JAM FSHATARE / Nga Vjollca Koni

JAM FSHATARE

 

 

Vjollca Koni

Nga Vjollca Koni

Sa krenohem për origjinën time. Atje ku u linda e u rrita deri sa mbarova 8 Vjeçaren, sa gjëra të mira mësova dhe sa krenare e sa mirë ndjehem me veten time. Ndjehem mirë me dashurinë për njerëzit,për natyrën , për kafshët, për çdo gjë. Tani të gjithë ata që shkruajnë e hedhin vargje i quajnë Poet, Poete ,dhe mua kështu më thërrasin, më pëlqen ky emërtim, po dua të them se para këtij emri jam grua , nënë e motër , hallë e teze , mike e shoqe. Kur shkruaj diçka i them nga shpirti, kam qef ti përmbahem etikës dhe kulturës që kam arritur të marr nga aty ku u rrita e linda.Shqipëria ka Shkrimtarë e shkrimtare, ka Poetë e poete që na bëjnë krenarë për çfar jemi .Dua të them që një Poet ka kujt i thur vargje, i thuart ë bukurës , të hijshmes , bukurisë së zanës Hireve të saj , faqeve si pjeshka , buzëve si Qershi , Shtatit si Selvi harlisjes si hardhi. Po ashtu dhe Poetet kanë kujt i këndojnë, bukurisë së mashkullit , fisnikërisë së tij, trimërisë shtatlartësisė si Lisa. Të dy gjinitë kanë kujt ti thurin vargje Dashurisė , trishtimit , Historise , lotit , buzëqeshjes ,dëshmorëve qė dhanë jetën dhe u sakrifikuan për Liri , ti qasen të tanishmës, aktualitetit ,korrupsionit , dhunës në familje sa shume ka për të thënë e për të shkruajtur. E po me siguri kam lënë edhe shumë gjëra pa thënë e pa përmendur ? Mbase si fshatare që jam kaq di !? Ta hajë dreqi po jetoj prej vitesh në shtetin me kulturë qytetare më të lartë në Europë e skam mësuar të shkruaj diçka ndryshe ! Them ndoshta më mirë që po ngel mbrapa nga ky modernizim apo lajthitje ku janë Futur disa që shkruajnë me emicione të harlisura e te pa kontrolluara. Po të bëjmë një analizë Njeriu si u krijua e dimë, dhe tani duam te zbulojmë atë qe dijmë. Të gjitha gjërat e bukura Zoti i la dukshëm të shihen, disa i vendosi atje ku nuk mund të shihen leht e kollaj.Them kështu mbase pas mëkatit që u bë me Adamin &Evën! A do të dukej bota më e shpifur se sot nëse ai mëkat nuk do kishte ndodhur ? Dua ju që e lexoni këtë shkrim të më jepni një përgjigje ???
Unë për vetë e kam një mendim, ashtu si kam dhe mendimin që të ruhet Etika në shkrime. Sa bukur është kur i këndohet dashurisë.

“Dil njëherë të shoh
Se më mori malli,
Lule Shqipërie
Mbirë rrezê atij Mali.”

Ose kur i këndon natyrës.

“Eh ato çahire mbushur me tërfil,
Bilbilat këndojnë Thellezat bejne sehir.
Rigoni ka çelur, rreth e rreth ka mbledhur
Fluturat edhe bletet për ta përkëdhelur.”

Po kështu kendoj vetem unë më duket! Nuk zhvishem dot nga “fshatarizmi”
Po di të kendoj dhe ndryshe. Di ta mbeshtjelle dashurine me petkun e artit poetik:

“Dil të puth pak buzën
Se më dogji malli,
E ti mė puth gushën
Të sjellim Beharin.”

Ose:


“Manushaqe e bukur,
Që më çel ne prill,
Nga sevdaja jote
Kendoj si bilbil.”

Mirepo te ne po ndodhln gjërat pak ndryshe. Pse ? Të terheq ajo Egoja sa gati te hedh në humnerë e ti se kupton. Mjafton të krijosh nje bum mediatik ne shoqëri Mbase kjo ndodh te disa njerez qe duan vëmëndje qoft edhe jasht etikes morale te kohes apo shoqerise ku jetojmë. Unë me disa gjera qe si fshatare që jam do i quaj te neveritshme te turpshme Se cfar ndodh midis dy të dashuruareve te gjithe e dine
Iku ajo kohe ku e Dinim qe Bebi lindte nga sjetulla apo lejleku! Etika duhet të mbizoteroje në çdo shkrim Si fshatare që kam ngelur më mirë ti kushtohet vëmëndje shtreses se Ozonit dhe “vrimës së zezë ” që eshte fenomen per shkencen dhe interes per te ardhmen dhe njerzimin, se eshte jeta e te gjithëve.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s