SPROVË- RRETH ROMANIT “SHOKU HIÇ” të NOVRUZ ABILEKAJT / Nga Arqile V Gjata

SPROVË– RRETH ROMANIT “SHOKU HIÇ” të NOVRUZ ABILEKAJT

 

 

arqile

Nga Arqile V Gjata

 

 

Po e nis bisedën me romanin e Nokes nga emërtesa që ai e ka pagëzuar!

Vetë titulli i zgjedhur nga autori i romanit-“Shoku Hiç” ndikon me efekt, të tërheq vëmendjen, është një fjalë e “qëllimshme” e spikatur që provokon për të krijuar një përshtypje të veçantë tek lexuesi… Unë pranoj, se shkrimtari N.Abilekaj e ka përdorur këtë emërtesë të titullit si një “kartëvizitë” ndjell-joshëse për të përqasur lexuesin!

Mos u trëmbni! “Shoku Hiç” është HALUÇINANTE dhe mendoj se ky roman i “frikshëm”, ka për bazë (sipas autorit) një “hipotezë”, që thotë:

-Fjala, mendimi, dashuria dhe tër bota si ngrehinë është sferike (SFERË).

Përsëri sipas autorit-N.Abilekaj;

“Njerëzit përpëliten rreth zeros dhe vdesin si hiç!”

Ky roman thellësisht psikologjik e filozofik është i “frikshëm” pasi trëmbesh të besosh ti, unë, ai, ajo  se ne, qënkërkemi një HIÇ!

Në faqen numër 25-të  të romanit lexojmë:

“Kjo shtresë e njerëzimit e cila s’është as në fisin e mbretërve e perandorëve, as në racën e oborrtarëve e lakejve, as në brigade e kurvave, as në turmën e fanatikëve, lakmon Parin dhe respekton të dytin e vet. Kështu nguroset në zonën e ngushtë rrethuese pranë zeros. Pendimi e shoqëronë këtë turmë në çdo lëvizje; majtas, djathtas, poshtë-lart, para-mbrapa. Prandaja, në çdo rast që i duhet demagogut, dhelprës, ujkut, ka plot lëndë njerëzore aty, pranë zeros.”

 

Jo vetëm kaq, për ta lexuar, për të hyrë në botën enigmë të “shokut hiç” duhet me domosdo që lexuesi të ketë lexuar, apo studjuar të paktën dhe në mënyrë empirike disa rryma dhe filozofë si, Hegelin, Frojdin, Kafkën, Engëlsin, Kamyn dhe shumë të tjerë.

Me autorin jam shokë dhe mik shumë i vjetër dhe e besoj kur më thotë:

-“…dëshira për të gjetur një lexues e sëmbonë shumë mikun tim.”

Ndërkaq në kontekst të ides time (A.Gj) se, romani ka frymë dhe doza të fuqishme filozofike kam krijuar bindjen, se shkrimtari N.Abilekaj është përkrahës i idealizmit të Hegelit, nga i cili lexojmë;

“Kjo paraqitje platoniane e botës së ideve si themel i botës, kjo vendosje e nocioneve si themel dhe parim i amshueshëm i çdo ekzistence – njëkohësisht është bindje filozofike e pakufizuar”.

Nga ç’citova më lartë, rrjedh mendimi se në romanin “SHOKU HIÇ”, është e pranishme ideja Frojdiste;

Sipas Frojdit qëllimi i teorive të personalitetit është të “shpjegojë variabilitetin në personalitet (ndryshimet dhe ngjashmëritë midis individëve).”

Në romanin “SHOKU HIÇ” nënëkuptojmë se:

“Teoricieni i personalitetit paraqet koncepte që japin faktorët që ndikojnë në zhvillimin e personalitetit dhe sjelljeve të përditshme të individëve, dhe na ndihmon të kuptojmë pse secili nga ne është i veçantë.”

Qartësisht po e ilustroj me pjesëza nga romani në fjalë!

-Kur dy njerëz janë fqinjë nuk I ndan asgjë e dukshme, përveç vijës që ka vënë mendja e njeriut(f.29)

Të gjitha këto mendësi, këto shjellime filozofike mbi varjabilitetin për personalitetin i gjejm sintetikisht në shumë trajtesa që i gjejmë të pasqyruara në mënyrë shumë analitike nga autori në tër rafshin e romanit “Shoku Hiç”.

 

Autori e ka nisur romanin me një sentence të tij, e cila jepet dhe pasqyrohet me shumë pjekuri estetike dhe letrare në tërë ngrehinën e romanit të tij “SHOKU HIÇ”

Copëzat e Unit

…njeriu duhet të burgosë dhe të vrasë shumë gjallesa Brenda vetes për të bashkëjetuar me të tjerët.

“Botëndreqësit kanë gjithënjë detyrën e shfarosjes së botëprishësve.””Mos u vrisni si njerzit!””Mund të përcillet me nderime një kaposh që mbretëroi mbi pulat e të shkojë në hanxhar koka e një mbreti.”,”Po demoni më kishte zënë  prej fyti.Luftoja me vetveten.E quaja pabesi, djallëzi, poshtërsi lakminë që më kishte pushtuar.Nuk tërhiqesha dot.Blina ishte femër.Ishte femër tëheqëse, inteligjente, ta marrë dreqi. Nuk tërhiqesha dot veçse, ju e keni pare e do ta shihni, që unë nuk kasha sulmuar e nuk do të sulmoja kurrë.Asnjë e keqe e prekshme s’do ti vinte Blinës prej meje.Hëna e saj ishte magjike, më tundonte.Në udhën e qumështit kacaviresha”(f.83) “ doja udhën time të dijes dhe lakmoja shtigjet e fitimit që ndiqnin të tjerët.A i nxinte këto e njëjta udhë?”, “Rrëmbime të shpirtit që shkaktohen nga prekja e mishërave.”Unë qeshja dhe I hidhja një sy djallëzor fytyrës ëngjëllore të bashkëbiseduesit.”Luanesha shtrydh njerëzisht viktimën mes këmbëve.”, “A jam unë keqbërës, Lica?Në se ndihmoj të ardhmen time kujt I bëj dëm?”.

Ndërsa Engelsi i trajton këto veçori, teori sipas dialektikës së natyrës dhe konkretisht, tek vepra e tij “DIALEKTIKA E NATYRËS” dhe më qart tek vepra “ORIGJINA E FAMILJES, PORONËS PRIVATE DHE SHTETIT”

Sipas Nokes, Njeriu është qënia më e pafajshme në kozmos….dhe dilema që shtjellon autori është se;

-Egërsia e njeriut iu dha e iu la si trashgimi nga paraardhësit, nga kafshët, domethënë edhe nga ti. A ka faj Ai në se, këtë pronë të trashëguar, e vë në lëvizje, e zhvillon dhe e shton!? Në tërë hapsirën e romanit, mbizotron ideja se: “Misteri pozicionohet përtej pafundësisë.”

“Në Logjikën e tij, Hegeli me analizën e nocionit qenie tregoi njëkohësisht edhe domosdoshmërinë e mbizotërimit të tij, duke zhvilluar tezën diaiektike mbi kategoritë e kualitetit, të kuantitetit dhe të masës, në mënyrë që në shkencën mbi thelbin dhe në fund në shkencën mbi nocionin të tregonte paqëndrueshmërinë e të gjitha parimeve dhe tezave te logjika.Dhe shkrimtari ynë shkruan:-..njeriu ka të drejtë të kërkojë rregull pandërprerë nga që s’ka ndërprerje uria e tij.

***

Po kështu, autori ndërfutet me guxim dhe mjeshtëri në të “fshehta” të cilat, jo thjesht i përshkruan, por i shpalos mrekullisht “Qiejt e këmbëve që  dëshirojnë sandale”. Dhe përsëri po ju sjell në vëmendje disa vargje nga poema HOLOÇNANTE, që thotë:

-Fundi-fundit, tek më do qejfi i kam të gjitha./Ç’përgjegjësi kërkonë nga unë?/Kupton?/Ti s’kupton asgjë…Kjo temë është e trajtuar ndjeshëm në romanin në fjalë.

 

***

Kapitujt e veprës janë në vetvete tregime, ose novela të cilat shkrimtari ka dëshirë dhe vullnet-“T’i kishim bër stivë e t’i merrnim në krah malet pyjet..përrenjtë, më të lehtë do ishim në udhëtimin tonë lakmitar, drejt jetës më të kamur!!

Dhe personazhet e romanit janë trajta dhe forma, emra që autori ua di tërë udhën e jetës  së tyre. “Personazhet” e Nokes janë metale të çmuara si botëndreqës, ose  si botëprishës, por më interesante dhe e ngritur në personazh pamor, emocionues dhe ngacmues e me vlerë ësht “Lica” e tij e dashur, që autori me shumë sy dhe dashuri e ka trajtuar, e ka analizuar, e ka potretizuar, e ka idealizuar dhe e ka stilisur si përçuese, dëgjuese, si pikë ideimi  të rrëfimit të këtij romani, por dhe si paradokës (në faqet e romanit gjenë mjaft paradokse të tilla. Aq e vërtetë është një fakt i till, sa që; “Lica ka përmjerr indentitetin dhe vlera të tjera”…Kjo sentencë e autorit e vjen nga Frojdi si fenomini i-Varjabiliteti në personalitetin e njerzëve)!

Novruz Abilekaj tashmë, me të dy veprat e tij në prozë ka hyrë në letërsi si  prozator i rrymës moderniste, jo thjeshtë si një dashamirës, por si një autor i formësuar me idenë se:

-Letërsia duhet të çlirohet nga mitet, shkrimtarët nuk janë udhëheqës.

Në romanin që po trajtojmë autori ka një kënd vështrim ndryshe  të të shkruarit dhe të shtrirjes së lëndës jo sipas metodës klasike të romanit. Në të gjithë hapsirën e romanit ndihet bukurija dhe stili i tij si shtresime të ndryshme të ngjarjeve, por këto më shumë kanë karakter psikologjik, qëndrime të ngjeshura filozofike me gjuhë letrare ku fraza e tij lundron butësisht si në liqen, ose mbi ujëvara të mrekullueshme malore!

Së fundmi dua të them se, Nokja ka si lexues të tij, ata që duan dhe dinë të lexojnë, me pak fjalë, lexuesit e tij janë si i thonë, lexues elitarë!

 

Dy mendime duhen thënë në përfundim të leximit të librit të shkrimtarit Novruz Abilekaj:

1-Autori, ka shtruar , ka rrëfyer, ka analizuar me shumë aftësi dhe ndërgjegje letrare shumë ide të cilat i ka përballuar me aftësi dhe argumentuar sipas ideve të tija, por që lexuesi është ai që do e gjykoj.

2-Shkrimtari Abilekaj, me këtë libër, analitik, studimor, gjykues, shumë të pasur me frazelogji të përkryer e me një gjuhë letrare model  radhitet tek nga ata të pakt prozator që nuk i kanë borxh Gjuhës Letrare Shqipe dhe standarteve të saja!

 

Athinë 14-1-2016

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s