NUK MUND TË JESH TI / Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

 

adem

Prozë poetike nga libri”Fjetëm njëqind shekuj” i autorit Adem Zaplluzha

 

 

NUK MUND TË JESH TI

 

Nuk di, nëse nxiton me mendje të mbyllur a mund të mbërrish me i zënë hapat e erës që galopon nëpër kujtesën e xhadesë.
Atë ditë binte shi i rreptë, jo shiu i kristaltë por ai shi i tejdukshëm , shiu që i përngjante xhameve të kujtesës dhe që thyhej sa herë që stërkalat takoheshin me ullukët e vjetër
Qyteti si një plakë ogurzezë mbante në kokë një shami pa ngjyrë, sa herë që e hidhte hapin,ndërrohej edhe ngjyra e shamisë.
Atje poshtë nën urë, dëgjohej lehje qensh, lehnin edhe njerëzit,algat,myshqet nuk kishte mbetur asgjë pa e imituar lehjen e erës. Një mallkim thua se fshihej nën urat e Lumëbardhit, fshihej pas një hijes që i përngjante njeriut.
Ky njeri herë dukej si një skelet e herë si një sfinks prej mermeri dhe ishte herë në gjendje ujore dhe herë në gjendje të ngurtë që mund të depërtonte deri në gjumin e dallgëve.
Nuk di por një njeri fshihej pas tjetrit dhe që të dy këta njerëz fshiheshin pas një pasqyre që e nxirrte herë pas here një gjuhë të ngurtë që i përngjante gjuhës së ftohtë të gjarprit.
Mes këtyre kolonadave të mermerta disa qindra vite nuk çelin lulet, as kandrat nuk kalojnë këndej pari, kur ti kalon kij kujdes, sa herë që e hedh hapin një hije të përcjell deri te lumi, ose pa vetëdije ti e përcjell hijen deri te burimi i saj.
Kështu këtu njerëzit dallojnë nga fluturat, ose i përngjajnë merimangave të zeza, dhe sa herë i zë uria e hanë vetveten deri në zhdukje.
Nëse kaloni këndej pari, kini kujdes prej luleve mishngrënëse sa ora ju kapërdin juve dhe kujtimet e juaja që në disa raste nuk kanë kurrfarë vlefte,
I mbani në mendjen e juaj sepse nuk keni ku t’i hidhni.
Po që se i hidhni në ndonjë kontejner të zbrazët, zbrazeni edhe ju, shkoni prej një vitrine deri te ajo tjetra me kukulla të vdekura, dhe jeni më të zbrazur se sa që ishit te vitrina paraprake.
Asnjë kontejner nuk i pranon, ja pra, kjo është ajo vlera e juaj për të cilën s’kam se çfarë të ju them sepse ju e dini më mirë se unë vlerën e një shpirti që ka humbur para lindjes së juaj.
Ti nuk mund të jesh ti as uni i yt i sëmur nuk mund të jetë një pjesë e jote.
Ju të dy jeni aq larg njëri tjetrit sa që kurrë nuk mund të takoheni mes veti edhe nëse i mbani të hapura sytë dhe mendjen, po ju them ju jeni shumë larg njëri nga tjetrit, ti je Nadiri kurse uni yt i sëmurë Zeniti.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s