Poezi nga Rita Hoxha

Rita oxha

Poezi nga Rita Hoxha

 

 

MJEGULLA

 

Vjen një mjegull

Mbi gadishull,

Përmbi cepin e dritares:

Bëhet flatër më troket,

Bëhet tingull më këndon,

Bëhet varg kthehet poemë,

Bëhet dallgë e dallgëzon…

Eh kjo mjegull mjegullnajë

Është vajzë që dashuron

Brindisi

 

 

 

PRINDËRIT

 

Më ledhatojnë,

S’më lënë të rrëzohem,

më dërgojnë porosi me dallëndyshet

të mos  rri zgjuar e të mos  ftohem

e zbuluar në shkëmbin e valëve..

U flas por ata nuk përgjigjen,

Dhe unë ulërij aq tepër

Sa tronditen e sa nuk shmëmben malet e gadishullit…

Kulla e Pizës përkulet dhe me tepër nga dhimbja

E ndoshta një tjetër si unë

Ka pasur mall për prindërit, kur i  shikoi afër

Ndaj u krërrus e qëndron në gatirënie..

 

 

 

KU ISHE O ZOT

 

Unë pyes veten

A ekziston një Zot?!

ku është?…ku ishte,

kur  dogjën Galilein?

Ku ishe…kur mijëra çifutë

u dogjën nëpër furra

ku ishe, ku ishte

Ndërsa Kosova u dogj

Si dhe hebrenjtë në krematoriume?!

Ku ishe,

ku ishe…. kur unë dridhesha nga

frika e humbjes së prindërve?!

Unë të kërkova,

kam qarë sa rrezikova detet …

Po ti ku ishe o ZOT?

U kafshove nga qentë,

Bashkë me mijëra engjëj të tjerë…

Ti vuan..,… për ne vuan,

dhe unë gjunjëzohem,

Po ku ishe?!

 

 

 

PROVOJ TE SHKRUAJ

 

Ndjej fjalët me tërë ngarkesën e tyre

Si xhirafat në fushnajën e pafund

Në kërkim të dashurisë së egër…

Provoj të shkruaj:

Pëshpërimat shndërrohen në vërshimin e

lumenjve,

që diku në det e shuajnë zemërimin

si të mos kenë qenë kurrë

me trufullimin e tmerrshëm…

Provoj të shkruaj:

Të dashuruarit puthen

Largohen e puthen,

Harrojnë të puthen e kafshohen

e largohen

si të mos jenë njohur

në labirintet e Dashurisë…

Provoj të shkruaj:

Shkronjat më marrin

si policët të pandehurin

që duhet ta izolojnë…

Në shkronja izoloj vetveten

Ndërsa provoj të shkruaj,

Dashurinë vendos aty,

T’i them

çfar nuk munda ta thoshja një herë tjetër…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s