Poezi nga Dëshira Haxhi

1009929_956227207758679_7956453871702212877_n

Poezi nga Dëshira Haxhi

 

 

Vjedh “përgjegjësi”?

 

S’ kam xhepe

që të vjedhësh.

Kërko brenda meje.

Ndoshta të ketë ngelur

diçka e veshur bukur

nga këto lëvizje vitesh.

 

 

Vjedh “përgjegjësi”?

Mundesh të shtrish dorën

të rrëmbesh telashet ?

 

Më lejoni të prezantohem !

 

Kam ëndërra të mëdha për ne sonte.

e kam në dorë një sharje

si edhe një ankesë thumbuese.

Mos guxo të shikosh thellësine time

që përherë e përlotur

të tremb e të turbullon ujrat .

 

E pësova dhe unë…

Ndoshta të isha e lindur

me frikën e jetës.

Por fuqishëm qëndrova në breg

u mbyta në detin e vdekjes,

dhe tejkalova frikën.

 

U ktheva të hakmerrem

për hënën e rrëzuar nga ballkoni im,

për këngët qe s’ heshten kurrë

dhe që nuk u shkruan ndonjëherë.

 

Një shkrepse ra nga një përrallë.

 

Me duket e njohur

dhe përralla

dhe shkrepsja.

 

Sonte

me këtë flakë

nga shtegu i bllokuar

e gozhduar në krah

dhe  me puthjen e ndezur mbi buzë

them ta djeg këtë botë

që pikon vrer…

 

Si thua

mundesh të vjedhësh “përgjegjësi” ?!

 

 

 

Gjurme prinderore!

 

Në bujanin e “Gurit të gjatë” e hodha unë hapin e parë

kur mbrëmjet ndiqnin mëngjeset kërkonin ditën e re

me krah dashurish fluturoja horizontesh përflakur qiejsh

gjurmëve lënë nga gjaku im, rendja e zhytesha përherë…

 

E tashmë e madhe edhe pse e lagur vazhdoj dhe rend

në të njëjtat gjurmë, në ato shtigje që i ndërtuam vet,

të përthara gjurmët nga afshi i përmalluar i dashurisë

të uritura janë, gjallë do i mbaj, i ushqej me gjakun tim.

 

Shelgjet varur e mbajnë kokën kaltërsive të jetës

pasqyrojnë dritë fotozinteze në bujanin e liqenit tim

kujtimet bëhen vela e kalërojnë emocionet horizontesh,

s’ u besoj syve, prap bashkë sillemi kaltërsive, GJAKU im!

 

Ne Gurin e Gjate zhytem,permbytem e ringjallem serish

me njohin mire ato vise, i ndjej ,notojne brigjeve te mi….

 

 

Boll më!

 

Sot me hapat e natës

do nisem të takoj ato male

ndoshta do i lag me lot malli

ndoshta do mbjell disa kujtime varresh…

 

Me buzët plasaritur

do përpij lotët e tharë

do të të përqafoj ndryshe nga përherë

furtunë dridhma e vdekjes,iku mori dhenë…

 

Goditëm rishtas

s’ kam më ëndrra , s’ kam më gjumë

përjetoj si venitet dëshira e jetës

Zinxhirët i ndjej lidhur nëpër këmbë…

 

Por prap do iki

e lodhur skutave të natës

ndoshta drita e errësirës më ndjek

me fal pak ngrohtësi, një fllad, pak jetë…

 

Boll më !

na gërvishe zemrat, na ke lënduar

s’ u lodhe që na zvarrit honesh trishtuar?!

 

Boll më!

………….Dielli ende nuk ka perënduar!

 

 

 

Idriz Sulli

 

Në themel të pragut, mbi trungun e lashtë,

Të vendosen kohët, si një pishtar drite,

Bijtë e tu të morën, të thanë eja prapë,

Rri këtu ku shkrove zakone e ligje…

 

Nëpër kohë, i zbardhur, të prunë përsëri

Të vështrosh malet, që aq shumë i doje,

Të veshtrosh këngët nëpër Labëri,

Tek varen jehonash si ujët në kroje…

 

Kroit nden brinjë prehu e freskohu !

Netëve magji nën yjet e gushtit,

Merrja njëherë këngës ashtu si di ti,

Ktheje një gote verë, a musht nga i rrushit…

 

Dhe qëndro aty që të presësh djemtë,

Udhëve të botes, vashëzat si lule..

Nëse kanë gabuar, t’i qortosh rreptë,

Pastaj dëgjo malet…nëpër tinguj cule !

 

 

 

VETMI

 

Unë me vetminë-vetmia me mua !

Jemi bërë bashkë, si mike të mira,

Të çmendura të dyja .

Diku kam harruar dhe fjalën “të dua !”

 

Vrapojmë nëpër yje, fshihemi në re,

Kur bota fle gjumë, diellin e kërkojmë,

Herët në mëngjes dielli nis e qesh !

Qesh me ne të dyja, botën e zbulon..

 

 

 

Ndoshta !

 

Po erret

ca fëmijë lakuriq

si kllounë rënë nga qeramidhet

pa këmbë zvarriten.

 

Lotë

poshtë tryezës së drekës

pa instikte ,pa trup

veniten të lagësht ballkonesh.

 

Njerëz të panjohur

peshkojnë ujrave të cekëta

lindjen e diellit

pikturuar fytyrave të zbehta.

 

Ne shikuesit

në zbulimin e shterimit të burimeve

brigjeve të kuqërremta

s’u besojmë syve e zhdukemi çrregullsive.

 

Mëngjesesh

kuajt kërcejnë drjt lirisë

e zvogëlohen si milingona

në ngjyrat melankolike të perëndimit.

 

Premtime

për një botë larg kësaj bote

ndoshta do të lindin nesër

pëshpëritjeve të fshehta të varkarëve …

 

Ndoshta, ndoshta…

 

 

 

Jam akoma gjalle !

 

Heshtje ,

Tingujt e heshtur

kullojnë qiellit gjak.

 

Pse jo

ndoshta këte çast diku,

dikush,djersit kënaqësish .

 

Heshtje,

mes traditave të ferrit.

Heshtje,

në lutjet e të gjallit.

Heshtje

në përpelitjen e vdekjes.

Heshtje

në lotët e të varfërit .

 

Gjithandej…

…heshtja flet!

 

Por ja prit

çfarë shkelqimi

i plasaritur është ai aty ?!

 

Me afrohesh

të afrohem dhe unë

më prek

gjithashtu dhe unë…

Nën dritën e hënës më shikon.

Habitur me veten

thyej  dritaren

që hap qiellin,

e çoj duart drejt teje…

 

Frymoj

e digjet stuhia.

Dhe kur nga një rrufe,

me dysh çahet qielli,

rrëshqet një shpresë…

 

Takohemi në oaze.

Në qëndrën e dritës

endemi si hije galaktikash…

 

Gjendem në Eden

humbet heshtja brenda vetvetes…

 

Jam akoma gjallë !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s