lindjes , të erdhi pranë djepit e Ti sa kishe hapur ata sy të vegjël dritëbukurie të rrallë.

Po, po…sa kohë ka ikur, sa shekuj!

Janar i ftohtë, borë mbi male. Mbi këto malet tona të ashpra. Atje këndoi e këndon Shqiponja fluturake tek ruan me sy e kthetra të mprehta si hyjneshë
Tokën e Arbërit.

E sot? Një copë Tokë andej mbi shkrepa të Rugovës sikur është në grindje me Stinën. Një copë Tokë tek zbret Ibrin nëpër Stinë grindet me Frontarët e mi e ka mbetur si djerrinë. Kush e mbjell, kush e korr, kush e djeg . Pa Zot i Madhi Gjergj.

E rrugëve përplasen Orët. Belbëzojnë…Një këmbanë herë pas herë bie, bie. Po Zëri i saj sikur nuk i ka zgjuar ende nga gjumi maskarenjtë e mi. Nuk dinë të Flasin urtësisht, jo, nuk duan.

Froni ua ka lëbyrur sytë e nuk shohin përtej Vetes. Një turmë njerëzish Sofrën e kanë me bukë të thatë. Paria pi shampanjë nëpër kabare nate..Me Zonja flejnë nëpër pallate..tek nuk mbërrin zëri i lypsarëve që kanë mbushur udhët e Atdheut Arbëror, andej e këndej kufirit të ndarjes.

Janar i ftohtë..borë mbi kreshta malesh.

17 JANAR 2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s