Arti, letërsia dhe pronografia / Nga Skënder Braka

Arti, letërsia dhe pronografia

 

Skender Braka

Nga Skënder Braka

 

Tek arti, në veçanti në atë të shkruarin ju prisni dhe dëshironi të ndjeni pulsin e kohës, rënkimet dhe klithmat e saj, që doni të ndjeni dhimbjet e plagëve që shqetësojnë sot mbarë shoqërinë tonë, ju që mbani të mbërthyer frymën, që nëpërmjet këtij arti, kërkoni të shihni vizionet e së ardhmes, po u drejtohem sot me një shqetësim të dhimbshëm si qytetar dhe si krijues.

I nisur jo vetëm nga moria e polemikave, të cilat pushtuan ditëve të fundit pjesën më të madhe të kohës në rrjetet sociale, mbi disa dukuri në poezin tonë moderne, por edhe nxitimi i disa poeteve, madje disa syresh prej tyre sot edhe me një emër të mirë, pse jo edhe të merituar, i shoh trishtueshëm që të orientohen drejtë një letërsie pornografike. Nisur edhe nga banaliteti që i kapërcen të gjithë kufijtë e normave njerëzore në ndonjë emision televiziv, ku rrugaçëria e pafre legjetimitohet haptazi, më bëjn të ndihem i fyer, për vet fyerjen e madhe që i bëhet së pari publikut dhe letërsisë, për mua është tepër i dhimbshëm dhe i pa justifikueshëm, besoj se na bënë së pari ne krijuesve të mendohemi e të thellohemi në punën tonë, e padyshim të shprehim pa hezituar, me kurajo, forcë dhe pa ndroje mendimin tonë rreth kësaj dukurie.

Nuk marrë përsipër të bëjë autopsinë e gjithë poezisë apo të prozës tonë të lëvruar në këtë hark kohor të periudhës postkomuniste, ashtu sikurse nuk mund të shprehem si ndokush; se ” krijuesit tanë të çliruar nga vargonjtë e realizmit socialist”, nxituan kush më shumë e kush më pak të preknin dhe trajtoni temat tabu, siç janë edhe ato të erotikës së tej skajshme, pasi nuk dëshiroj të bëjë kritikun. ( që tash sa vite mungon fare tek ne dhe si për ironi të fatit, atë e kanë zvëndësuar me Promovime, ku valon hipokrizia, ku të gjithë që shkruajnë na sjellkan “Risi të reja” “Poetë dhe poetesha që po sjellin novacionin ne letersine tonë. ) Nuk jam kurrësesi i këtij mendimi.

Nxitimi për të goditur dhe për të hedhur baltë mbi gjithë letërsinë tone, mendoj se është sa I qëllimshëm, aq edhe dashakeq. Ne kemi patur një lëtërsi të mirë dhe krijues të talentuar dhe të kujdesshëm, por plejada e tyre erdhi gjithnjë duke e humbur shkëlqimin e saj, madje duke e humbur fizionomin dhe peshën e saj, por edhe ata të pakët që mbetën, nuk u hapën si vaji në lakra, por me mënçuri llogaritën kohën e domosdoshme që u duhej për t’u ç’ideologjizuar dhe për t’iu përshtatur sa më mirë realiteteve dhe dukurive të reja që shpalosi përpara tyre koha.

Si një krijues modest, e aq më shumë si një lexues i vëmëndshëm, shpreh mendimin se vërtetë letërsia jonë në këtë çerek shekulli ka marrë një tjetër fytyrë dhe pse mundohet ti përshtatet kohës dhe realiteteve te reja jo me atë ritëm të pritshëm. Janë për tu përshëndetur penat e reja që depërtuan dhe u përfaqësuan me shumë dinjitet në letërsinë tonë. Por kjo shqyerje dyersh, si dhe numëri i madh i prurjeve, nuk kishte si të mos sillte me vete edhe impaktin e vet negativ. Më e dëmtuara padyshim doli poezia, pikërisht ajo që duhet të ishte dhe më elitarja, pasi ajo kërkon dhe një gjuhë tepër të fuqishme artistike.

Në shumë raste përçudnimi i poezisë, xhveshja e saj nga ideja estetike që në thelb është vet shpirti i saj, niveli tepër i ulët artistik, dilentantizmi, mungesa e mjeteve shprehëse si dhe çuarja e saj deri në kufijtë e të pamoralshmes dhe degjenerimit, pse jo, deri dhe në pëshitosje, në një poezi pa fabul, pa ide, pa figurën e bukur dhe pa mesazhin e qartë, nuk kishte kurrësesi të mos shoqërohej me largimin e lexuesit prej saj, me indiferintizmin e tij, madje edhe me humbjen e besimit se diku mund të lexohet një poezi e bukur, një poezi që së paku të ngjis, dhe që të mbetet gjatë në kujtesë.

Kësisoj jo rrallë herë pyes : A orientohet drejtë letërsia jonë, apo ajo qëllimshëm lihet të ec si ai gomari nëpër izobaret e tij? E nëse orientohet prej atyre që e kanë detyrë për ta bërë, drejtë kujt po orientohet letërsia jonë? Po ecën ajo mbi shtratin e një tradite, apo ka filluar të çoroditet? Qofsha unë i gabuar, por mendoj se sot vështirë se mundet të hasësh në një vëllim, ku mjeshtëria artistike të shpalos tiparet dhe individualitetin e një krijuesi, ashtu sikurse jemi mësuar. Sot mendoj se është tepër e vështirë të fiksosh një talent të spikatur, një talent që të dritësohet dukshëm nga mjeshtëria e tij artistike. Nuk të bënë dora të prekësh dhe të shfletosh me ngrohtësi një vepër letrare, sepse deziluzionimin e ke të pashmangshëm.

Përse ky nivel kaq i ulët i krijimtaris tonë? Shpesh jam shprehur mes kolegësh; se është detyra e çdo shkrimtari dhe poeti që të punojë sistematikisht për të përsosur talentin e tij krijues. Po ç’bëjnë për këtë vet krijuesit? Mendoj se shumë pak. Përse heshtin dhe mbyllin sytë përpara gjithë kësaj katrahure, që është krijuar edhe me mbështetjen e shtëpive botuese? Përse bëhen palë dhe nuk guxojnë të shprehen haptazi, kur vërejnë nivele artistike që lënë shumë për të dëshiruar e që drejtpërdrejtë errësojnë krijimet e tyre, që së paku meritojnë një vëmëndje? Natyrisht, krijuesit gjithnjë dhe vazhdimisht, përpos mundësive dhe asaj çka i afron jeta, janë të prirur për të zgjedhur. Janë të prirur për tu bër të dallueshëm mes një shoqërie apo grupimi, e kësisoj mundohen për të gjetur nëpërmjetë mënyrës së tyre, shtegun për të arritur tek qëllimi. Por fakti që edhe vet shkrimtari nuk rritet dhe zhvillohet në një vakuum, më jep të drejtën të shpreh mendimin se ai është mbartës dhe produkt i një botkuptimi. Ai është brodukt i atij botëkuptimi me të cilin e ka mëkuar dhe ushqyer kjo shoqëri dhe se karakteret e tyre letrare rëndom kushtëzohen edhe prej këtij ambienti shoqëror.

Shkrimtaret mendoj se së pari duhet të kuptojnë se janë nevojat për ta emancipuar këtë shoqëri, për ta zhvilluar atë dhe për ta çuar përherë në stade më të larta, ato që ia kanë imponuar asaj të bëjë seleksionimin, të nxjerr në skenë dhe të thërras përpara altarit të mendimit më të vyer njerëzor krijuesit më të spikatur, duke u besuar rrolin e misionarit dhe atë të udhërrëfyesit, dhe pikërisht nga shkalla e përmbushjes së këtij misioni, shoqëria ka ditur ti nderoj dhe ti kthej në të pavdekshëm krijuesit e saj. Pra thënë qart; janë shkrimtarët ata që duhet ti japin tonin jetës dhe kësaj shoqërie. Janë ata që duhet të bëhen promotor të ideve dhe impulseve të reja. Janë ata që bazuar mbi vlerat universal të njerëzimit, ta orientojnë atë drejtë progresit dhe maturimit.

U përket shkrimtarëve si pararendës të shoqërisë njerëzore që me veprat e tyre të prekin dhe demaskojnë plagët e mëdha sociale, e njëhkohësisht të tregojnë rrygët e vërteta për shërimin e këtyre plagëve. A po orientohet letërsia jonë drejt kësaj kahjeje? Unë në vetvete jam tepër skeptik për të thënë një “Po”. Asgjë deri më sot nuk e ka zvëndësuar forcën dhe magjinë e artit. Natyrisht në këtë rrugëtim të vështirë ku kanë lindur dhe janë shuar gjithfarë rrymash dhe individësh regresiv, të cilët nën të ashtuquajturën “liri të shprehjes së mendimit dhe fjalës së lirë, janë munduar ta frenojnë apo t’i japin kahe të këndërt letërsisë, për të përligjur madje edhe vet misionin e saj. Teori dhe teoricien të ndryshëm, estet keqdashës, qëllimshëm apo jo, në emër të “Objektivitetit në art” në emer të “Ligjësive të ndryshme të artit nga ato të shoqërisë”, në emer të “ Kompleksitetit të individit” janë munduar të ç’rrënjosin dhe ta largojnë artin e shkruar nga funksioni i tij i vërtetë.

Të mohuarit apo të anashkaluarit e përvojës së fituar shekullore, se asnjë vepër arti nuk do ta gëzojë vulën e shoqërisë njerëzore nëse në të nuk shikohet dhe nuk pasqyrohet drejt dhe pa deformime realiteti objektiv, duke treguar thelbin e tij shoqëror, prijen për zhvillim, e duke u mbajtur fortë pas shtyllës së paluajtshme Universale të përgjithësimit. Mbase në një kohë tjetër do të prek edhe krijues që me veprat e tyre përpiqen të ndërtojnë dhe ti servirin sot shoqërisë tipin e njeriut i cili është gati të sakrifikoj gjithçka dhe të bëjë çdo gjë, madje duke hyrë në pazarllëqe të flliqura qoftë edhe me ndërgjegjen e tij, me moralin, nderin e tij.

Natyrisht kaherat gjithnjë kanë patur edhe kësi gaxhgaunësh apo gaxhgaunesh, që ia kanë shëmtuar fytyrën e bukur artit, por shkëlqimi i tyre i rrem nuk ka zgjatur shumë. Unë mendoj se sot jo vetëm në poezi, por edhe në prozë ( në dramaturgji as që mendohet) mungon totalisht tingulli historikë, por kjo është një tjetër temë që duhet analizuar veçmas. Gjithë historia e letërsisë botërore ka shkuar dhe ka ecur përpara, duke iu referuar dhe duke u ushqyer gjithnjë, prej vlerave më të vyera universale. Duke krijuar modele dhe shtruar ide të reja që kurrë nuk i kanë bërë karshikllëk, apo injoruar këto vlera. Pjellë e shëmtuar e mëndjeve të çoroditura që i largohen skajeve të realizmit, duke mohuar karakterin e së bukurës në jetë, në rastin më të keq, në funksion të etjes për të shitur produktet e tyre sorrogato, dëmtojnë rënd edhe ndërgjegjen shoqërore. Vepra të cilat nuk përcjellin asnjë shije të bukur estetike, nuk kanë se ç’i duhen shoqërisë.

Apologjët apo apologjet e asaj lloj letërsie që me dashje apo pa dashje, qëllimshëm ose jo, që kërkojnë t’i largohen rrugës së realizmit dhe që nuk janë të prirur për të përcjell mesazhe të shëndosha, edhe për të ngjallur shije të bukura estetike, e dëmtojnë rënd letërsinë në radhë të parë dhe mjedisin shoqëror. Unë u them me plot gojën këtyre gaxhgaunëve: Jo zonja dhe zotërinjë, realizmi sanjëherë dhe në asnjë kohë nuk e vret artin, por përkundër, ai e shëndosh atë. Të mohosh karakterin objektiv të së bukurës dhe të rendurit pas subjektivitetit të intelektit dhe imagjinatës për njeriu jashtë shoqërisë. Unë nuk njoh ndonjë mendimtarëve të mëdhenjë gjatë gjithë historisë së njerëzimit të të mos e ket quajtur artin si pasqyrim të kushteve të jetës njerëzore. Vet Aristoteli e ka quajtur artin imitim, në të kuptuarit e riprodhimit të realitetit duke shikuar te ai një fuqi të madhe edukuese. Nëse ia heqim këtë veçori artit, atëherë çfarë i mbetet?

Çdo përpjekje për të përjashtua idetë progressive dhe mesazhet e rëndësishme që duhet të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në forminin e një botëkuptimi më të ri, më të përparuar nga arti, unë i shikoj si dukuri vrastare të shpirtit dhe ndërgjegjes së njeriut. Pasuria dhe ndryshueshmëria e letërsisë si shprehje e mirëfilltë e atrit të fjalës së bukur frymëzuese dhe emocionuese, edukuese dhe nxitëse duhet parë kurdoherë në zhvillim të pandërpresrë në të të dyja rrafshet e saj, si në atë vertikale ashtu edhe në rrafshin horizontal. Asgjë nuk krijohet në boshllëk dhe asgjë nuk është krejt e re në letërsi. Trashëgimia letrare duhet të përbeje për të gjithë krijuestit thesarin më të madh të mendimit njerëzor, pa të cilin gjithkush është i destinuar të shuhet më shpejt nga çka lindur si i tillë. Unë po e lë të hapur këtë çështje për diskutim dhe të nderuar miq, jeni të lutur të shprhni mendimet tuaja mbi atë se; drejtë kujt duhet orientuar sot letërsia jonë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s