Poezi nga Abide Gashi

abide gashi

Poezi nga Abide Gashi

 

 

ZOGU I PLAGOSUR

 

Një zog të vuajtur e vura re

Të dy krahët i kishte të plagosur,

Me duar e mora ëmbël e përgëdhela

Dhe fillova me të për t’u llafosur..

 

Disa rrugaqë më gjuan llastuqe

Me prraqkë dhe gur më qëlluan,

Nuk isha duke u bërë asnjë huqe

Por ashtu siç deshën dhe vepruan..

 

Mu dhimbtë zogu me plagë në krah

Që gjëmonte dhe dukej i dërmuar,

Nuk mundë të fluturonte më lart

E mora në kujdesje për ta shëruar…

 

Mos i gjuani zogjët o fëmijë të mirë

Se kur vijnë ata nga dhera të tjera,

Duhet t’i ruajmë dhe t’u japim liri

Se bashkë me ta vjen dhe pranëvera…

 

 

 

 

TRËNDAFIL I VETMUAR

 

Ka ditë që një trëndafil

I vetmuar po qëndron,

Po vuan shumë në vete

Për dashurinë që po perëndon..

 

Ngjyrat krejt i janë errësuar

Nuk shkëlqen si më parë,

Ditët e bukura për t’i kaluar

Tani shpirti me lot po i qanë..

 

Kështu qenka fati dhe jeta

Nuk i kemi vet punët në dorë,

T’i drejtojmë siç na pëlqen

Duhet sfidat me urti t’i sfidojmë..

 

As ti, as unë, askush dhe as tjetri

Nuk e kemi jetën krejt realitet,

Veç kush nuk e pranon të vërtetën

Të gjithëve na mungon diçka në jetë…

 

Merreni veten me arsye dhe të mirë

Mos lejoni për t’u mposhtë vuajtja,

Se dhe ty dikush të do, të ka dëshirë

Ruajeni qetësinë sa s’u merr sëmundja!

 

 

 

PRINDËR DHE GJYSHËR TË LUMTUR

 

Kaluam vitet më të bukura të rinisë

Prej qyteti në qytet teksa shkonim,

Thurnim këngë të ëmbla për dashurinë

Sepse njëri-tjetrin shumë e donim…

 

Aq shumë vite u deshtë të kalonin

Ndjenjat tona i ndrydhnim në zemër,

Gjersa kjo një ditë shkrepi si në lojë

Dhe nuk mundëm më ato t’i fshihnim…

 

Luanim lojën si dy shokë të pandarë

Një fjalë të bukur të shkruar në letër,

E futa në dorën që duhej ti për ta parë

Numërove gjerë në dhjetë për ta gjetur..

 

Kur hapa dorën sa u habite ti me mua

Dhe lexove fjalën e artë me pesë shkronja,

Që e kisha shkarravitur sa shumë ” Të dua ”

Mbështeta kokën në gjoksin tënd për t’u afruar.

 

Një çast u shtange dhe më shikove gjatë

Pastaj unë belbëzova: ”Më merr më merr”,

Që atëherë u bashkuam dhe jemi bashkë

Në të gjitha stinët që pasuan dhe përherë..

 

Tanimë dashurinë e kemi kurorëzuar

Me fëmijët tanë, si yjet margaritarë,

Me nipa dhe mbesa shumë të bukur

Jemi prindër dhe gjyshër mjaftë të lumtur.

 

 

 

DIELLI I MËRGIMIT

 

Lindi dielli këtë mëngjes

Në tokën e mërgimtarit,

Edhe përse largoi retë

Nuk e shoi etjen e mallit!

 

Kur bie shi nga qielli blu

E lagë këtë tokë të madhe,

Edhe pse freskon gjithçka këtu

S’e freskon zemrën kurbetçare…

 

Mendja gjithnjë i rri te vatra

Ku e pret në mendime nëna,

Ku e presin vëllai dhe motra

Dhe atdheu me 36-të germa..

 

Vetëm kur e mendon atdheun

Mërgimtari ndjen shumë freski,

Ndaj merr rrugën pa përtesë

Që të kthehet në vendin e tij…

 

Si pëllumb dhe shqiponjë mali

Ndjehet ai mes njerëzve të vet,

Se më i lumtur dhe më i gëzuar

Nuk është ndjerë askund në kurbet…

 

 

 

PLAGË QË DUHET SHËRUAR

 

Bijë e bija që rriten në mërgim

Janë plagë shpirti me përjashtim,

Disa ecin mbarë duke u pajisë me dituri

Disa mbeten bosh sikur kur ishin në shtëpi…

 

Disa kënaqesh duke i pa me laps në dorë

Janë shembull i vlerave, edhe kombëtare,

Me kulturë dhe mirësjellje për vlerësim

Nuk të zhgënjejnë, por janë për admirim…

 

Midis tyre ndjehesh bukur dhe i lumturuar

Midis disa tjerëve i dëshpëruar dhe i humbur,

Shtihen gjentelmen me BMW-e dhe Mercedesa

S’e kuptojnë se s’janë më të vlefshëm se vesa….

 

Me snobizëm na i mashtrojnë bijë dhe bija

I rrëmbejnë mashtrueshëm me avazet e tyre,

Me tjetër mbiemër, histori tjetër dhe epitete

Për të trilluar veten nuk largohen prej pasqyre!

 

Edhe vashat e dështuara të diasporës

Vijnë në vendlindje me shumë premtime,

Mashtrojnë djemtë më të bukur të Kosovës

I bindin se atje është shtegu i perspektives…

 

Janë disa bosh nga mendja, të pa arsimuara

Që nuk dinë çfarë është arti dhe as kultura,

Punojnë pastruese nëpër shtëpi të të huajt

Këtu shiten se ua kalojnë vashave të gjithkujt..

 

Nuk mërziten që nuk janë asgjë pos shtatore

Me një trup të zhveshur me stil prostituteje,

Mashtrojnë burrat “bossa”, për luks dhe para

Pa edukatë, pa respekt, vetëm të ecin tutje…

 

Lutem t’i çrrënjosim prej nesh këto gjëra të këqija

Që na i krijoi i huaji dhe më shumë se ai, lakmia,

Që t’i kemi djemtë dhe vashat shqiponja si zana

Ashtu siç na kishte hije, kur ishim Ilirë dhe Dardana..

 

 

 

STINË E PËRMBYTUR ME LOT

 

Në 34-vjetorin e rënies në altarin e lirisë

                    (16 janar 1982)

 

Stinë e përmbytur me shira loti

Mbuluar me jorganin e zi të vdekjes,

Por e stolisur me rroba të krenarisë

Për dëshmorët dhe heronjtë e shqiptarisë…

 

Ky janar përplot dhembje e lot

Nga dora e zezë që ua preu hovin,

Të cilën s’e njohëm dot as sot

Të duket sikur u martirizuat kot..

 

U betuat vetëm për një ideal

Ju, o trima dhe heronj legjendarë,

Me shumë vëllezër dhe shokë të tjerë

Nën hyjnorin, Flamurin tonë Kombëtar..

 

Shpresuat se atdheu do të jetë i lirë

Se do të ketë krenari, liri dhe dritë,

Se nuk do të vijnë punët kaq vështirë

Veprat tuaja të mos shkelen çdo ditë..

 

Ishit të vendosur vetëm për ideale

Sypatrembur si shqipet ndër male,

Atdheun e kishit në shpirt si Zotin

Ëndrra për tu bashkuar në zemër u mbeti..

 

U vranë në pabesi natën në errësirë

Në mes janarit me acar, larg atdheut,

Dhe atje mbërriti dora e gjatë, e zezë

T’u ndajë nga ëndrrat me plot shpresë..

 

Vëllezërit Gërvalla me Kadri Zekën

Dhe me dhjetëra trima, miq dhe shokë,

Iu bënë atdheut dritë, lule dhe pranverë

Ishin atdhedashës që vulosën një epokë…

 

Ata nuk kanë vdekur, janë të gjallë

Të gjithë hero të kombit shqiptar,

Ishin bijtë e kësaj toke të lashtë sa toka

I dhuruan nënës krenare Himnin Kombëtar…

 

U ndatë nga gjiri i ngrohtë familjar

Për t’u flijuar për komb dhe atdhe,

Nuk duruat jetën nën thundër të robërisë

Gjaku i juaj u bë dritë dhe shpirt i lirisë..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s